• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është virusi Zoti ynë?

by Frrok Çupi
10/04/2020 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Për nga gjasat e tanishme, duket se herë është zot e herë pak më shumë se ‘zot’. Zotave njeriu u ka caktuar nga një fron, edhe ky virus- njësoj si Zeusi- e ka Olimpin e vet; sytë e shtatë miliardëve u janë drejtuar Kinës . Për nga vetmia e përkorë e zotave, kësaj here Dita e Pashkëve u vendos në tempullin të vetmisë, pa besimtarë.

Strategët e luftës kundër Virusit i kanë bërë një favor kësaj krijese mitike; duke dashur ta izolojnë- në fakt kanë mbyllur në shtëpi virusin të vetëm me njeriun. Virusi, njësoj si Zoti, nuk gjendet në rrugë, as në park, as në ajër (siç edhe deklarojnë qeveritë), atëherë ka hyrë në shtëpi.

… Për nga besimi se ‘ky zot’ do ta bëjë botën më të mirë- edhe kjo ide është krijuar si një Apollo; sapo zoti i mirë të kalojë këndej do t’i sjellë njerëzimit atë që i mungon në palcë: Të vërtetën profetike dhe drejtësinë, muzikën, shërimin përmes rrezeve të diellit. Njerëzit kanë nisur të dridhen nga frika se pas ‘zotit virus’ do të mbijetojnë apo shtohen mëkatet dhe padrejtësia. Sapo kishin nisur shpresën në Drejtësinë e re, por tani vallë a do të kemi drejtësi? Reforma ka stopuar, Venecia bën lajka alias-evopiane herë me viktimat e herë me presidentin. Prokurorët e rinj që kanë frikë nga virusi, vallë sa trima do të jenë për të luftuar krimin? Kryeministri që mbante shpatën e Demokleut të Reformës në Drejtësi- duket se po qullet nën qurravitjet e gota-rakive dhe të opozitës. Njerëzit kishin nisur të besonin se ‘katallanët’ që grabitën pasurinë- mund ta kthenin ku e kishin marrë- në popull. Patën nisur të besonin te Amerika. A vallë do të tradhtojë ‘Apolo’ dhe do t’i bashkojë prapë drejtësinë me padrejtësinë? Virusi është zoti i keq që mund të kthejë lumenjtë e jo më drejtësinë.

Për nga shpresa- Virusi do të ndërtojë disa balanca, si zoti Hermes. Hermes është quajtur zot i tranzicionit dhe i kufijve; ky ‘zoti virus’ nuk do të na lejojë të kthehemi në tragjeditë tona, apo do të hapë rrugët për në atë ferr?. Përnatë dëgjojmë se janë fshehur kufomat në disa tunele, ’ta dini ju sa kufoma’ janë, njëqind fish i atyre që shikoni (!). Këtë po thonë. Njeriu nuk ka si të jetë aq i zi sa t’i shpikë këta numra kufomash, por me siguri është ëndrra e keqe e njeriut që i ka parë një herë skenat makabre. Janë parë në vitin 1997, janë parë në burgjet e diktaturës… Këta që i shtijnë njeriut frikën në zemër, duan që përmes zotit të Frikës, ta marrin edhe një herë fatin e kombit në dorë…, dhe atëherë zoti nuk i ngjan më as Hermesit e asnjë zoti tjetër të mirë.

Se çfarë do të ndodhë me dhe pas Virusit, asnjë zot nuk e di. Njerëzit më me shpresë po mendojnë se virusi ‘do t’i qërojë’ banditët në politikë, perversët në rrugë e në media, vrasësit në pusi dhe në familje. Në fakt në mediat e botës po qarkullojnë paradigma se para kësaj tragjedie botërore njeriu do të bëhet më i mirë; por kush është i sigurt. Ka edhe një hendek tjetër vlere në këtë çmim: Prej 30 vjetësh që u radhitën pas 45 të tjerëve…, njerëzit kanë pranuar dhunën, padrejtësinë dhe grabitjen.., vallë te virusi molekular i paska mbështetur kombi shpresat për ndryshim!? Kjo është aq tragjike sa ke frikë ta mendosh.

Jeta jonë, me këtë rast, ka ndryshuar- kjo është e vërteta.

Por asnjë zot, që prej Zeusit, nuk mund të thotë se në ç’rrugë. Deri tani, që prej fillimit të marsit, shumëkush ka kuptuar se jeta në vetmi nuk është fundi i botës- përkundrazi është ajo që në Britani po e quajnë “Arti i vetmisë’. Ndoshta mund të shtohet me të tjerë shtresa intelektuale, se që të rrënohet më shumë- kjo është e pa mundur. Ndoshta nuk do të ketë më nevojë për votime, edhe për disa vite- të paktën. Ata që iu bindën qeverisë, ata u mblodhën në shtëpi kinse kundër virusit- por në fakt këta janë që do të votonin ‘pro’. Atëherë pse të votohet, për ata që nuk luajtën veshin as veshën një bluzë të bardhë; dhe që nuk i ndoqi njeri as në show? Ndoshta do ta çmojmë punën dhe frytet që prodhojmë vetë, se kush pret të na vijnë mollët nga Maqedonia? Ndoshta që këtu nuk do të akuzojmë më të huajt për dështimet tona, siç akuzuam Amerikën në mars ’97. Edhe shqiptarë në Kosovë sot po luftojnë Amerikën, por ditën e fundit nuk do të jetë kështu. Ndoshta po riformatohet Evropa ku bëjmë pjesë dhe, në vend të globalizmit (që më shumë është ajër i padukshëm si virusi), do të kemi shtete kombe…

Asnjë zot nuk e di saktësisht çfarë.

Sidoqoftë, jemi kthyer në epokën e ‘nominimit’ prej njeriut të disa zotave dhe nuk do të besojmë vetëm njërin prej tyre. Athina kishte dhjetë, ndërsa Kina i origjinës së virusit- dyqind. Me sa duket ne do të vazhdojmë të jetojmë bashkë me virusin për një kohë të gjatë, domethënë me ‘regjimin e Covid’.

Next Post
Parashikoi koronavirusin 5 vjet më parë, Bill Gates: Pandemi virale mund të kemi çdo 20 vjet

Parashikoi koronavirusin 5 vjet më parë, Bill Gates: Pandemi virale mund të kemi çdo 20 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

December 6, 2025
I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

December 6, 2025
Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

December 6, 2025
Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

December 6, 2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

December 6, 2025
“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

December 6, 2025
Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

December 6, 2025
Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

December 6, 2025
Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In