• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë vërtetë më të zgjuar mëngjarashët?

by A R
22/09/2022 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket sikur ngado t’i hedhësh sytë mund të gjesh një mëngjarash, ama ata përbëjnë më pak se 10% të popullsisë së botës.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë historisë mund të zbulojmë se shumë prej njerëzve më të famshëm në botë kanë shkruar me dorën e majtë.

Për shembull, 3 nga 6 presidentët e fundit amerikanë ishin mëngjarashë: George H.W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Plus, edhe ky grup elitar i disa prej njerëzve më të jashtëzakonshëm që kanë lënë shenjën e tyre në histori, e kishin dorën e majtë më dominante: Mikelanxhelo, Leonardo da Vinçi, Paul McCartney, David Bowie, Jimi Hendrix, James Baldwin, Nikola Tesla, Oprah Winfrey, Bill Gates apo dhe Steve Jobs.

Është një listë mbresëlënëse, por çfarë thonë të dhënat?

A janë ‘të majtët’ më të zgjuar se ‘të djathtët’?

Për të hetuar këtë pyetje, studiuesit e revistës Frontiers, shikuan ndryshimet në arritjet matematikore midis më shumë se 2,300 nxënësve që shkruanin “me të djathtën ose të majtën” midis moshës 6 dhe 17 vjeç në Itali.

Ndërsa nuk kishte asnjë ndryshim kur shikonin problemet më të lehta matematikore, studentët mëngjarashë kishin një avantazh të rëndësishëm në problemet më të vështira, siç është lidhja e një funksioni matematikor me një grup të dhënash – sipas studimit të udhëhequr nga Giovanni Sala, një profesor asistent në Institutin për Shkenca Gjithëpërfshirëse Mjekësore në Universitetin Shëndetësor Fujita në Japoni.

Por përse dora dominuese e një personi mund të jetë e lidhur me aftësitë matematikore?

Mbase sepse të shkruarit me dorën e majtë lidhet me disa ndryshime befasuese në arkitekturën e trurit.

Një meta-analizë e vitit 1995 e 43 studimeve të botuara në revistën Psychobiology përcaktoi se mëngjarashët posedojnë një corpus callosum – tufa e fibrave nervore që lidhin dy hemisferat e trurit – dukshëm më të madh sesa ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

“Një mundësi është që lidhja më e fortë midis dy hemisferave të lejojë subjektin [mëngjarash] të ketë aftësi më të forta hapësinore dhe ne e dimë se aftësitë hapësinore janë të lidhura me matematikën sepse matematika shpesh konceptohet në të gjithë hapësirën,” tha Sala, i cili drejtoi kërkimin e tij ndërsa ishte në Universitetin e Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ka edhe një faktor tjetër mjaft interesant.

Në disa raste, kjo ‘dhunti’ mund të varet nga mënyra se si një person është bërë mëngjarash.

“Dora që përdorim për të shkruar është një tipar shumë kompleks, dhe konkretisht dora e majtë mund të jetë një avantazh ose një disavantazh në varësi të shkakut”, tha Sala për Live Science.

Ndonjëherë, “të shkruarit me dorën e majtë mund të shkaktohet nga një lloj dëmtimi i trurit, kur hemisfera e djathtë duhet të marrë përsipër kontrollet sepse ka një lloj dëmtimi në hemisferën e majtë”.

Ky lloj dëmtimi mund të shkaktohet nga një lezion hemisferik që ndodh para lindjes. Nëse lezionet ndodhin në hemisferën e majtë të trurit, atëherë kjo mund ta bëjë individin të përdorë kryesisht gjysmën e djathtë të trurit të tij.

Studimi i referohet këtij fenomeni si “mëngjarashja patologjike” dhe vë në dukje se kjo mund të çojë në vështirësi në të mësuar. Me fjalë të tjera, ndonjëherë të qenit mëngjarash shoqërohet me probleme në të mësuar.

“Sapo të shihni se subjekti nuk sfidohet intelektualisht … atëherë të shkruarit me dorën e majtë mund të përdoret si një parashikues i mirë i aftësisë intelektuale, veçanërisht aftësisë matematikore,” tha Sala.

Megjithatë, ai paralajmëron se rezultatet e tij nuk janë fjala e fundit e shkencës dhe se studime të mëtejshme duhen bërë ende.

Për më tepër, të dhëna të tjera thotë ai, pretendojnë se të djathtët kanë një avantazh të lehtë intelektual ndaj të majtëve.

Një studim i vitit 2017 në revistën Neuroscience and Behavioral Reviews shqyrtoi 18 studime të tjera që përfshinin të dhëna nga mbi 20,400 njerëz dhe zbuloi se “të djathtët kishin një IQ mesatarisht më të lartë se të majtët.

“Juria është ende e pavendosur kur bëhet fjalë për pyetjen nëse dora me të cilën dikush shkruan është një faktor që lidhet me inteligjencën dhe nëse ka vërtetë një lidhje midise aftësisë relative të dorës dhe inteligjencës së dikujt,” – thanë autorët e këtij studimi.

Paragjykimi ndaj mëngjarashëve ka rrënjë të thella dhe është i ndërthurur në vetë gjuhën tonë.

Të jesh “krahu i djathtë” i dikujt është diçka e mirë ndërsa ata që shkruajnë me dorën e majtë gjykohen shpesh si ‘sallaks’ apo ‘të mbrapsht’.

Por, dukshëm nuk ka asgjë anormale rreth të shkruarit me dorën e majtë. Vetëm nëse me ‘anormale’ i referohemi të gjithë njerëzve të veçantë që kanë qenë mëngjarash.

Përsa i përket pyetjet…mesa duket do të na duhet të presim, pasi deri tani shkenca nuk e ka dhënë ende verdiktin e saj final!

/a.r

Next Post
“Lavatriçen 4 herë në muaj”, eksperti shpjegon me detaje shpenzimet për 800 kilovat/orë

“Lavatriçen 4 herë në muaj”, eksperti shpjegon me detaje shpenzimet për 800 kilovat/orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In