• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A keni drekuar me persona të inkriminuar?” 24 pyetjet që Vettingu i drejton gjyqtarëve

by Java News
11/08/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i vetingut do të jetë i ngjashëm më atë të dekriminalizimit për nga procedura që do të ndiqet për bërjen e tij. Së pari, prokurorët dhe gjyqtarët do të duhet të plotësojnë nga 4 formularë me pyetje rreth tyre, dhe më pas do të bëhet përmes strukturave të vetingut verifikimi i këtyre informacioneve. Në rast se ata rezultojnë të kenë gënjyer gjatë deklarimit, kjo përbën një arsye për skualifikimin e tyre nga gara.

Formulari i parë zhvilloj një pyetësor mbi aftësitë profesionale, nëpërmjet të cilit gjyqtari apo prokurori jep të dhëna për ecurinë e çështjeve që ka patur në ngarkim 3 vitet e fundit. I dyti është formuari për deklarimin e pasurisë, që autorizon institucionet vendasve dhe vëzhguesit të verifikojnë çdo të dhënë pasurie të vetë personit dhe të familjarëve të tij, që përcaktohen me ligj.

Në këtë formular është interesante harta e gjerë e familjarëve, nga kushërinjtë deri në brez të katërt, deri tek krushqia në brez të dytë. Formulari i tretë nuk është i i detyrueshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që do të duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, por  vetëm për kandidatët që do të aplikojnë për 21 vendet e organeve që do të bëjnë “Vetingu”-n e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pyetësori më i nxehtë dhe më i rrezikshëm për gjyqtarët, duket se është ai mbi pastërtinë e figurës dhe lidhjet me krimin.

Ky formular përmban 24 pyetje të cilat në çdo rast do të tendosin kthjelltësinë e prokurorëve e gjyqtarëve përpara se të përgjigjen. Pyetësori është ndarë në 5 kapituj: të dhënat identifikuese, të dhënat e vendbanimit, të dhënat për arsimin dhe kualifikimin, të dhënat për punësimin dhe të dhënat për sigurinë. Pyetja e parë e këtij kapitulli do të bëjë me siguri të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të rrudhin vetullat.

“A jeni përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar? Nëse po ju lutem jepni shpjegime”-thuhet në pyetjen e parë.

“A keni pasur  kontakte të papërshtatshme në formën e një telefonatë, telekomunikim, takime, aktiviteti, vakti  ose  raste të tjera, me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar, që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës? Nëse po, ju lutem jepni të dhënat e identitetit të personit, lidhjen tuaj me të dhe të dhëna për veprat penale për të cilat është hetuar ose/dhe akuzuar”,-është pyetje pasardhëse. /shqiptarja.com/a.k

pytjet per gjyqtaret tabela

Next Post

Sneijder do kthehet në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In