• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A janë të gjithë shefat të sëmurë seksualë në Shqipëri?

by
18/06/2015 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

A janë të gjithë shefat të sëmurë seksualë ?

Shumë vajza të reja shkruajnë në konfidencë që në vendet e tyre të punës, në shtet apo te privati, kanë ngacmime seksuale.

Më çudisin përmasat.

A thua të jetë i vërtetë ky fenomen social kaq i gjerë???

Si nuk flet njeri në media a në publik???

Si nuk flasin femrat që janë personazhe publike???

Apo???

Mirë të tjerat, që punonjësi te ne është pa mbrojtje juridike dhe sociale, që puna është si grimcë floriri në një plazh rëre, çka sjell këto pasoja, por mirë mo, mirë, po edhe kaq të sëmurë seksualë të jenë shefat!!!

Nuk e di, nuk e di…

Vartëset femra ngacmojnë vetë ato shefin …??? !!!

Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që ngacmojnë seksualisht vartëset e tyre apo femrat që i kanë në dorë profesionalisht, por janë shpesh femrat vartëse që provokojnë shefat për karrierë.

Edhe mundet, edhe mundet, por kjo nuk ndryshon asgjë…

Përse?

Sepse “i sëmuri seksual” i vërtetë, ai më i përpunuari, e bën “mizën” të bjerë vetë në rrjetë, nuk e sulmon si tigri gomaricën. Dhuna seksuale dhe abuzimi seksual është kur viktima kujton se shkon drejt abuzimit me dëshirën e vet.

Edhe nëse vartëset kanë tendencë për t’i pëlqyer shefave, edhe kjo vjen sepse kemi një sistemi ku shefi të bën gjëmën, pra “xhelati” është përsëri shefi.

Pastaj ka edhe raste kur shefi punëson dikë jo se bën punën, por sepse e pëlqen si femër. Në këtë rast për atë që punësohet, puna e vërtetë është t’i pëlqejë shefit, çfarë të bëjë tjetër…

Por, gjithësesi, unë mendoj se nuk mund të përgjithësohet.

Në çfarë kuptimi?

Edhe pse të gjithë shefat mund të supozohen si të sëmurë seksualë, poashtu ka pa fund femra vartëse dinjitoze që dinë t’u tregojnë vendin, ose të kenë aq shumë dinjitet, sa edhe shefi më patologjik nuk guxon t’u afrohet, por i sheh nga larg, ose ëndërron për to, pa mundur dot asgjë.

Next Post

Foto/ Adelina Tahiri tregon format seksi e mbuluar në shkumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In