• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka ende rëndësi Marksi?

by Java News
04/05/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 200 vjetorin e lindjes së Karl Marks më 5 maj 1818, nuk është e tepërt të sugjerosh se parashikimet e tij kanë rezultuar false, se teoritë e tij janë diskretituar dhe se idetë e tij janë bërë të dobëta. Po pse ne duhet të shqetësohemi për trashëgiminë e tij në shekullin e njëzet e një?

Nga Peter Singer/

Nga viti 1949, kur Mao Ceduni dhe komunistët triumfuan në luftën civile të Kinës, deri në rënien e murit të Berlinit 40 vjet më vonë, rëndësia historike e Karl Marksit ishte e pakrahasueshme. Gati katër në çdo dhjetë vetë në tokë jetonin nën qeveri që pretendonin se ishin Marksiste, dhe në shumë vende të tjera Marksizmi ishte ideologjia dominuese e së majtës, ndërkohë që politikat e të djathtës shpesh konsistonin thjesht në si të kundërshtohej Marksizmi.

Gjithsesi, sapo komunizmi u rrëzua në Bashkimin Sovjetik dhe në satelitët e tij, ndikimi i Marksit u rrëzua. Në dyqindvjetorin e lindjes së Marksit më 5 maj 1818, nuk është e ekzagjeruar të sugjerojmë se parashikimet e tij kanë rezultuar fals, se teoritë e tij janë diskretituar dhe idetë e tij janë të dobëta. Pra pse ne duhet ta vrasim mendjen për trashëgiminë e tij në shekullin e njëzet e një?

Reputacioni i Marksit u dëmtua rëndë nga krimet e kryera nga regjimet që e quanin veten Marksiste, megjithëse nuk ka prova se vetë Marksi do të kishte mbështetur krime të tilla. Por komunizmi u rrëzua gjerësisht për shkak se, siç u praktikua në bllokun sovjetik dhe në Kinën nën Maon, dështoi t’i japë njerëzve një standard jetese të krahasueshëm me atë që kishin shumica e njerëzve në ekonomitë kapitaliste.

këto dështime nuk reflektojnë defekte të përshkrimin e komunizmit nga Marksi, për shkak se Marksi nuk e përshkroi atë kurrë: ai nuk tregoi as interesin më të vogël në detajet se si duhej të funksiononte një shoqëri komuniste. Në vend të kësaj, dështimet e komunizmit tregojnë një defekt më të thellë: këndvështrimi i gabuar i Marksit mbi natyrën njerëzore.

Marksi mendonte se nuk ka fare diçka të tillë si natyrë njerëzore biologjike e brendshme. Esenca njerëzore, shkroi ai te Tezat mbi Feuerbach, “tërësia e marrëdhënieve shoqërore.” Kjo pason me argumentin se nëse ti ndryshon marrëdhëniet shoqërore – për shembull, duke ndryshuar bazat ekonomike të shoqërisë dhe duke shfuqizuar marrëdhënien mes kapitalistit dhe punëtorit – njerëzit në shoqërinë e re do të jenë shumë të ndryshëm nga mënyra se si ata janë nën sistemin kapitalist.

Marksi nuk mbërriti në këtë bindje përmes studimeve të detajuara mbi natyrën njerëzore nën sisteme të ndryshme ekonomike. Kjo ishte më shumë një aplikim i mendimeve të Hegelit mbi historinë. Sipas Hegelit, qëllimi i historisë është çlirimi i shpirtit njerëzor, gjë që ndodh kur ne të gjithë kuptojmë se jemi pjesë e një mendjeje njerëzore universale. Marksi e transformoi këtë kronikë “idealiste” në një “materialiste”, në të cilën forca udhëheqëse e historisë është plotësimi i nevojave tona materjale dhe që çlirimi përfitohet përmes luftës së klasave. Klasa punëtore do të jetë mjeti për çlirim universal për shkak të mohimit prej saj të pronës private dhe për rrjedhojë do të sjellë pronësinë e përbashkët mbi mjetet e prodhimit.

