• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të jetë Venecia, një gondolë shpëtimi për opozitën?

by Astrit Patozi
01/12/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi/

Sot kemi hyrë në dhjetor, i cili është zakonisht një muaj i plogësht politik në Shqipëri. Qeveria përgjithësisht është e zënë me ndarjen e fundit të zahireve të motit, ndërsa opozita feston përvjetorët e vet, shpërndan kartolina dhe lutet me zë të ulët për vitin e fundit pa pushtet.

Ndërsa këtë radhë, me shumë gjasë, do të jetë pak më ndryshe. Mos prisni kot që të ketë ndonjë revolucion, nga ata që janë paralajmëruar në shtator. Asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Por diku në mesin e muajit pritet të mbërrijë mendimi i Komisionit të Venecias për vetingun në politikë, e cila është praktikisht arsyeja zyrtare që e mban Partinë Demokratike jashtë parlamentit. Nuk është çudi që data të përkojë me Kuvendin Zgjedhor të Partisë Demokratike, prej të cilit mesa thuhet do të dalë ekipi i ri drejtues i saj. Nuk do të ishte keq që po atë ditë të merrej edhe një vendim i rëndësishëm politik.

Intuita më thotë se përgjigja do të jetë negative dhe kërkesa do të konsiderohet e ekzagjeruar. Dhe nëse kjo ndodh, Lulzim Bashës nuk i mbetet shumë për të thënë, por i duhet që të bënte një zgjedhje të vështirë, mu në kulmin e retorikës së vet kundër qeverisë së kriminalizuar.

Normalisht, do t’i duhet të kthehet me kokën ulur në parlament, duke mos e vënë në dyshim autoritetin dhe besueshmërinë e Komisionit të Venecias, si një tempull i shenjtë i drejtësisë perëndimore, të cilin ende palët politike në Shqipëri nuk kanë guxuar ta përbaltin. Sepse do të ishte krejtësisht e papërligjur çdo arsye tjetër që mund të dilte rrugës, e cila thjeshtë do ta ekspozonte propozimin për vettingun në politikë, jo si një kauzë serioze, por si pretekst për ta mbajtur artificialisht opozitën jashtë parlamentit.

Natyrisht, askush nuk do të habitej, sikur pas rrëzimit nga Venecia të dëgjonte Bashën dhe Monikën të thonin se pa u mbyllur protesta e Astirit ata nuk do të hyjnë kurrë në parlament. Madje, ata mund të gjejnë edhe tema më pak të rëndëishme, se sa halli real i disa qindra familjeve, që mund t’u prishen shtëpitë nga projekti i Unazës së Re. Por kjo do ta zbehte në maksimum peshën e aksionit politik të saj si dhe do ta delegjitimonte shumë përpjekjen për të pasur aleatë ndërkombëtarë në të ashtuquajturën betejë të tyre për zgjedhjet e lira.

Mundësia tjetër, me shumë pak shanse që të ndodhë, është që Komisioni i Venecias të shprehet pro draftit të Partisë Demokratike. Por tek e fundit, askush në Shqipëri nuk mund të mendojë dhe të flasë paraprakisht në emër të tyre.

Në një rast të tillë, Edi Rama është i shtrënguar të pranojë verdiktin e tyre dhe të përgatisë një seancë parlamentare të ngjashme me atë të natës së 22 korrikut, kur Reforma në Drejtësi u votua me unanimitet. Që do të thotë se Lulzim Basha sërish duhet të jetë patjetër në Kuvend, për të marrë pjesë në triumfin me vota të kauzës së vet. Ndonëse ai e ka të shkruar në ballë që nuk e do një gjë të tillë, sepse kam bindjen se kërcënimin për mosfutjen e opozitës në zgjedhje e ka si instrumentin e vetëm politik që i ka mbetur në dorë.

Mirëpo, në kushtet e marrëzisë politike pa limite, nuk përjashtohet edhe mundësia që opozita zyrtare të mos e ndryshojë shenjestrën e vet, por të këmbëngulë tek vettingu si një e drejtë themelore e saj, pa të cilin nuk mund të ketë as paqe dhe as zgjedhje në Shqipëri, edhe pas refuzimit të Komisionit të Venecias. Atëherë do të dëgjoni oratorë politikë dhe filozofë të tjerë të sulmojnë pa mëshirë Europën e blerë nga paratë e krimit dhe të drogës. Do të lexoni sovranistë të çartur, të cilët do të zbulojnë konspiracione të forta kundër popullit shqiptar, që përfaqësohet vetëm nga Luli, dhe do t’u duket vetja tamam sikur të ishit brenda në çadrën e “Republikës së Re” gjatë vitit të shkuar.

Kam frikë se ky skenari i fundit, që ngjan më imagjinari, të jetë më afër asaj që pritet të ndodhë pas mbërritjes në Tiranë të mendimit të Komisionit të Venecias. I cili, ende pa ardhur, e ka vënë pa asnjë dyshim në një siklet të madh Lulzim Bashën.

Sepse do t’i duhet që të zgjedhë mes dy zjarresh. Ose të kthehet i çarmatosur në parlament dhe të presë një ditë më të mirë, ose të marrë pushkën e të shkojë si trim i vetëm në një luftë, që e ka të përcaktuar fundin. Është një nga ato rastet tipike, kur provohet ajo shprehja “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Next Post
29-vjeçari me HIV/AIDS që do të bëhet baba: Duhet që partnerja të marrë disa medikamente!

29-vjeçari me HIV/AIDS që do të bëhet baba: Duhet që partnerja të marrë disa medikamente!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

Shkëmbim zjarri në Lezhë! Atentatorët plagosin gabimisht berberin. Kush iu kundërpërgjigj breshërisë së plumbave?

February 2, 2026
Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In