• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka tani kushte Kosova për të dialoguar me Serbinë?

by Bajram Peçi
26/06/2020 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

 Është Parisi politik që e afron organizimin dhe kujdesin për palët në javën e parë të korrikut. Do jetë vazhdim i atij të vitit të kaluar, të Berlinit, format ky i Bashkimit Europian, që zvarritet prej 20 vjetësh, pa asnjë rezultat. E gjithë kjo platformë veprimesh e sjelljesh ndodh pasi një prokuror i huaj, që çuditërisht emërohet prej ligjeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përdoret politikisht kundër Presidentit të Kosovës, madje, hollë-hollë, kundër vetë Kosovës. Rrjedh më tej pasoja e paimagjinueshm: dështimi i një takimi historik, për herë të parë i organizuar në Uashington nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i krerëve të Serbisë dhe Kosovës.

 Pasi Thaçi tërhiqet, Richard Grenell beson se takimi do mbahet gjithsesi edhe pa Thaçin. Pason kryeministri Hoti me tërheqjen, që Grenell thotë se e mirëkupton. Pikërisht këtu shfaqet propozimi Francez, që bëhet me petkun europian të veshur.

 E gjithë kjo, pavarësisht gjendjes më serioze të mundëshme për Kosovën, më bën të vë buzën në gaz. Ndjehem mirë ta krahasoj me takimin futbollistik, që Ilir Lame e ka treguar me detaje:

 Luhej në datën 16 shtator 1989 në Lisbonë, për Kupën e Kampioneve, takimi Benfika-Partizani. Pasi gjyqtari i dehur spanjoll ka përjashtuar me të kuqe nga loja portierin dhe dy futbollistë të partizanit, orvatet të nxjerrë një të katërt, por ndërhyjnë anësorët. E pengojnë të nxjerrë të kuqen tjetës sepse takimi në këto rrethana nuk mund të vazhdonte më.

 Kështu dhe kjo puna e propozimit francez! Mungojnë në fushë lojtarët dhe ata u thonë: vazhdoni lojën! Presidenti nuk merr pjesë, kryemistri ska bërë muajin në detyrë dhe askush në komunitetin i gjërë shqiptar nuk ka deri tani njohuri mbi personalitetin, aftësitë e kapacitetin për të përfaqësuar republikën në bisedime. Jo bisedime çfarëdo, por nga ato ku ndjen presionin mbi krye të udhëheqës shteti dhe aparati burokratik, që dukshëm shpesh janë paraqitur si simpatizantë të ish ministrit të propagandës dhe informacionit të Jugosllavisë. Kështu ka ndodhur kur u kërkonin pranimin  e fusnotës dhe njohjen e komunave serbe. Ish kryeministri i Kosovës as që bëhet fjalë se mund të ftohet si pjesë e delegacionit. Intelektualë me përvojë si prof. Qosja apo Veton Surroi dhe Enver Hoxhaj janë bërë lanet

 Situata është e tillë kur duhet pritur të kthjellohen ujërat. Është luks i madh, në mos papajekuri politike të nxitosh nëpër takime, kur nuk dihet se çfarë po kurdisin kundër nesh! Dhe kush po e kurdis, SHBA-ja apo Europa? Kush po rreket ta dëmtoj më shumë qenësinë e shtetit të pavarur të Kosovës?

 Opinioni i tronditur, i ndarë, i çoroditur, ndokënd që del me deklarata si ajo e Edi Ramës dje në Kuvend, nuk përton ta vejë nën akuzojë se po mbrojnë vrasës si Thaçi, Veseli, etj. Por nuk është aspak kështu! T’i quash kriminelë e vrasës, ende pa u ndërtuar akuzën dhe pa dalë para gjykatës, kjo është e paprecedentë në praktikën juridike ndërkombëtare. Në thelb, akuza ka pak lidhje me individë e shumë lidhje me Kosovën. Kujt i intereson dëmtimi i integritetit të Kosovës?

 Ta shtroje këtë pyetje para 20 vjetësh, do të quanin të çmendur! Ishin këto dy superorganizime federata shtetesh, që ju bënë garanci Kosovës e pavarësisë së saj. Ato ja dhanë lirinë, ato ja hoqën prangat e skllavërisë serbe. Opinioni i shumicës së shqiptarve anon me dashamirësi te ndikimi SHBA-së. Amerika, atëbotë kështjellë e demokracisë, e gjykoi të drejtë shkëputjen nga kthetrat gjakatare të këtij populli të vuajtur. Jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por shumica, atje ku ndodhen e adhurojnë federatën amerikane. Europa kish dekada që i shihte krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe heshtëte, deri kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë. Shkaku dihej. Prapa Serbisë ishte, është e do jetë gjithmonë Rusia.

