• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A ke zënë shokë të rinj?”, letra rrëqethëse e Flutura Açkës 9 muaj pas vdekjes së djalit

by A R
07/02/2019 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 9 muaj më parë, Flutura Açkës do i duhej të shkrunate ndoshta fjalët më të vështira e më të dhimbshme në gjithë karrierën e saj si botuese. Nëntë muaj më parë, poetja dhe intelektualja e njohur do të jepte lajmin më të kobshëm që mund të provojë një prind: ndarjen nga jeta të djalit të saj 18-vjeçar Jerin van den Brink.

Që nga ajo kohë e deri më sot, Açka nuk ka hequr dorë nga të shkruarit, ndoshta fëmija i vetëm që i ka mbetur, e mes botimeve të reja, emocionon herë pas here me mesazhet dhe letrat rrëqethëse për të birin. “Secili prej nesh, sipas një ligji të pazbuluar të inercisë së zisë, ka nevojë të flasë, t’ia dëgjojë zërin bijës a birit, t’ia dijë ëndrrat, të dijë nëse i dhemb diçka, a ka zënë shokë të rinj, a ka uri?”-shkruan ajo.

Letra e plotë vijon si më poshtë:

“Një telefonatë me erën”

Shpesh, edhe pse kanë kaluar nëntë muaj që duken veç nëntë çaste nga ikja e tim Biri, marr mesazhe të ndjera nga prindër, veçanërisht nëna, që kanë humbur fëmijët e tyre të shtrenjtë. Fjalët e tyre janë pak a shumë të njëjta me ndjesitë e mia, çfarëdo që t’u them unë për t’i ngushëlluar, ata e ndiejnë se edhe unë vetë jam njëherësh njeriu që ka nevojë për fjalë ngushëlluese. Si të jetë një telefonatë me erën që përcjell edhe tingullin e mallit tonë, pas “bisedës” sonë të largët virtuale, është e sigurtë që ne ndjehemi më të qetë, pasi i kemi bërë më të afërt në kohë bijat e bijtë tanë, madje edhe sikur kemi folur me ata vetë. Sikur të mblidhja gjithçka nga ndjesitë e tyre, fjalët dhe peshën e zisë së tretur tashmë në gjakun, në pejzat, në limfën, në kozmosin e ëndrrave dhe fuqinë e lutjeve të tyre, pra sikur të mundja ta bëja një të gjithën çfarë ndodh me biologjinë e tyre njërëzore, pesha e asaj përbërjeje do të ishte sa vetë bota.

Secili ka formën e tij të zisë, unë kam timen. Ka prindër që ruajnë gjithçka, edhe unë kam ruajtur deri tani gjithçka. Ka të tjerë që druhen t’i hapin albumet; unë i shoh çdo ditë, edhe videot ku im Bir qesh me gjithë shpirt, siç ishte mësuar të qeshte me gjithë gjoksin e tij gurgullues. Të tjerë prindër përgjojnë telefonat, madje edhe natën, për ndonjë sinjal që mund të vijë nga përtejjeta, ka mes tyre që besojnë se u vijnë mesazhe; unë e kam mbyllur telefonin e tij Biri, por mesazhet, që shpesh janë zanore, nuk guxoj t’i fshij. Të tjerë e të tjerë kanë të tjera e të tjera forma. Ka nga ata që e lenë në mes durimin, të tjerë që janë zemëruar me botën; unë kam dhënë fjalën të vazhdoj. Ka të tjerë që kanë ndjenjë faji, që nuk i mbrojtën dot; unë kam ndjenjën e brerjes ngaqë çasti më gjeti të helmuar dhe nuk e kuptova sa duhet ikjen. Ose ky është thjesht mospranimi që do të na ndjekë deri në çastin e fundit. Ti je e fortë, më thonë shpesh, sepse unë u lë të shohin zhgunin e së fortës tek unë. Unë jam nëna, them në një varg timin, dhe kaq mjafton të bësh shpjegimin e thjeshtë të lëndës sime njerëzore.

Secili prej nesh, sipas një ligji të pazbuluar të inercisë së zisë, ka nevojë të flasë, t’ia dëgjojë zërin bijës a birit, t’ia dijë ëndrrat, të dijë nëse i dhemb diçka, a ka zënë shokë të rinj, a ka uri? Në këtë jerm njerëzor nuk ka asgjë prej të tranuarish, asgjë që mund ta quash jonormale, asgjë të dyshimtë për ta quajtur sëmundje. Është vetëm malli, që merr format nga më të çuditshmet në koshiencën dhe subkoshiencën tonë prindësore. Nuk na duhet, në të vërtetë, asgjë më shumë se një telefonatë që të mund t’ia dëgjojmë zërin bijve tanë, të njëjtë me ato që bëjmë në vetminë tonë të pafjalë, siç bëjnë vërtet tani diku në një cep të Japonisë së largët.

Sa herë më vjen një mesazh i ri, sjell në mend “telefonin e erës”, atë telefonin e vjetër të zi në një kabinë të bardhë në një kopsht të bukur në një cep shkëmbor përballë Paqësorit në Otsuchi të Japonisë. Atë e ka ndërtuar për t’i shpëtuar pikëllimit, dizenjuesi Itaru Sasaki, tani në të shtatëdhjetat e tij. Dikur ai humbi nipin e tij nga kanceri dhe qysh prej asaj kohe, “Kaze no Denëa” (telefoni i erës), siç ia vuri ai emrin mrekullisë që ndërtoi, i shërbeu ta mbante në këmbë gjatë zisë së tij të thellë. Telefoni magjik mes kallamishteve, panjave, shkurreve të spireas dhe një peme kivi, në shtegun mes gurëve për në kabinën e bardhë me çati të gjelbër, që rrihet nga erërat e Paqësorit, është sendi që i lidh me heshtjen me mijëra japonezë. Atje ëndërroj të shkoj kur më kap zia e thellë e kur dita më duket natë e nata e thellë si vdekja. Telefoni atje është i rëndë dhe kablli i tij është i mbështjellë, pra çdokush mund ta shohë se filli nuk është i lidhur dhe komunikon me asgjënë, bri tij ka një libër ku mund të shkruash ndonjë mesazh, nëse ke ndonjë gjë për të thënë pas asaj telefonate magjike aty.

Ishte një gazetar kureshtar që e pikasi i pari vite më parë kabinën në kopshtin e bukur. Për shkak të lartësisë mbi shkëmb, vala e lartë e cunamit të 11 marsit të vitit 2011, e kurseu kopshtin, por jo mbi 15 mijë japonezët të përfshirë nga tmerri i ujit. Nga ajo kohë, kjo kabinë është pjesë e paqes shpirtërore e mijëra njerëzve, që vijnë aty të flasin me të munguarit.

Edhe dje, edhe një ditë më parë se dje, më erdhi një mesazh nga një prind në zi. Sikur të kisha mundësi ta ndërtoja një kabinë të tillë në një shkrep të bregdetit shqiptar për këta prindër, edhe për veten, do ta kisha bërë. Humbja e fëmijës është i vetmi rast kur shprehja “being-unto-death” e Heideggerit nuk bën sens, pasi murin e zisë së ndërtuar përreth shpirtit, nuk e trand asnjë lloj cunami a rrëmeti. Por, një telefon të tillë për të komunikuar me erën, me eterin dhe të padukshmen, do ta kisha vendosur diku në ndonjë vend të paqtë për veten, dhe ata që ndiejnë si unë.

/a.rada

Next Post
Në 30 vite, Irani vrau ose arrestoi 860 gazetarë

Në 30 vite, Irani vrau ose arrestoi 860 gazetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In