Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko e ka pyetur Arben Krajën se shpallja non grata a është një indice për të nisur hetim. Kraja tha se nuk mund të përgjgjet pasi ligji u ndalon të komentojnë vendimet e institucioneve të tjera, kombëtare apo ndërkombëtare.
“Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?”, e pyeti Majko.
“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme”, u përgjigj ai.
g.kosovari