• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka agjentura të huaja sot në Tiranë ?

by Artur Ajazi
18/12/2024 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Për afro 45 vjet, Enver Hoxha thoshte gjithmonë, pas çdo fjalimi në pleniume dhe kongrese se “agjenturat e huaja janë zgjuar dhe po punojnë kundër nesh”. Pak e besonin. Por kur ndodhën ngjarjet e portit, ambasadave, apo dhe protestat e “demokratëve” në Tiranë dhe disa qytete kryesore të vendit, ku u shkatërrua dhe u grabit gjithçka, u vërtetua se agjenturat e huaja kishin qenë “këmbëkryq” në Shqipëri. Ndoshta i mbante paksa të ndrydhura Sigurimi i Shtetit, i cili kishte strukturat e veta edhe në lagjet e qyteteve. Por le të mos ndalemi për kohën e shkuar.

Sot në Tiranë, a ka agjentura të huaja që punojnë hapur kundër interesave tona kombëtare? Patjetër që ka. Dhe ka shumë. Individë apo dhe rrjete të caktuara agjenturash nga ato ruse, serbe, greke, italiane, franceze, kineze, bullgare, e deri amerikane. Patjetër që ka. Sepse sot Shqipëria mbetet e hapur për afro 34 vite ndaj lëvizjeve dhe shkembimeve të mallrave, njerëzve dhe logjistikave të tjera. E rëndësishme mbetet të jemi ne vigjilentë, ashtu siç janë serbët, grekët, rusët, kinezët, etj…Kjo për faktin sepse, duke ditur historinë e agjenturave, dhe atyre që u kanë shërbyer me zell agjenturave nga mesjeta deri sot në Shqipëri, mendoj se ka rëndësi të madhe jetike, të dimë rolin e tyre.

Në politikën shqiptare ka patur agjentë të shërbimeve sekrete të huaja qysh para 200 vitesh, apo edhe më tutje. Në kohën e Zogut, madje deri në Pallatin Mbretëror, kishte agjentë të rusëve, italianeve, grekëve, bullgareve, austriakëve, gjermaneve, etj..Kjo mesele, (pasi ne vihemi kollaj në shërbim të agjenturave të huaja) vazhdoi edhe gjatë pushtimit italian, gjerman, dhe pas ardhjes në pushtet të komunistëve. Ishte si një “mision i përjetshëm” për vetë pozitën gjeopolitike të Shqipërisë, futja dhe vazhdimi i rolit të agjenturave të huaja në Shqipëri. Pas 1990, u vërtetua qartazi se, agjenturat e huaja kishin në Shqipëri njerëzit e tyre, nipërit dhe mbesat e agjentëve të dikurshëm.

Në bodrumin e një ambasade të rëndësishme në Tiranë, u bë emërimi i ministrave të qeverisjes së PD-së, pas fitores së pushtetit në Mars 1992. Italianët, grekët, bullgarët, rusët, apo dhe gjermanët, kërkuan emra të veçantë të merrnin postet ministrore në qeverinë “Meksi-1”. Dhe ashtu u bë. Ata, nipërit dhe mbesat e agjentëve të dikurshëm të Luftës Dytë, apo dhe agjenturave të tjera famëkeqe, u bënë ministra, deputetë, dhe politikanë, dhe i shërbyen me zell padronëve të dikurshëm. Në Shqipëri, kishte hyrë prej dekadash “derri dhe dosa”, dhe vazhdon akoma të ndodhin makabritete që ndikojnë seriozisht në jetën dhe sigurinë kombetare. Shërbimi Sekret Shqiptar, nuk ekzistonte, dhe pothuajse nuk ekziston, derisa nuk ka të ngritur zinxhirin dhe rrjetin e informatorëve.

Në politikë, ka akoma dhe sot “veteranë” që janë aktivë në shërbim të agjenturave të huaja europiane, dhe më gjerë. Janë ata që u kamufluan mrekullisht gjatë 45 viteve të sundimit të Enver Hoxhës, dhe që u katapultuan drejt politikës, duke u kthyer në “flamurtarë të lirisë dhe demokracisë”.

Edhe sot, duke ndjekur tallazet, zhvillimet dhe kaosin në përditshmërinë politike, bindesh se, roli i agjenturave të huaja mbetet evident. Janë ata që pengojnë Parlamentin, investimet, integrimin, janë ata që djegin institucionet, dhe krijojnë imazhin e keq për vendin e tyre. Atyre u mjafton “bakshishi” që marrin në forma të ndryshme nga padronët, pasi edhe në rast se duan të tërhiqen, padroni u kujton “dosjen dhe firmën e hedhur”. Sot më vonë se kurrë, ka ardhur momenti të marrin ndëshkim ligjor ata që punojnë kundër interesave tona kombetare. Dhe jo vetëm kaq, por të demaksohen publikisht para shqiptareve, për të mos ngritur kokën kurrë.

Next Post
Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend! PD paralajmëron mosbindje civile

Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend! PD paralajmëron mosbindje civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In