• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka marrë ndonjë lajm nga SPAK-u, Aldua?

by Mero Baze
07/01/2024 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Pak para se të merrej masa e sigurisë ndaj dhëndrit të Berishës, ai nisi dilte përditë në konferencë shtypi nga selia e Foltores për të “denoncuar” inceneratorët ndërkohë që çështja kishte një vit që hetohej nga SPAK dhe ishte zbardhur çdo detaj.

Sidoqoftë dhëndëri i Berishës, bënte sikur nuk e dinte. Vendoste një kapele “republike” në kokë si dikur denoncuesit e Frontit dhe dilte në konferencë shtypi.

Të gjithë ishin paska të çuditur, pasi ndërkohë që ky denonconte SPAK kishte arrestuar nja 20 vetë për inceneratorët dhe po vazhdonte.
Por e gjitha, u kuptua kur u arrestua vetë dhëndri. Argumenti pse ai u arrestua sipas Berishës dhe familjes së tij, ishte se kishte denoncuar “muajt e fundit inceneratorët”.

Në të vërtet ideatori i një inceneratori në zonën e Fierit me disa bashkëpunëtorë nga Ekuadori është vetë Jamarbër Malltezi, por nuk pati fat për shkak të kohës se më 2013 iku nga pushteti. Sidoqoftë kjo përpjekje ka mbetur në tentativë dhe nuk është pjesë e hetimit.

Sot pashë Aldo Bumçin që doli e denoncoi Edi Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI McGonigal se kanë folur me njëri tjetrin me aplikacionin SKY dhe kanë bërë plane kundër Doktorit për ta shpallur “non grata”.

Aldos i ka lezet çdo lloj budallallëku, por kjo e sotmja nuk mu duk se ishte fjalori i tij. Ishte nga ato deklaratat që Berisha kur ua dikton në telefon, u dikton dhe shenjat e pikësimit. Për shembull: Aldo shkruaj. Deklaratë, dy pika….dhe vazhdon…

Mu kujtua dhëndri, pasi njësoj si me inceneratorët që i denonconte kur ata po burgoseshin, dhe ky po “denoncon” Mcgonigalin që e hetoi drejtësia amerikane dhe e dënoi duke e përfunduar procesin.

Me sa duket dhe halli i Aldos është i njëjtë me atë të dhëndërit. Me sa duket do të ketë dëgjuar ndonjë fjalë, që ato deklarimet e tij false para prokurorëve për faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, janë vepër penale, dhe po përgatitet të thotë “më arrestuan se denoncova McGonigalin”.

Larg qoftë se nuk e meriton të shkojë në burg për aq gjë, por fakti që familja Berisha po e stërvit njësoj si dhëndrin para burgut, tregon se e ka një hall. Minimumi është që ata vetë e shikojnë si të përshtatshëm për në burg.

/a.d

Next Post
Pse po hesht Ilir Meta? Përgjigjet analisti pro-Berishës

Pse po hesht Ilir Meta? Përgjigjet analisti pro-Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In