• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022? 43% e popullsisë ka marrë 2 doza, mbi 400 mijë vaksina janë…

by Java News
02/01/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 mijë vaksina aktualisht janë në dispozicion dhe sipas nevojës do të kontraktohen të tjera.

“Në MSH është një komision që merret me vlerësimin e nevojave dhe negocimin e blerjes së tyre sipas nevojave”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Vaksinat e para, Kosova i kishte siguruar përmes donacioneve, ndërsa në maj 2021 pati nënshkruar kontratën e parë me kompanitë Pfizer/BioNTech për sigurimin e mbi një milion vaksinave.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit 2021. Ndërkaq, nga 9 dhjetori ka nisur të administrohet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë do të mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët do të njoftohen për datën e vaksinimit përmes mesazheve telefonike, e-mailit dhe njoftimeve publike.

Vaksina kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të këtë mjaftueshëm edhe për dozën e tretë edhe atë përforcuese.

Deri më datën 1 janar 2022, 2,093 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërkaq dozën përforcuese e kanë marrë 10,257 persona. Doza përforcuese u jepet qytetarëve tre muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Kurse doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre, apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut ordinues.

Mbi 43 për qind të vaksinuar me dy doza

Viti 2021 është përmbyllur me mbi 43 për qind të qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga dy doza të vaksinës. Derisa për vitin 2021, Qeveria e Kosovës kishte synuar të vaksinojë 60 për qind të popullatës, për këtë vit në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë disa indikatorë që duhet analizuar para se të vendoset përqindja.

“Për të vendosur objektiva më të qarta duhen disa analiza më të thella dhe projeksion si mund të jetë viti 2022 në raport me COVID-19, si do të shkojë vaksinimi me dozën e tretë dhe atë përforcuese dhe si do të jetë situata epidemiologjike në vend, rajon e më gjerë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Prindërit ngurrojnë t’i vaksinojnë fëmijët

Megjithatë, sipas Ministrisë, fokus është që të arrihet vaksinimi i të gjithë atyre qytetarëve që bien në kategoritë që duhet vaksinuar. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Por, numri i të vaksinuarve nën moshën 18-vjeçare konsiderohet të jetë i ulët. Brenda tri javësh të muajit nëntor 2021, kur ka nisur vaksinimi i këtyre moshave, mbi 2 mijë fëmijë të kësaj grupmoshe e kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë të dhënat më të reja për vaksinimin e kësaj kategorie.

Specialistja për hulumtime të politikave globale shëndetësore, Hana Xhemajli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndonëse Kosova ka filluar më vonë vaksinimin është një nga shtetet më të suksesshme në vaksinim.

Por, sipas saj, Kosovën e pret një problem tjetër, siç është vaksinimi i fëmijëve.

“Me moshat 18-vjeçare e lart ne kemi një vaksinim të mirë dhe nëse vazhdojmë në mënyrë të këtillë nuk do të kemi probleme fare. Mirëpo, i frikësohem pak vaksinimit të fëmijëve për të cilën ka rezistencë të madhe, edhe më shumë se sa për vaksinimin e të rriturve”, thotë Xhemajli.

Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët?

Numri i fëmijëve 12 deri 15 vjeç në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është rreth 99 mijë. Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë nëpër shkolla materiale informuese për vaksinimin e fëmijëve dhe sipas tyre, edhe në këtë vit do të vazhdohet me fushata vetëdijesuese për vaksinën kundër koronavirusit.

“Për aq kohë sa ka nevojë të jepen vaksina, ka nevojë që njerëzit t’i kenë edhe informacionet e nevojshme për to, sidomos kur nuk mund të përjashtohen edhe keqinformimet nga ana e atyre që kundërshtojnë vaksinimin”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu në planin administrimit të vaksinimit të MSH-së, është paparë të bëhet tranzicioni i vaksinimit nga qendrat e deritanishme, siç ka qenë salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe qendrat tjera nëpër komuna, në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Më 26 dhjetor 2021, Kosova detektoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit dhe përmbylli një vit me situatë të qetë epidemiologjike. REL

Next Post
Çfarë e pret Evropën në vitin 2022? Nga kërcënimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, pandemia, migracioni dhe kriza ekonomike

Çfarë e pret Evropën në vitin 2022? Nga kërcënimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, pandemia, migracioni dhe kriza ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In