• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A ishte informuar Donald Trump nga bashkësia e zbulimit amerikan?

by Java News
30/06/2020 23:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësit amerikanë bënë thirrje për një hetim të menjëhershëm të hënën lidhur me njoftimet në media se Rusia u kishte ofruar pagesa militantëve të mbështetur nga talebanët, për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan. Shtëpia e Bardhë mohoi njoftimet se presidenti Donald Trump ishte informuar për këto pagesa, duke thënë se ato nuk ishin verifikuar plotësisht nga bashkësia e zbulimit amerikanë.

Sipas një artikulli të gazetës Nju Jork Tajms, një njësi ushtarake ruse u ofroi para militantëve të mbështetur nga Talibani si shpërblim për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan – ky informacion i komunitetit amerikan të zbulimit iu përcoll Presidentit Trump.

Shtëpia e Bardhë e quajti të rremë njoftimin e Tajmsit.

“Nuk kishte një konsensus mes bashkësisë së zbulimit, në fakt kishte mendime kundërshtuese brenda komunitetit dhe ato nuk do të përcilleshin tek presidenti derisa të verifikoheshin”, tha sekretarja e shtypit, Kazleigh McEnany.

Kjo pason mohimin të dielën nga Presidenti në Twitter për çdo njohuri mbi këtë informacion të zbulimit – një pozicion që demokratët e Senatit thonë se është i pafalshëm.

“Presidenti Trump, je i humbur gjithsesi. Nëse nuk jeni informuar për këtë raport të rëndësishëm, si mund të drejtoni një administratë kur diçka kaq e rëndësishme nuk është përcjellë në nivelin tuaj? Dhe nëse jeni informuar për raportin dhe nuk keni bërë asgjë kjo është edhe më keq. Turp të kesh. Turp të kesh”, tha senatori Chuck Schumer.

Republikanët e Kongresit po kërkojnë të dinë gjithashtu përse presidenti nuk u informua … dhe i bën thirrje presidenti Trump që të shqyrtonte pretendimet me seriozitet. Demokratët thanë se kjo është një tjetër provë se presidenti Trump nuk është i ashpër sa duhet ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

“Presidenti po thotë se nuk kishte dijeni, por nuk po shohim ndonjë zemërim prej tij, se nuk ishte informuar. Ku janë pyetjet dhe kërkesa e tij për informacion? Është një shembull tjetër i kësaj kapje të pazakontë që Putini ka ndaj këtij presidenti”, tha ligjvënësja demokrate Katherine Clark.

Shtëpia e Bardhë po e kundërshton këtë kritikë.

“Ky president ka qenë jashtëzakonisht i ashpër ndaj Rusisë, duke vendosur sanksione ndaj qindra individëve rusë, duke dëbuar dhjetëra diplomatë, duke mbyllur dy konsullata ruse, duke u tërhequr nga një traktat bërthamor dhe disa veprime të tjera”, tha sekretarja McEnany.

Rusia dhe Talibanët kanë mohuar ofrimin e pagesave – por raporti i Nju Jork Tajmsit u konfirmua nga inteligjenca britanike. Schumer dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi u kanë bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Kongresit që të marrin një informacion të plotë për zbulimin dhe sa ishte në dijeni presidenti për këtë.

 

 

Next Post
Gazetari tregon arkitekturën e bandave në Shqipëri: Nuk bëhen dot kartel, s’kanë një “kokë”

Gazetari tregon arkitekturën e bandave në Shqipëri: Nuk bëhen dot kartel, s’kanë një “kokë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In