• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mjafton konjuktura e re gjeopolitike që PD të vijë në pushtet?

by Ervis Iljazaj
28/02/2025 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Që nga zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, Partia Demokratike ka shfaqur një entuziazëm shumë të madh. Kjo sepse prej vitesh Sali Berisha që nga momenti që është shpallur non-grata ka ngritur një narrativë se lufta që i bëhej atij ishte lufta e Sorosit. Me ardhjen e Trump tashmë, sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar dhe izolimi ndërkombëtar i Berishës dhe i PD-së ka marrë fund.

Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim elektoral që bën Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë. Është e qartë se Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë agresive në këtë drejtim. Kërkon që ti mbushë mendjen shqiptarëve se tashmë që në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump, pushteti i Edi Ramës ka marrë fund dhe është radha e tyre.

Duket sikur Partia Demokratike kaq po priste, që në ShBA të ndryshonte pushteti dhe rotacioni do të ndodhë automatikisht në Shqipëri. Çdo ditë Berisha u thotë shqiptarëve se si Sorosi ka marrë fund dhe se si ai është e keqja më e madhe, a thua se hallet e shqiptarëve kanë të bëjnë me Sorosin apo se shqetësimi i tyre është pikërisht ky njeri.

Megjithatë, është fakt që konjuktura gjeopolitike ka ndryshuar dhe mund të jetë në favor të Berishës dhe Partisë Demokratike, edhe pse zyrtarisht deri më sot nuk ka asnjë veprim për të hequr non-gratën e Berishës. Mirëpo edhe sikur të gjitha këto të jenë të vërteta, a majfton konjuktura e re gjeopolitike që Partia Demokratike të vijë në pushtet?

PD me retorikën e saj prej kohësh nuk flet më për hallet e Shqipërisë, por vetëm se si Donld Trump do të largojë Edi Ramën nga pushteti. Sigurisht që konjukturat gjeopolitike janë të rëndëisishme, por ama ato asnjëherë nuk mjaftojë për rotacion pushteti.

Për shembull, Sali Berisha nuk ka bërë asgjë për të bashkuar opozitën. Ka bërë disa thirrje publike sporadike, por ndonjë hap konkret për të bashkuar të gjitha partitë që janë në opozitë deri më tani nuk është parë. Është përgjegjësia e tij si lider i opozitës që të bashkojë forca për të bërë të mundur rotacionin, dhe asnjë hap nuk është hedhur në këtë drejtim. Nuk kuptohet se përse Sali Berisha nuk bën asgjë konkrete në këtë drejtim, kur është e qartë se matematika apo dhe sondazhet tregojnë se kështu siç janë arrestuar partitë në opozitë është në favor të Edi Ramës.

Por nuk mungon vetëm ky akt nga an e tij, pra bashkimi i opozitës, por ka dhe veprime të tjera të cilat mungojnë në serinë e veprimeve që PD duhet të bëjë për të rrëzuar këtë qeveri, të cilat deri më sot mungojnë. Nuk perceptohet që Sali Berisha dhe PD po bëjnë të gjitha veprimet e duhura për ardhjen në pushtet. Edhe primaret që do të zhvillohen të shtunën janë një veprim pa kuptim dhe që nuk sjellin asgjë shtesë për Partinë Demokratike. Janë disa veprime nga ana e Partisë Demokratike dhe Sali Berishësh që të lënë të kuptosh që nuk janë maksimizuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të bërë të mundur rotacionin.

Kjo ndodh ndoshta ngaqë Berisha po shpreson më shumë në konjukturat e jashtme dhe gjeopolitike se sa te mobilizmi i brendshëm. Por ka një lajm të mirë në këtë histori për PD tashmë që në ShBA ndodhen aletatë e saj dhe jo kundërshtarët e saj, nuk ka më asnjë alibi për humbjen e zgjdhjeve të 11 majit. Tashmë nuk ekziston një Soros që të dëmtojë opozitën shqiptare dhe Sali Berishën. Përkundrazi, në pushtet janë armiqtë e Sorosit dhe miqtë e Berishës.

Next Post
Epokës së “Skype” i vjen fundi, “Microsoft” zbulon muajin kur do të mbyllet

Epokës së “Skype” i vjen fundi, “Microsoft” zbulon muajin kur do të mbyllet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In