• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A është e realizueshme ideja e Aleancës së Demokracive?

by Java News
20/02/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jamie Shea, Friends of Europe

Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së përurimit në detyrë,presidenti amerikan Joe Biden, nuk u ndal shumë mbi politikën e jashtme. Por kur e bëri këtë, mesazhi i tij kryesor ishte se Shtetet e Bashkuara do të “rindërtojnë aleancat e saj”.

Kjo frazë ka ringjallur debatin në të dyja anët e Atlantikut, nëse ky është momenti i duhur për të ndërtuar një aleancë globale të demokracive. Gjithsesi, ideja nuk është e re. Kur po themelohej NATO në fund të viteve 1940, shumë intelektualë në të dyja anët e Atlantikut shpresonin që aleanca të evoluonte përtej një pakti të përbashkët mbrojtës, dhe drejt një komuniteti të vërtetë politik transatlantik.

Kanadaja futi në traktatin e NATO-s Nenin 3, që parashikon bashkëpunim ekonomik midis vendeve anëtare, ndërsa Neni 4 lejoi konsultimet për çdo çështje të sigurisë përtej kërcënimit të menjëhershëm (por kalimtar) që vinte nga Bashkimi Sovjetik.

E megjithatë NATO mbeti kryesisht një pakt për mbrojtjen. Por ideja e një aleance të demokracive, që përfshinte jo vetëm bashkëpunimin në mbrojtje, por edhe bashkëpunimin  ekonomik, respektimin e të drejtave të njeriut, bashkëpunimin në diplomaci dhe promovimin e demokracisë, nuk vdiq kurrë.

Presidentët amerikanë u përpoqën të ndërtonin koalicione të reja të demokracive gjatë fushatave të tyre ushtarake. Pas Luftës së Gjirit në vitin 1991, presidentit George H.W. Bush shpalli një “Rend të Ri Botëror”, dhe më vonë djali i tij, George W. Bush,reagoi ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke shpallur një Luftë Globale kundër Terrorizmit, dhe duke i detyruar partnerët e SHBA-së të bëhen pjesë e saj duke deklaruar:“Jeni me ne ose me terroristët!”.

Sigurisht, gjatë 4 viteve të fundit të administratës Trump, ideja e një aleance të demokracive, doli plotësisht jashtë radarit. Qasja“Amerika e Para” e Trump nuk kishte asnjë dëshirë të bashkëpunonte me aleatët, përveç për të hequr barrën financiare nga supet e SHBA-së.

Nuk pati asnjë koordinim për luftën ndaj pandemisë së Covid-19 apo për blerjen e vaksinave.

Madje,BE-ja u përshkrua si një “armik”, dhe vitet e presidencës Trump sollën më shumë një rritje të tarifave transatlantike dhe barrierave tregtare sesa heqjen e tyre. Është e qartë, që nëse do të jetë e mundur në distancë një aleancë globale e demokracive, marrëdhënia SHBA-BE duhet të jetë magneti kryesor që t’i tërheqë të gjitha qeveritë e tjera që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime.

Administrata Biden ka shpallur synimin e saj për të thirrur një takim të nivelit të lartë të demokracive në SHBA, edhe pse axhenda mbetet ende e paqartë. Gjithsesi, disa analistë në SHBA kanë sugjeruar që administrata të përqendrohet para së gjithash në rregullimin e demokracisë amerikane, përpara se sa ajo të fillojë të promovojë demokracinë nëpër botë.

Nëse kjo ide do të jetë e realizueshme, ne mund të identifikojmë se çfarë duhet të ndodhë që kjo nismë të ketë sukses. Së pari, një aleancë e demokracive, duhet të ndërtohet duke pasur në themel marrëdhënien Amerika e Veriut-BE.

Edhe Britani e Madhe, pavarësisht pëlqimit të saj ndaj SHBA-së dhe neverisë që ka ndaj BE-së pas Brexit, duhet ta gjejë vendin e saj në një sipërmarrje të tillë. Londra duhet të ndërtojë narrativën e saj të “Britanisë Globale”, duke pasur në fokus forcimin e rendit demokratik liberal dhe Perëndimin në përgjithësi.

Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ndahen nga BE demokracitë anglo-saksone. Nga kjo do të përfitonin vetëm Kina dhe Rusia. Është inkurajues fakti që NATO po e zgjidh problemin e ndarjes së barrës midis anëtarëve, por boshti transatlantik i një aleance të demokracive, nuk mund të ndërtohet vetëm në NATO.

