• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i futi në kurth Erion Veliaj, analistët dhe Shkëlzen Berishën?

by Java News
04/05/2024 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valmora Gogo

Në një nga momentet më të vështira të jetës së tij publike, atë të përballjes në SPAK në një maratonë të gjatë të marrjes në pyetje, fiks kur nuk pritej, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka futur në kurth disa analistë të hapësirës televizive në Shqipëri e Kosovë. Në këtë kurth ka rënë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës.”, ka thënë Veliaj teksa kryente online mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ai ka përmendur vetëm një emër, Ben Rreli, ndërsa ka treguar këtë narrativë:

“E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje. Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi.”

Narrativa e dytë ka të bëjë me “atë që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut dhe që kërkon të bëjë një tjetër pallat”.

“Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane.”

Duke e përmbyllur mesazhin-kurth: “Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej atyre që është aty përballë ka interesin e tij, ka fund shpinën e vet interes, nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari.”

Kurthi 1 – Pa e përmendur me emër, Baton Haxhiu vetëidentifikohet

Në opinionin publik, lëvizja në dukje e dëshpëruar e Erion Veliajt ka sjellë disa rezultate interesante. Së pari vetëidentifikimin e analistëve për të cilët e ka patur fjalën. I pari në radhë kronologjike ka qenë Baton Haxhiu.

I ndjerë i akuzuar, Haxhiu i është kundërpërgjigjur flakë për flakë Veliajt, lidhur me “faturimet e panevojshme për sondazhet që nuk i bën” dhe “mungesën e dashurisë për të në Kosovë e Shqipëri, deri në përbuzje e përzënie.

“Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë.”, është mbrojtur analisti Haxhiu.

Kurthi 2 – Pa e përmendur me emër, Ylli Rakipi vetëidentifikohet

Analisti Rakipi, jo vetëm që është vetëidentifikuar dhe i është kundërpërgjigjur Veliajt, por ka futur në valle edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha.

“Me kë e gjeta, do thuash ti, mos qesh se do mbetesh shumë keq! E gjeta me Çimin, Çim Pekën, kolegun tim, Çim Peka dhe me Shkëlzen Berishën. Dhe vajta dhe unë. Po mbeta dhe i habitur. Ata po më shikonin se ç’është kjo habi e imja e madhe”, ka treguar Rakipi për një takim mes tij, Veliajt, Berishës dhe Pekës.

Ndërsa Rakipi është mbrojtur pas sulmit, ka nxjerrë detaje nga ky takim, për të cilin opinioni publik nuk ka dijeni, atë mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliajt dhe djalit të liderit de facto të opozitës shqiptare, Sali Berishës.

Kurthi 3- Shkëlzen Berisha jep shpjegime për takimin me Veliajn

I gjendur përballë kësaj situate të re dhe artikulimi publik të një prej analistëve më të ndjekur në televizionet shqiptare, Shkëlzen Berisha është kundërpërgjigjur duke mohuar se ka qenë ndonjëherë në një takim të tillë.

“Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të së vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJEHERË.  Me Erjon Velinë më lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjalë, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri-tjetrin!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Një nga rastet më të pastra të rënies në kurth të Berishajve ka qenë gjatë fushatës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ku ish-kryeministri Sali Berisha ra në kurthin e “Joe Walshit”, duke manipuluar opinion publik se kitaristi i famshëm ishte Erjon Veliaj dhe kishte qenë në Iran./Gogo.al

Next Post
Misteri gati 60 vjeçar: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri gati 60 vjeçar: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In