Nga Besi Bekteshi
Sali Berisha dhe të rrethrrotullakët e tij, por dhe në PD-ja e ka akoma butafori fatkeqësisht në PS që bëjnë “takime me intelektualë”! Pra quajnë në fushatë elektorale një takim me intelektualë! E kishte një takim Berisha të modelit të tillë edhe në Shkodër dhe sigurisht propaganda thotë se në atë takim ishin intelektualët e Shkodrës. Në fakt intelelektualët e Shkodrës as që e “lëvizin më menderen për Berishën dhe shumë si Berisha” por PD-ja e berishkave kështu thotë: Se ata ishin intelektualët e Shkodrës! Ata pra që i thanë se “nuk del të martohesh me rrogë 500.000 të vjetra si drejtore teatri” dhe që në fakt, rrogën kaq (shumë më pak) aktorëve të teatrit të Shkodrës, ja ka lënë bashkia e PD dhe këshilli bashkiak i saj prej tre dekadash edhe pse ata kanë qenë pothuaj të gjithë demokratë gati-gati militantë ulëritës! Por po kthehem te “takimi me intelektualët”! Ky moment është sigurisht “berishian” dhe trashëgohet që nga koha e Ramiz Alisë dhe pikërisht nga data 12 gusht 1990-të. Alia atëherë mblodhi pikërisht në atë kohë 60 intelektualë të gjithë (pothuaj) komunistë (anëtarë të PPSH dhe plenumeve e Komitetit Qendror) mes tyre dhe Sali Berishën për të bërë dhe kalimin e tyre në dy parti. Po, një në partinë demokratike besuar Berishës dhe dy, Partinë Socialiste besuar Fatos Nanos! Të dy në sallë. Alfred Zholi e tregon bukur, por janë dhe regjistrimet audio ku Alia ia mbyll gojën Berishës që ja fuste kot për njeriun e plagosur dhe lajmin mbi të te ambasadat.
Po po, sipas zakonit të Berishës që të bën “andrrën zhgjandër dhe të pa vërtetën, të vërtetë” Alia i thotë që thuaj të drejtën për një tezë të drejtë, sepse këtë gjë unë e di shumë mirë. Po po dhe ju drejtua me – O Sali! Ishin të njohur dreqi e mori! Por i mbylli gojën, sepse po thoshte një problem të drejtë me një gënjeshtër brenda dhe Ramizi në atë kohë e korrigjoi njeriun që i besoi (një krim politik) të drejtonte PD-në e sakatosur dje dhe sot prej modelit pikërisht Berisha. Për 32 vjet me radhë, i ashtuquajturi takim i Ramiz Alisë me rreth 60 “intelektualët më të shquar të vendit” (sepse ato të pushkatuarit apo burgosurit nuk ishim më intelektualë) më 12 gusht 1990, duket si një model i qartë loje politike, duke kujtuar se ç’tha njëri e ç’tha tjetri, pse u bë dhe çfarë rezultatesh solli etj., etj. Por kjo sepse pikërisht në të vërtetë ai takim, po të vërehet me vëmendje, përcaktoi në njëfarë mënyre fytyrën e pluralizmit politik shqiptar që do të vinte pas përmbysjes së diktaturës. Një fytyrë të shëmtuar dhe bajate mbushur me neokomunistë, spiunë të sigurimit, akoma më të zinj se komunistët, sepse ishin dhe hajdutë.
Tani, Berisha vazhdon me marrëzi të tilla kur mbledh intelektualë! Ata mund të jenë intelektualë, por janë partizanë të Berishës! E mira është të thonë të drejtën që kërkonte Ramizi komunistëve të vet dhe Saliut në realitet! Të thonë se “po bëjmë takim me intelektualë” të PD-së së Sali Berishës! Sepse kështu bëjnë sot me intelektualët e famshëm që sigurisht akoma nuk kanë vënë mend që nga takimi i Ramizit në gusht të vitit 1990-të! Mbledhin në sallë me njerëz dhe thonë intelektualë dhe të gjithë janë militantë të Berishës dhe po të jenë me Ramën janë militantët të Ramës dhe po të jetë Monika, janë të saj ose Ilirit president dhe po të jetë dreqi dhe i biri në fushatë “janë intelektualë militantë të dreqit dhe të birit bashkë”! Ku ka kështu përcaktimesh në perëndim? Kush i lejon politikanët të ndajnë kështu njerëzit! Po pra në intektualë (tanët) dhe jo intelektualë! Kështu i ndajnë vetëm neokomunistët “Berisha & Company” sepse duan të bëjnë njësoj si Ramizi në 1990-të që donte të sillej nga të sillej dhe të sundonte partia e tij me anën e intelektualëve që ai kishte përcaktuar se ishin – intelektualë! Gjysma me PS dhe gjysma me PD! Të dyja bashkë bënin PPSH. Kështu bën dhe Berisha sot.
Ai e di se kush janë intelektualët! Atij i vijnë dhe të tjerët janë jo intelektualë! Ose janë, por janë armiq. Por për Berishkët dhe salla e vogël e tij që nuk ishin as 16-të njerëz sigurisht – ishin intelektualë! Po të jesh intelektual i atij tjetrit sipas partisë së Berishës ose asaj të Ramizit je një armik dhe duhesh fundosur, sharë dhe përgojuar. Nuk je intelektual, por armik. Bile për partinë e Berishës akoma më keq se me atë të fundit të Ramizit. Butaforitë politike me takime akademikësh në Universitete Publike të partive janë folklorizma shqiptarësh të trashëguara nga Ramiz Alia në vitet 90-të. Takime të tilla janë dhe faj i atyre njerëzve që janë akoma më këtë kriptokomunizëm të shëmtuar. Ato kanë një qëllim që të qelbin intelektualizmin në Shqipëri. Ti qelbin me erën e politikës dhe intelektualët. Partia e këtij tipi, ka militantë dhe intelektualët janë thjeshtë një garniturë poetike propagandë idiote. Partitë në botë kanë kontribuentë dhe aty nuk ka ndarje në intelektualë dhe jo! Po ne në Shqipëri nuk kemi kontribuentë, sepse i gjejmë ato në njerëzit që pa marrë të mesmen kanë mbaruar universitetin dhe që janë miliarderë të pasuruar o nga krimi, o nga xhepat tona që partitë kur janë në qeveri, ja japin këtyre farë kontribuentëve të pasur.
Kurse “intelektualët” pastaj “nuk martojnë dot vajzat” sepse kanë paga 500.000 të vjetra si drejtorë dhe imagjinohet ata më poshtë (me paga 300.000 lekëshe të vjetra) sa dasmë bëjnë! Le të vazhdojnë me Berishën sepse nuk janë me “vonesë”, por janë jashtë faze krejtësisht! Në fund të fundit një pension (kur t’i nxjerri bashkia me vonesë) do ta marrin si – intelektualë të Berishës!
Sa shpejt i gjen Rama kuajt e rinj?.Tani si duhet me Merua dhe ashtu si Berisha me pare e hodhi tutje.Tani vendin e Meros e morri Besi Bekteshi qe as me shume e as me pak i quajti Shkodranet qe votojne foltoren si fshatare te pagdhendur.Boll o Beso shkodrani i vajtur ne Shkoder u bere si Mero Baze.