Duhet një bashkëpunim më i thellë ekonomik midis SHBA-së dhe BE-së, së bashku me veprime më të koordinuara mbi sfidat globale si pandemitë, ndryshimi i klimës, procesi i paqes në Lindjen e Mesme, qasja ndaj Kinës dhe marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit.

Tashmë në tryezë ka ide të mira. Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Jashtëm i BE-së kanë hartuar disa propozime. Duket e pamundur që të ringjallet Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve (TTIP). Por ka ende shumë gjëra që mund të bëjnë SHBA dhe BE,për të ripërtërirë marrëdhëniet e tyre tregtare.

Njëra është të ndalohet lufta aktuale tarifore përtej Atlantikut, kur bëhet fjalë për subvencionet e avionëve për Boeing dhe Airbus, edhe nëse ato lejohen nga vendimet e OBT-së. Ndërkohë duhet të anulohen edhe tarifat e tjera amerikane mbi importet e ushqimit dhe verës dhe mallrave luksoze nga vendet e BE-së.

Një fushë kryesore e bashkëpunimit duhet të jetë ndarja e të dhënave. Të dhënat janë monedha ekonomike dhe sociale e shekullit XXI, dhe paaftësia e SHBA-së dhe Evropës për të rënë dakord mbi standardet e përbashkëta për transmetimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e tyre, i jep Kinës hapësirë për të imponuar standardet e saj në fusha të tilla si teknologjia 5G dhe shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale, edhe brenda organeve ndërkombëtare siç është Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit i OKB.

Së dyti, një aleancë e demokracive, duhet të ndërtohet mbi një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla efektive si për shembull në Organizatën Botërore të Tregtisë. Gjithashtu, një aleancë e demokracive duhet të dëshmojë rëndësinë e saj për pjesën tjetër të botës duke përparuar në një çështje kryesore globale.

Shpërndarja aktive që Kina po i bën vaksinave të saj Sinopharm dhe Sinovax në Evropë dhe vendet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, e ka mundur ndoshta Perëndimin në garën se kush do të jetë përcaktues në dhënien fund të pandemisë së Covid-19.

Por ndryshimi i klimës mbetet një garë e hapur se kush do të diktojë zhvillimet. Samiti i Klimës në Gllasgou në vjeshtë të këtij viti, shihet nga shumë ekspertë si momenti vendimtar për të përcaktuar nëse komuniteti global do të arrijë ta mbajë ngrohjen nën 2 °C mbi nivelet para-industriale.

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar përsëri Marrëveshjes së Klimës së Parisit, dhe kanë emëruar John Kerry si të dërguarin e saj special për çështjet e klimës. Ekziston nevoja që Glasgou të ketë një sukses dhe të sjelle angazhime kombëtare më ambicioze, specifike dhe detyruese të mbështetura nga një ndarje më e drejtë e barrës.

Suksesi i çdo aleance fillestare të demokracive do të varet nga aftësia e SHBA-së për të pasur një strategji të ekuilibruar ndaj Kinës. Çfarë mund të presim? Sigurisht, më shumë konkurrencë të shtuar. Më shumë presion për respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe më shumë shkelje të normave ndërkombëtare.

Pavarësisht nëse një aleancë e demokracive do të arrijë të ndërtohet apo jo, është mirë që demokracitë globale të bisedojnë dhe të punojnë së bashku, pas ngricës së përhershme të viteve të presidencës Trump. Edhe nëse objektivi madhor i ringjalljes së demokracisë liberale nuk realizohet, përparimi real në tregti, forcimi i multilateralizmit, zgjidhja e konflikteve rajonale dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike,janë gjithmonë të mirëpritura. /Përktheu: Alket Goce-abcnews

*Marrë me shkurtime **Shënim:Jamie Shea, bashkëpunëtor për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen në think-tankun ”Friend of Europe”. Ai ka qenë zëvendësndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Next Post
LSI prezanton programin/ Kryemadhi: Punësimi dhe ekonomia janë në fokusin tonë. Kemi rënë dakord me PD-në për taksën e sheshtë 9%

Largimet nga LSI/ Nuk "zhgënjen" Kryemadhi: Ne i kemi përjashtuar vetë këta persona!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In