• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është vështirësuar kauza e Opozitës në Kosovë?

by Ben Andoni
07/03/2016 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se një viti të gjithë e dinin në Kosovë, por edhe e parandienin nga hapat e faktorit ndërkombëtar se Hashim Thaçi do të ishte president. Edhe kur ky i fundit bëri gabime fatale, si ai i pak javëve më parë kur i ofendoi protestuesit, duket se Opozita nuk diti të përftonte. Dhe, megjithë çfarë u tha kundër tij, ai është president. Nga ana e tij, z. Thaçi, një nga politikanët më të sprovuar të Kosovës, diti të shfrytëzonte të gjithë situatën për zgjedhjen e tij. Edhe pse nga koalicioni në fuqi pati shpesh individë që u shprehën hapur kundër dhe më shumë nga baza e LDK-së, duket se opozita i shmangu si faktorë dhe në vend të kësaj përdori gjuhën e të fortit. Gazi lotsjellës dhe të sharat, treguan se jo vetëm nuk bënë punë, por edhe e prishi jo pak kauzën. Për hir të së vërtetës, ato nuk ia dalin dot në Kosovë, por mund të mësohet dhe nga Shqipëria, ku ofendimi i kundërshtarit edhe pse arrin deri në shkallët më të larta, nuk po sjell rezultat. Me pak fjalë, nëse shteti është i kapur si në Kosovë, por edhe në Shqipëri, kjo lloj lufte duket e tepërt. Fjalën duhet ta ketë zgjuarsia.

Nuk ndodh kështu dhe për fat të keq është ajo që të gjithë e ndjejnë por e artikulojnë me zor: PDK-ja dhe LDK-ja e kanë pushtuar të gjithë jetën e Kosovës dhe ende e kanë të shtruar udhën për të zgjatur jetën në qeverisjen e Kosovës. Është kaq i fortë ky sens tek njerëzit, saqë të mos harrojmë se pati pak përshtypje me atë që u ndodhi deputetëve kosovarë të Opozitës, kur Thaçi u zgjodh si president. Tek e fundit, ata do jenë sërish në pushtet.

Ajo që duam të theksojmë dhe del edhe si refleksion i jetës shqiptare në përgjithësi është e thjeshtë: a ka ardhur koha të bëjmë jetë normale parlamentare?! Në këtë rast, a do mundej në radhët e LDK-së të gjendeshin njerëz të vendosur , që të mos ishin për Thaçin dhe ta pengonin kuorumin ose më e mira akoma të arrihej për një president konsensual dhe me forcat në fuqi? Cili e njeh situatën e Kosovës mund të thotë se ky është naivitet i thellë, por cili kupton lojërat e politikës e di shumë mirë se kjo ka qenë e mundur. Edhe pse kushdo e kupton se është luajtur nga krerë edhe me kartën e zgjedhjeve të parakohshme dhe deputetët e LDK-së mund të cedonin për shkak të kërcënimeve që do u bënin për mospërfshirje në listat e të ardhmes.

Deri më sot, kauzat e Opozitës së Kosovës, kanë marrë një udhë. Falë vendosmërisë së firmave popullore, Opozita diti të tregojë se Demarkacionin dhe Asosacionin t’i bëjë faktorë dhe t’i kundërshtojë institucionalisht, por e humbi betejën më të madhe të ditës, atë që lidhej me emërimin e Thaçit. Që nga ana e tij diti të mësojë nga vetë politika e Kosovës dhe gabimet e paraardhësve të tij, kur votat e partive miksoheshin, paçka se nuk i kursenin fajësimet ndaj njëra-tjetrës.

Ndaj Opozita kosovare ka ardhur koha të qartësojë kauzën e të ardhmes dhe të jetë më politike edhe pse përballë ka një qeveri krejt të shurdhët që mesa duket po e mban në fuqi vetëm mos gjetja e një udhe për ta hedhur poshtë. AAK po bën një kthesë interesante me lëshimin e mandateve. Mund të vazhdojë dhe nga të tjerët. Dhe, mbase s’është vonë, por Opozita duhet të vazhdojë atë që nisi realisht më 17 Shkurt, kundërshtimin e kulturuar të një qeverie që nuk bën më për të ardhmen e Kosovës për të mos thënë e pengon seriozisht atë. Dhe janë të gjitha mundësitë për t’a larguar institucionalisht qeverinë Mustafa… në mënyrë demokratike.

Next Post

Çeshtje "zhurme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In