A është e dobishme të vishni sutjena?
Shumë vite pas një hulumtimi të bërë në Francë ku thuhej se veshja e të brendëshme nuk është dhe aq e dobishme për femrat, i njëjti studim i bërë në vitet e fundit doli në po të njëjtin konkluzion.
Profesor Jean Denis Rouillon, nga Universiteti “Franche Comte” në Besancon, Francë, rikonfirmoi se sutjenat defininivisht nuk ofrojnë përfitime, përkundrazi ato mund të shkaktojnë dëmtime të gjoksit. Këto konkluzione janë bazuar në studimet e kryera brenda një periudhe 15 vjeçare.
Gjatë kësaj periudhe ekipi i hulumtuesve kanë bërë studime në rrethin e disa grave që kishin rënë dakord për studimin. Femrat ishin nga mosha 3035 vjeç. Gjatë fazave të para të studimit u vu re femrat që nuk vishnin fare sutjena kishin gjoks më të fortë dhe pa strija, në ndryshim me femrat e tjera që vishnin. Sipas studimit thuhej se nuk kanë lidhje sutjenat me mbajtjen e gjaksit të ngritur dhe në mënyrën e duhur, janë muskujt që e kryejnë këtë funksion dhe pikërisht këta muskuj ruajnë qëndrueshmërinë e gjoksit.
Megjithëse në shumicën e femrave që ishin pjesë e studimit nuk u vu re asnjë shqetësin edhe nëse mbanin sutjena, ajo çfarë u vu re ishte se femrat që i mbanin sutjenat shumë të shtrenguara dhe në masë më të vogël se madhësia e gjoksit të tyre kishin probleme me zemrën, kancer gjiri etj. Ajo çfarë sugjeruan hulumtuesit ishte që femrat duhet të flinin pa këto të brendshme natën dhe ditën të mbanin sutjena me madhësinë e duhur dhe mos t’i shtrëngonin ato.