• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Evi Kokalari kandidate e Berishës për PD, apo një diversion i radhës?

by Alfred Lela
27/09/2021 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Lela

Evi Kokalari është një shqiptaro-amerikane që mbështetet, sa te çka ajo projekton si lavdi të mbiemrit, ashtu edhe te forca për të thënë gjithçka mendon pa drojë. Kush e njeh skenën mediatike amerikane ndoshta do të pajtohej se Kokalari është njëfarë Ann Coulter-i. Pjesë e një urdhri grash që thonë gjëra më të forta se mund të thonin burrat, në mjedise të politikës dhe medias të zotëruara nga burrat.

Evi Kokalari është mbështetëse e zjarrtë e ish-presidentit amerikan, një farë që George Will, një mendimtar i së djathtës konservatore, i quan trumpkins (pak a shumë ‘kungujt  e Trumpit’ duke bashkuar fjalët trump me pumpkin -kungull). Ashtu si Trump (sigurisht në përmasa shumë më të vogla), ajo punon në real estate (pasuri të patundshme) në New York, dhe ashtu si ish-Presidenti ajo beson se të qenit politikisht korrekt është e mbivlerësuar.

Kokalari ka lidhjet e saj në qarqet Republikane, siç duket edhe nga fotot me Trump, Rick Grenell e të tjerë. Gjasat janë që Trump të bëjë një rikthim në garën e 2024, bazuar edhe te milionat e votave që mori në përballjen e fundit me trump, por edhe te gjasat që Republikanët të mos kenë prodhuar deri atëherë një kandidat të fortë për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Nëse kontekstet rrinë kështu, zonja Kokalari bëhet një aset për të djathtën shqiptare, e cila nuk ka arritur të shkëlqejë në marrdhëniet me amerikanët që në vitet e largëta fillim ’90, para se mes Berishës dhe Washington-it të futej arrestimi i të katërve, eksponentëve të pakicës greke në Shqipëri. Qprej atëherë marrdhëniet mes PD dhe administratave amerikane kanë qenë të pastabilizuara (siç mund të tregohet nga përplasjet, e hapura ose me nëntekst, mes ambasadorëve të njëpasnjëshëm amerikanë në Tiranë). Me ardhjen e Bashës në krye të PD, kryesisht prej pazotësisë së këtij të fundit për të qenë the man-in-charge ato kanë hasur një pikë në abys.

Edhe ringrohja amerikane me PD, me anë të deklaratave të Ambasadores Kim në favor të Bashës dhe ‘mezipritjes për të festuar ardhjen sërish në pushtet të demokratëve’, janë një lule artificiale e hedhur me zor në kopshtin politik, vetëm si kundrapeshë ndaj rikthimit të acartë të Sali Berishës në politikë aktive.

Pasë thënë këto, shfaqja e Evi Kokalarit, një shqiptaro-amerikane, e cila pati një takim me Ambasadoren Kim, në Foltoren e Berishës në Vlorë zgjon disa pandehma politike.

A e ka diversion Breisha, apo është një propozim paraprak i tij për ta patur si kandidate në garën e mundshme për kreun e PD?

Dua të merrem me këtë të dytën, sepse vetëm një lëvizje e tillë ka implikime politike interesante.

Në rast se ky është synimi, shqiptaro-amerikanja do të ishte një operacion i hollë në komunikim politik në favor të PD. Së pari, se është një grua, së dyti se është amerikane me origjinë shqiptare dhe, bashkë me këtë, e angazhuaar në qarqet Republikane atje. Jo vetëm kaq: edhe amerikanët e anës tjetër, Demokratët, do ta gjenin më lehtë gjuhën me dikë që flet ‘zhargonin’ e tyre. Në planin e brendshëm, Kokalari, duke qenë kaq trumpiste në komunikim, do të gjente një miratim të menjëhershëm ndër demokratët. Ajo do të bëhej shpejt edhe kandidatja e të tjerëve, që ankohen për një proces politike të marrë peng nga Rama, dhe mungesën e një counterpart-i të tij.

Kokalari do të luante në fushën e Ramës, sigurisht jo me elokuencën, por me abrazivitetin e këtij të fundit.

Shkurt, Evi Kokalari do të qe një gjetje e operacionit të Berishës për hakmarrje politike. Me një rrezik, gjithsesi. Gjasat janë që Kokalari,  ‘e amerikanizuar’ mjaftueshëm, do të konfliktohej shpejt me promovuesin e saj, Berishën, pa pritur një dekadë si Basha, me frikë në zemër, derikur u desh ‘afrimi i flotës së 6 amerikane’ në Adriatik.

Nëse kërkon hakmarrje, rruga e sigurt drejt saj për Berishën kalon përmes një trumpkin.

Next Post
FOTOT/ Fjolla Morina ndahet nga Fisnik Syla? Vjen reagimi i parë nga këngëtarja

FOTOT/ Fjolla Morina ndahet nga Fisnik Syla? Vjen reagimi i parë nga këngëtarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

February 4, 2026
Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In