Sapo punëtorët të kishin pronësinë e mjeteve të prodhimit në mënyrë të përbashkët, mendoi Marksi, “burimet e mirëqenies bashkëpunuese” do të rridhnin më bollshëm se sa ato të pasurisë private – dhe do të ishin aq të bollshme sa shpërndarja do të pushonte së qeni problem. Kjo është arsyeja se pse ai nuk e pa të nevojshme të shkonte në detaje mbi atë se si do të shpërndaheshin të ardhurat apo të mirat. Në fakt, kur Marksi lexoi një platformë për bashkimin e partive socialiste gjermane, ai përshkroi fraza të tilla si “shpërndarje e ndershme” dhe “të drejta të barabarta” si “të dobëta dhe plehra gojore.” Ato i përkisnin, mendoi ai, një epoke mungesash të cilës revolucioni do t’i jepte fund.

Bashkimi Sovjetik dëshmoi se heqja e pronës private mbi mjetet e prodhimit nuk e ndryshon natyrën njerëzore. Shumica e njerëzve, në vend që t’ia përkushtonin veten të mirës së përbashkët, vijuan të kërkojnë pushtet, privilegje dhe lukse për veten dhe për njerëzit pranë vetes. Ironikisht, demonstrimi më i qartë se burimet e pasurisë private rrjedhin më me bollëk se sa ato të pasurisë kolektive mund të shihet në historinë e një prej vendeve të mëdha që vijon të pretendojë se aderon te Marksizmi.

Nën Maon, shumica e kinezëve jetonte në varfëri. Ekonomia e Kinës filloi të rritet me shpejtësi vetëm pas vitit 1978, kur pasardhësi i Maos, Ten Siaopini (i cili pati shpallur se “nuk ka rëndësi nëse një mace është e bardhë apo e zezë për sa kohë që arrin ta kapë miun”) lejoi sipërmarrjen private. Reformat e tij me kalimin e kohës nxorrën 800 milionë njerëz nga varfëria ekstreme por krijuan gjithashtu një shoqëri me pabarazi edhe më të madhe të të ardhurave se sa çdo vend europian (dhe shumë më të madhe se sa Shtetet e Bashkuara). Megjithëse Kina vijon të pretendojë se po ndërton “socializmin me karakteristika kineze,” nuk është e lehtë të shohës se çfarë është socialiste këtu, e aq më pak, Marksiste.

Nëse Kina nuk është më e ndikuar nga mendimet e Marksit, ne mund të dalim në përfundimin se në politikë, ashtu si edhe në ekonomi, ai me të vërtetë është i parëndësishëm. Megjithatë ndikimi i tij intelektual mbetet. Teoria e tij e materializmit historik është bërë, në mënyrë të kufizuar, pjesë e të kuptuarit tonë të forcave që përcaktojnë drejtimin e shoqërisë njerëzore. Ne nuk kemi nevojë të besojmë atë që Marksi në një rast e shpjegoi në mënyrë të nxituar, mulliri me dorë na jep ne një shoqëri feudale ndërsa mulliri me motor një shoqëri kapitalistësh industrialistë. Në shkrime të tjera, Marksi sugjeroi një këndvështrim më kompleks, në të cilin ka një ndërveprim mes të gjitha aspekteve të shoqërisë.

Pjesa më e rëndësishme e këndvështrimit të Marksit mbi historinë është një negative: evolucioni i ideve, religjioneve dhe institucioneve politike nuk është i pavarur nga mjetet që ne përdorim për të plotësuar nevojat tona dhe as nuk është i pavarur nga strukturat ekonomike që ne organizojmë përreth këtyre mjeteve apo interesave financiare që mjetet krijojnë. Kjo është tepër e dukshme dhe e panevojshme për t’u thënë por kjo ka ndodhur për shkak se ne e kemi brendësuar këtë këndvështrim. Në këtë kuptim, ne të gjithë sot jemi Marksistë.

Project Syndicate-BIRN

Next Post
Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese, Bashkim Dedja me deputetët gjermanë

Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese, Bashkim Dedja me deputetët gjermanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit: Do të shitet me 114 lekë/kg

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

February 13, 2026
Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
Ndryshohet aktakuza për ish-krerët e UÇK, Prokuroria: S’kemi prova për krime në Ferizaj

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

February 13, 2026
“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In