• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është Berisha përgjegjësi për situatën në PD? Topalli: Jo, janë ata që mbështetën Bashën me servilizëm

by Java News
16/03/2022 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka analizuar krizën e rëndë në këtë parti duke bërë përgjegjës Lulzim Bashën të cilin e cilëson të larguar praktikisht nga drejtimi i saj. E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Topalli deklaroi se në këtë situatë që ndodhet PD vetëm Sali Berisha mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh.

“Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe pajtojë PD-në”, tha ajo. Lidhur me faktin se Berisha është shpallur non grata nga SHBA dhe nëse ai zgjidhet kryetar SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD, Topalli shprehu bindjen se Berisha nuk ka qenë kurrë i korruptuar dhe se shpreson se vendimi i sekretarit të Shtetit Antony Blinken të hiqet siç ka ndodhur tre muaj më parë me dy ministra në Turqi. Topalli gjithashtu e quajti ndërhyrje në punët e brendshme të PD-së nga ana e ambasadores amerikane Yuri Kim kur deklaroi se për shkak të një individi PD-së i duhet të hante bar. “Në bazën e parimeve të PD-së është SHBA dhe në historinë e saj kjo parti ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA. Tani Basha nuk i duhet më askujt”, tha Topalli.

Ish-numri dy i Partisë Demokratike u pyet nëse Berisha është përgjegjësi numër një që Lulzim Basha jo vetëm u bë kryetar por edhe drejtoi PD-në nga njëra humbje në tjetrën. Topalli e përjashtoi përgjegjësinë e vetme të tij. “Për mua Sali Berisha nuk është përgjegjësi numër një. Përgjegjës janë ata që e kanë mbështetu Bashën me servilizëm dhe me pragmatizëm pa asnjë vlerë. Janë po këta që tani mendojnë që secili prej tyre mund të jetë kryetar i PD”, tha Topalli.

g.kosovari

Next Post
“500 miliardë dollarë dëme”/ Ukraina bën bilancin: Rusia të paguajë restaurimin pas luftës

"500 miliardë dollarë dëme"/ Ukraina bën bilancin: Rusia të paguajë restaurimin pas luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In