Krimineli i njohur kosovar, pjesë e ISIS-it, nuk ka vdekur. Muhaxheri, nga Kaçaniku i Kosovës, ka shkaktuar bujë në korrik të vitit të kaluar, me postimin e disa fotografive të tij në rrjetin social Facebook, ku shihej duke i hequr kokën një njeriu. Edhe pse thuhet se ka vdekur dëshmi të reja kanë nxitur spekulimet se militanti mund të jetë gjallë raporton Evropa e Lirë.
Një video shqetësuese, e shpërndarë më 21 maj 2015 nga një grup i fshehtë aktivistësh sirianë që veten e quajnë “Raqqa Is Being Slaughtered Silently”, [RSS], Muhaxheri duket duke e vrarë një sirian me raketë anti-tank [RPG]. Aktivisti Abu Mohammed nga “RSS” i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk e di saktësisht kur ka ndodhur vrasja që shfaqet në video, por ai beson të jetë e kohëve të fundit.
Abu Mohammed thotë se e ka marrë videon nga një kontakt i tij në Deir al-Zor, 450 km në verilindje të kryeqytetit të Sirisë, Damask.









