• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A mund të bëhet president një Donald Trump i dënuar?

by A R
02/06/2024 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump u shpall fajtor, për herë të parë një ish-president amerikan dënohet nga ligji. Çfarë do të thotë kjo për kandidaturën e tij si president? Po nëse do duhej të shkonte në burg?


Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Nëntor 2024 është shpallur fajtor në procesin e parë gjyqësor kundër një ish-presidenti amerikan.

Juria e gjykatës në Nju Jork e deklaroi Trump fajtor në 34 pika të aktakuzës. Nga 15 Prilli gjykata u mor me akuzën, nëse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2016 u paguan para për të mos u bërë publike historitë e Trumpit për seks jashtëmartesor me një yll pornografie.

Ky proces ishte i pari në katër procese gjyqësore, me të cilat duhet të përballet Trump. Në Xhorxhia bëhet fjalë për dyshime se ka pasur përpjekje për të ndryshuar rezultatin e dështuar zgjedhor në këtë shtet federal në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Ka edhe dhe dy procese të tjera kundër tij, ku bëhet fjalë për përhapje gënjeshtrash për manipulime zgjedhore për të qëndruar në pushtet, si edhe për ruajtjen e dokumenteve sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

A mund të kandidojë Trump në rast të dënimit?

Po. Pavarësisht si përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit- Kushtetuta amerikane vendos tre kërkesa për personat që e synojnë këtë post: Ata duhet të jenë qytetarë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 35 vjeç.

Dhe të paktën duhet të kenë jetuar 14 vjet në SHBA. Askund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.

A mundet Trump të diskualifikohet në bazë të kushtetutës amerikane, neni 14?

Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë, se personat që “kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim”, pasi janë betuar për Kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i “një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara”.

Aktivistët që duan të shohin që ish-presidenti të diskualifikohet mbi këtë bazë përmendin sjelljen e Trumpit para sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Ata thonë, se gënjeshtrat e Trumpit, se demokratët i vodhën zgjedhjet, e nxitën turmën e djathtë të mësyjë Kapitolin. Për këtë arsye kjo konsiderohet sipas tyre, si pjesëmarrje në kryengritje.

Në një sërë shtetesh federale ka pasur përpjekje për të larguar Trumpin nga zgjedhjet paraprake mbi bazën e këtij neni shtesë. Në mars 2024, Gjykata Supreme e hodh poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.

A mund të votojë Trump megjithë dënimin?

Me gjasë jo. Trump është i regjistruar si votues në Florida. Personat e dënuar nuk kanë të drejtë votimi aty. “Shumica e të dënuarve në Florida e rifitojnë të drejtën e votimit, pas e kanë kryer plotësisht dënimin e tyre”, shpjegon reporterja për çështjet politike e New York Times, Maggie Astor.

Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, pak ditë më vonë fillon kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.

Por nëse Trump do duhej të shkonte në burg, çfarë do të ndodhte?

Për këtë nuk ka një përgjigje të qartë. “Ne jemi shumë larg nga gjithçka që ka ndodhur më parë”, tha Erwin Chemerinsky, ekspert i kushtetutës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për New York Times para procesit.

“Ky do të ishte spekulim  i pastër.” Parë nga ana ligjore, Trump do të kishte të drejtë për kandidaturën e tij, edhe nëse ndodhet në burg.

Por një president që votohet, në një kohë që është në burg, do të ishte një sfidë logjistike.

Repoterja Astor, spekulon, se Trump mund të kërkojë lirimin “me arsyetimin, se burgosja e tij do ta pengonte që të përmbushte detyrimet e tij kushtetuese si president.”

Por gjithçka është spekulative, kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe nuk është e lehtë të bëhen parashkimet./DW

Next Post
AMP, fushatë promovuese në Shkodër e Lezhë

AMP, fushatë promovuese në Shkodër e Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In