• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i besojnë vërtetë amerikanët Lulzimit ?

by Artur Ajazi
21/09/2021 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Pas shumë vajtje-ardhjesh në selinë blu, duket se amerikanët kanë mundur ta bindin Lulzim Bashën, të “vrasë babain e tij politik”. Kjo ka ndodhur në fakt pas shumë “përpëlitjeve” dhe mëdyshjeve nga vetë Basha, pasi e kishte të qartë se, pas refuzimit, do të ishin ndoshta ata (amerikanët) që do të nisnin një kapitull  të ri në marrëdhëniet zyrtare me atë forcë politike.Fillimisht,sidomos pas “falenderimit” nga ana e ambasadës dhe zonjës Kim, u krijua përshtypja se “kaq ishte e keqja, tani punët me SHBA janë vaj”. Dhe këtë mendim të krijuar fillimisht tek rrethi më i ngushtë i tij, që më pas u përhap nga vetë sekretarët e Lulit, ai u mundua ta servirë si “ndryshim kursi dhe amerikanizëm i pastër”. Për ata që e njohin mirë Partinë Demokratike, Berishën por më tepër Lulin, “amerikanizmi” në atë parti, ka qenë gjithmonë argument, kur e kanë parë punën “pisk”. Të gjithë e kujtojnë vizitën e Berishës në Washington, mesazhet euforike me të cilat ai erdhi nga Shtëpia e Bardhë, dhe pas pak muajsh fjalimin e ish-kreut të SHISH-it  Gazidede në Parlament, (1997)ku arriti të akuzojë direkt SHBA-në  dhe CIA-n, për “nxitjen e trazirave, hapjen e depove, rrëzimin e qeverisjes së PD-së”. Ishte një fjalim jo “pa doganë”, por me bekimin e Berishës, dhe dihet se si vajtën punët më pas me shqiptarët dhe Shqipërinë.Por sikur të mos kishte ndodhur gjë, pas përmbysjes me votë në 1997, Berisha dhe partia e tij kryen sërish një shkelje ligjore  dhe kushtetuese, duke krijuar anarshi, me grushtin e shtetit të Shtatorit 1998. Dhe sërish ishin amerikanët, ata që i vunë “kufirin te thana” asaj partie duke i kujtuar se “pushtet me dhunë nuk njohim”. Pas asaj ngjarje, Berisha nisi të bëhej “amerikan”.Në çdo miting apo dhe aktivitet, tavolinat dhe sheshet (ishte porosi) mbusheshin me flamuj amerikanë. Ç’kishte ndodhur ? Pse pas sulmeve ishte kthyer “pllaka” dhe PD-ja ishte bërë “pro-amerikane” ? Natyrisht sepse Berisha synonte pushtetin. Vërtetë kujtoi se amerikanët e besuan se ishte i tillë ? Mjafton të kemi parasysh se “laku” nisi të mblidhej dalëngadalë, pa e kuptuar as vetë Berisha, derisa erdhi…”non-grata”. Por le të kthehemi te Basha, produkti  politik i Berishës. Edhe ai duke ecur në gjurmët e “babait politik”, në shumë raste ka qenë më tepër lindor, “pro-rus” se “pro-amerikan”, më tepër ka qenë ekstremist i majtë se demokrat apo i djathtë. Spastrimi i partisë, bojkoti parlamentar, “djegia” e mandateve, sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve të BE-së, dhuna me molotov ndaj institucioneve (duke injoruar këshillat e SHBA), dosja me afera korruptive të mbyllura nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të larguar nga Vetting-u, lobingu me para ruse, kthimi i partisë në ishull të izoluar, dhe shumë skandale të tjera, duket se nuk janë shembuj të mirë, për ti thënë  demokratëve dhe shqiptarëve se “tani  unë jam pro-amerikan i thekur”. Kaq nuk mjafton, edhe sikur ta përjashtosh nga partia ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e saj, sepse në rast se nuk  ke bërë  kontrollin e vehtes, për të hapur debatin e madh brënda partisë, atëhere duhet të bindesh se je duke u kontrolluar nga të tjerët. E keqja më e madhe është, se ashtu si Berisha, edhe Lulzimi, kanë besuar deri në fund, se mund të luajnë me amerikanët siç kanë luajtur me partinë, se mund të mashtrojnë amerikanët siç kanë bërë me anëtarësinë, dhe nuk kanë parashikuar kurrë se dredhia nuk  zgjat pafundësisht,  apo “rruga e ngushtë  gjithmonë të nxjerr në rrugën e madhe”.

Next Post
LIVE! Rama hap mbledhjen e Asamblesë, pritet shpallja e kabinetit të ri qeveritar

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Rama: Në botë ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In