• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

by Alban Daci
23/10/2025 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci 

Para se të argumentojmë këtë duhet të ngremë një pyetje themelore: A kërkon ose a ka ambicie Salianji për të qenë kryetar i PD? 

Burgu për Salianjin dukej se kishte qenë një shenjë për një reflektim të thellë të tijin për mënyrën e të bërit politik, jo në raport me me brenda llojit, por me kundërshtarët! Në intervistën e parë u dukë qartë se nuk ishte më për akuza të fortë, por politikë të fortë ndaj kundërshtarit! Daljes së tij nga burgu deshi t’i japë nuancat e një njëriu që kishte sakrifikuar për kauza e për pasojë tentojë të testonte nëse do e prisnin si hero! 

Në fakt përveç intervistave që dha duke treguar sesi kishte qenë jeta në burg dhe faktit se do të shkruante një libër, nuk na dha ndonjë sinjal të fortë për të marrë nisma të forta brenda PD! 

Kjo ndoshta, se gjatë kohës që kishte qëndruar në burg shumë gjëra kishin ndryshuar, Rama kishte fituar mandatin e 4 dhe Berisha ishte konfirmuar në Opoziten duke e blinduar partinë me të besuarit e tij! 

Prezantimi i Salianjit në PD, pas daljes, u përpoq të ishte prej heroi me ndonjë kronikë mediatike, por në fakt ai vetë nuk i prit si i tillë! Ndoshta u prit me indiferentizëm dhe xhelozi nga ata kolegë, për të cilët dhe kauza kishte pranuar të sakrifikonte edhe lirinë e tij! Duhet thënë se ekzistonte një mbështetje mediatike dhe duket se ka një tendencë të sforcuar që duan t’a projektojnë si të ardhmen dhe lider të PD! 

Ajo që duket është fakti se Salianji ka mbajtur një qëndrim indiferent në raport me të tjerët brenda PD dhe është përpjekur të krijoi një profil ndryshe! Megjithatë, asnjëherë nuk ka marrë iniciativën për të dhënë sinjale sfiduese ndaj Berishës! Ndoshta është duke testuar terrenin dhe është duke parë mundësitë për aksione të mundshme politike brenda PD! Në media u aludua sikur donte të krijonte një subjekt të ri, por pastaj u hodh poshtë po nga ai vetë! 

Tashmë përtej hamendësimeve, Berisha deklaroi se do të ketë zgjedhje në PD dhe se ai do të kandidoi për një mandat tjetër! Ku është dallimi mes Salianjit sot dhe Ramës në atë kohë? Edi Rama ishte një figurë kontraverse si individ, por vinte nga një familje me kontribute të rëndësishme në jetën publike sidomos falë babait të tij! Familja e tij ishte e njohur gjerësisht në familjen e të majtë shqiptare! Edhe pse kishte jetuar jashtë, Rama kishte kontribute të rëndësishme ditore përmes shkrimeve në jetën publike të Shqipërisë para se të bëhej ministër kulture. Postin e ministrisë të  kulturës e shfrytëzojë për të promovuar veten për shkak të oratorisë, qëndrimeve antikonformiste duke pasur një vizion të tij personal për qeverisjen e Shqipërisë. 

Salianji ka pasur mundësinë të ketë post ministror! Gjithashtu para se të hynte në burg nuk ka shprehur nuk ka dalë nga rreshti i linjës së lidershipit të PD! Rama nuk u përfshi drejtëpërdrejtë në krizën e PS ose në KPD e famshme! Ndërsa Salianji në krizën e famshme e brendshme të PD, me tetë janar ishte brenda në Seli për t’a mbrojtur nga Berisha e pastaj shkoi dhe ju bashkua këtij të fundit! 

Edi Rama pati mbështetjen e njeriut me të rëndësishëm të PS, Gramoz Ruçi i cili kishte kuptuar se periudha e Nanos kishte mbaruar! Salianji nuk e di nëse mund t’a ketë sot një të ngjashëm me Gramozin brenda PD për t’a mbajtur që të mund të Berishën! Nuk ka, sepse pas rimarrjes se PD, Berisha i ka larguar të gjithë ata që mund të ishin të fuqishëm dhe një ditë mund t’i dilnin kundra! Gjithashtu, Nano kishte dhënë sinjale se ishte mërzitur nga politika dhe donte të largohej! Ndërsa Berisha po jep çdo sinjal të mundshëm që nuk e ka ndërmend të largohet nga PD! 

Ndoshta mund të aludohet se Salianji mund të ketë mbështjen e Bardhit! Megjithatë, ky i fundit ka ambicie personale e po’ ashtu brenda forumeve të PD, duke mos i rikonfirmuar si Sekretar i Përgjithshëm, nuk ka asgjë në dorë për t’a mundur Berishën! Duke mbajtur Berisha Sekretar të Përgjithshëm Nokën, dëshmon qartë se ai është përgatitur për çdo skenar për t’i rrëmbyer partinë! Mandje, është i përgatitur që partinë të mos i’a rrëmbejnë në asnjë lloje forme! Mund të konsiderohet çështje e mbyllur përsa kohë që Berisha nuk ka vullnetin e tij për t’u larguar, atë nuk mund t’a largojë njeri! 

A ka një skenar që Salianji të marr PD? Mendoj se po e kjo duket nga ekzistenca e një platforme mediatike që vazhdon t’a promovojë për një sfidë të tillë? A do i’a dalë të marr kreun e PD? Në politike gjithçka mund të ndodhë, por aktualisht mendoj se është thuajse e pamundur! 

Next Post
“Plani i presidentit Trump nxit bashkëjetesën paqësore në rajon”/ Spiropali pritet nga Ministri i Jashtëm dhe Kreu i Kuvendit të Izraelit

“Plani i presidentit Trump nxit bashkëjetesën paqësore në rajon”/ Spiropali pritet nga Ministri i Jashtëm dhe Kreu i Kuvendit të Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In