• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A mund të jetë shpallja e luftës ‘vdekja’ e Putinit?

by Java News
09/05/2022 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Fitores është e shenjtë në kalendarin rus.  Rusia është në vend i madh, më i madhi në botë dhe është gjeografikisht dhe kulturalisht i ndryshëm. Por të gjithë rusët mund të bien dakord për një gjë: rëndësinë e kësaj dite kur kujtojnë viktimat  në Luftën e  Madhe Patriotike, sipas skynews.

Jo më pak sepse 27 milionë qytetarë sovjetikë, tetë milionë e gjysmë prej tyre ushtarë, vdiqën në luftën epike kundër Gjermanisë naziste. Çdo familje ruse ka një të afërm që mund të kujtojë se çfarë ka ndodhur.

Por parada e tankeve, avionëve dhe ushtarëve këtë vit ka një tjetër rëndësi të madhe këtë vit. Vladimir Putin përballet me një sfidë dhe bota do të shikojë se si ai do ta menaxhojë. Ai u ka thënë njerëzve të tij për vite me radhë se ata kanë ushtrinë më të madhe në botë. Ushtria e tij  shihet me zili nga kombet rivale.

Ata kanë armë që askush tjetër nuk i ka. Dhe ai u ka thënë atyre se konflikti në Ukrainë është në fakt një “operacion special ushtarak”. Por ky operacion ka vazhduar prej dy muaj e gjysmë tashmë. Rusët do të duan të dinë se çfarë Putin ka arritur deri më tani.

Çfarë ka për të treguar Putin për të gjitha miliardat e shpenzuara për ushtrinë?

Gazetari Mikhail Reuben tha për Sky News se Putin e ka shndërruar ditën e Fitorës në pikën kyçe të sundimit të tij.

“Ai kurrë nuk kishte një ideologji – ai është një populist klasik. E vetmja ideologji që autoriteti rus ka pasur për gjatë  20 viteve të fundit ishte fitorja mbi nazizmin në 1945, e cila është vërtet e rëndësishme për popullin rus.”

Putin e ka ndërthurur luftën e tij në Ukrainë me luftën e Rusisë me Gjermaninë.

Forcat ruse të sigurisë që patrullojnë Moskën këtë vit kanë mbajtur shiritin portokalli dhe të zi që është përdorur në të kaluarën për të përkujtuar Ditën e Fitores, me shkronjën Z ​​mbi supet e tyre, simbolin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Pankartat në të gjithë kryeqytetin kanë të shënuara datat 1945 dhe 2022. Kështu, ndërsa ata shikojnë paradën dhe kujtojnë lavditë dhe sakrificat e së kaluarës, rusët do të kenë shumë arsye për të pyetur veten se Rusia ka arritur në Ukrainë,raporton abcnews.al.

“Në Ditën e Fitores ai duhet të përmëndë diçka në lidhje me fitoren,” tha  Ruben. “Mendoj se do të gënjejë se fushata po shkon shumë mirë sepse populli është në pritje të suksesit.”

Të tjerë presin që Putin të shpallë një luftë të përgjithshme. Ai mund të shpallte zyrtarisht luftë dhe të shpallte një mobilizim të përgjithshëm. Kjo megjithatë, sipas  Ruben, do të ishte e tejmbushur me rreziqe politike.

“Do të nënkuptonte vdekjen e Putinit nëse ai do të kërkonte përfshirjen e popullit rus në luftë. Kjo do të ishte absolutisht ndryshe nga ajo çfarë ka deklaruar gjatë muajve të fundit.

Kjo do të ishte vdekje për Putinin.”

Next Post
Emrat/ U arratis nga ambientet e gjykatës së Korçës me pranga në duar i riu, nën hetim 4 punonjës të Komisariatit të Policisë

Emrat/ U arratis nga ambientet e gjykatës së Korçës me pranga në duar i riu, nën hetim 4 punonjës të Komisariatit të Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In