• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A është mposhtur ISIS?

by A R
11/09/2019 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para 5 viteve, Shtetet e Bashkuara njoftuan krijimin e Koalicionit Global për luftimin e organizatës terroriste ISIS. Ish të dërguarit e posaçëm presidencial në këtë organizatë, Jonhn Allen dhe Brett McGurk, ndanë përvojën e tyre në një tubim të organizuar nga instituti Brookings. Sipas tyre, lufta kundër ISIS-it nuk ka përfunduar.

John Allen, gjeneral në pension, ka qënë i dërguar i posaçëm presidencial në Koalicionin Global për të luftuar ISIS-in në periudhën 2014-2015. Shteti Islamik, thotë ai është një organizatë tepër e rrezikshme, e paprecedentë në të kalurën.

“Na është dashur të izolojmë rajonin për të penguar ardhjen e luftëtarëve të huaj. Nuk kemi parë një numër më të madh luftëtarësh të huaj që i janë bashkuar konflikteve të mëparshëm. Kjo erdhi si rezultat i shpalljes së kalifatit që krijoi një motiv fetar shpirtëror për njerëzit. Pastaj janë financat. Nuk kemi pasur ndonjëherë një organizatë terroriste si kjo, që është në gjendje të sigurojë burimet e veta në shumë mënyra. Sfidë ishte edhe luftimi i gjuhës ekstremiste të Shtetit Islamik. Pastaj vinte faza e krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm për banorët e zonave të çliruara”, tha John Allen, aktualisht drejtor i institutit Brookings.

Realizimi i këtyre synimeve, shkaktoi shumë vdekje, thotë Brett McGurk, po ashtu ish-përfaqësues i posaçëm në koalicionin global kundër ISIS.

“18 ushtarë amerikanë kanë vdekur në fushëbetejë. Por humbjet në forcat siriane dhe irakiane janë me dhjetëra mijëra. Beteja e Mosulit, ishte ndër më të mëdhatë. Nuk kemi parë diçka si ajo që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk duhet të harrojmë që kjo ishte luftë e tmerrshme, që ende nuk ka mbaruar dhe duhet ta vëzhgojmë me kujdes”, tha Brett McGurk ish përfaqësues i posaçëm presidencial në Koalicionin Global kundër ISIS-it.

Prania e mijëra luftëtarëve të huaj në zonën e konfliktit, është sfidë për popullin e çliruar dhe një vend që po mundohet të rimëkëmbet.

“Ky është moment për udhëheqjen amerikane të inkurajojë ato shtete që kanë luftëtarë të huaj që janë ende në Siri, t’i marrin ata mbrapsht dhe t’i vendosin nëpër programe rehabilitimi ose t’i mbajnë të arrestuar. SHBA duhet të mundohet të bindë anëtarët e koalicionit t’i marrin shtetasit e vet, që të largohet barra që egziston në Siri”, tha John Allen, Drejtor i Institutit Brookings.

Rreziku që këta persona paraqesin për vendet e tyre, mund të parandalohet nëse shtetet vazhdojnë bashkëpunimin, thotë zoti McGruk.

“Infrastruktura e shkëmbimit të informacioneve që kemi ngritur dhe që ekziston ende, mendoj se është arsyeja pse sulme si ato të Parisit në vitin 2015 nuk janë përsëritur më”, thotë Brett McGurk.

Koalicioni Global për luftimin e ISIS u ngrit më 10 Shtator të vitit 2014. Nga ajo kohë Shteti Islamik ka humbur pothuajse tërë territorin që e kontrollonte dikur. /VOA/

Next Post
FOTO / “Nuk është lehtë të vdesësh”, këngëtarja shqiptare përfundon në spital

FOTO / "Nuk është lehtë të vdesësh", këngëtarja shqiptare përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In