Nesër është afati i heqjes së barrikadës mbi lumin e Ibrit, por s’ka shenja heqje. I çuditshëm reagimi nga Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, që ka thënë se që nga dita e nesërme do të filloi procesi i bashkimit të Mitrovicës dhe i gjithë proceseve që vendosin normalitet dhe stabilitet në Kosovë.
Këto komente, Tahiri i ka bërë në një intervistë për “Zërin”, ku ka thënë se që nga dita e nesërme do të hiqet barrikada mbi lumin Ibër apo siç njihet ndryshe “Parku i Paqes”. Sipas Tahirit, me heqjen e “Parkut të Paqes”, do të filloj edhe revitalizimi i kësaj ure.