 Rezoluta 1244, që Serbia nuk lë vend e rast pa e përmendur, u diktua në kushtet e ekzistencës së Jugosllavisë. Gjithsesi, pika 11, gërma “c” e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, përcaktonte “…deri në zgjidhjen politike, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve”. Tashmë, kjo Jugosllavi nuk egziston më si formacion shtetëror!

 Rusia dhe Serbia qëllimisht harrojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ishte vetë Serbia që u “kruajt” dhe e çoi atje shkëputjen e Kosovës, shpalljen e pavarësisë së saj. Pyetjes që i drejtoi: a ka të drejtë Kosova të shpalli shkëputjen, pavarësinë? Po-ishte përgjigja e prerë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e përfaqësuar nga juristët më me zë në botë. Nga koha e marrjes së këtij vendim sublim për Republikën e Kosovës, askush dhe asnjëherë nuk do kishte të drejtë të futej në bisedime politike, përpos atyre ekonomike. Çdo dialog për shtensionim të situatës dhe fqinjësi të mirë, kërkon parasëgjithash njohjen nga Serbia të Republikës së Kosovës. Po qe se nuk e kryen këtë veprim, çdo dialog është i kotë, fare i kotë e i pa shpresë.

 Si ndodhi që Europa harroi krimet serbe në Ballkan, posaçërisht në Kosovë e Bosnje”? Si u dha serbëve para shqiptarve e boshnjakve të drejtën e lëvizjes së lirë? Si dhe pse e izoloi Kosovën, e shndërroi në geto? Është i vetmi shtet në kontinent, popullit të të cilit i mohohet lëvizja e lirë. Më tej, filloi të shpërbëjë paketën Ahtisari, duke e detyruar njëanshmërisht Kosovën të ulet në bisedime për t’u dhënë komunave serbe vetvendosjen e vetadministrimin. Më tej akoma, detyroi parlamentin e Kosovës të ngrejë një prokurori speciale për hetimin e disa qindra vrasjeve, por nuk i kërkoi Serbisë ngritjen e asnjë prokurorie e hetim për vrasjen e 13 mijë shqiptarve?!

 Akuaza: kanë kryer krime kundër njerëzimit!!! Sa e çuditëshme? Si mund të kryejnë krime kundër njerzimit 10 veta, që janë në akuzë? Të kryesh krime kundër njerëzimit duhej të kishe makinerinë naziste të vermahtit, makinerinë vrasëse të Millosheviçit, të kishe sundimin e shtetit me 8 milion hutu për të vrarë në Ruandë 1 milion tutsi. Dhe koha për të cilën u ndërtohet akuza: krime kundër njerëzimit; është koha e sundimit dhe administrimit të KFOR dhe UMNIK!? Ku ishin këta “qorra”, çfarë bënin?

 Deri më sot qarkullonte në opinion një tregim folklorik se Gjermania i paska thënë Serbisë se nuk do pranoheni në BE pa njohur Kosovën? Sot, besueshmëria e saj nuk ka më kuptim! Serbia ishte tek dera e BE- ndërsa Kosova kërcënohej nga Bolton për copëtim.

USA i thirrte krerët, Thaçin e Vuçiç, në 27 qershor, pa dieninë e konsultën me Europën. Thaçi pak ditë më parë i thënë Lajçak, përfaqësuesit të Europës për bisedime, “nuk ju njoh”, se shteti nga vini, Sllovakia nuk e njeh Kosovën!. A qëndron BE pas prokurorit që publikoi një tekst të natyrës gazetareske, ku i cilëson Thaçin e Veselin fajtorë për krime lufte, për vrasjen e më se 100 njerëzve?

 Kosova, ndodhur mes morsës së dy nofullave të fuqishme shtypëse, duket açik që është e rrezikuar! Shqiptarët e ngratë nuk po dinë nga duhet të anojnë, gjysma shajnë e gjysma lavdërojnë. Kosova është e përçarë, Shqipëria edhe më keq. Askush nuk ka forca dhe as mundësi të organizojë para këtij rreziku faktorin shqiptar. Serbi ka të sigurtë strehën nën sqetullën ruse e nuk di të kujt tjetër? Shqiptarët i shoh të vetmuar!

Zot na ruaj!

Next Post
Çifti i moshuar respekton rregullat, i riu nga Gjirokastra: Do qëndroj 15 ditë, nuk ka shans ta shkel

Pas disa muajsh izolimi, Bashkimi Europian hap "dyert" për shqiptarët në 1 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In