• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ekziston e djathta në politikën shqiptare?

by A R
26/10/2020 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse ka afro 30 vjet, që në Shqipëri ka ndodhur realisht ndryshimi sistemit politiko-social, mendoj se duhet të shtrojmë sërish pyetjen, “a ekziston vërtetë e djathta” ? Kjo për vetë faktin sepse, pavarësisht mendimit se e “djathta” duhet të ekzistojë, fakti është se në Shqipëri, e “djathta” nuk është reale,dhe nuk përfaqësohet politikisht nga grupimi i duhur politik.

Qysh në fillim, Sali Berisha, edhe pse u bë kryetar i Partisë Demokratike, tregoi se nuk ka lidhje me të djathtën,qoftë në formë apo dhe përmbajtje, pasi në thelb ai është përfaqësuesi i fundit i një lideri të “fortë” (një ish-komunist) me pak lidhje me ideologjinë e së djathtës. Qysh nga krijimi saj, Partia Demokratike tregoi se ishte e paqartë në politikat e saj, duke pasuar me devijime të dukshme përsa i përket shtresave tradicionalisht të djatha në Shqipëri, ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve.Për fatin e saj të keq, ata që ishin dikur të djathtë realë në Partinë Demokratike, ose janë larguar ose i kanë larguar nga ajo parti dhunshëm. Shqipëria aktualisht po kalon një moment të vështirë parlamentar, (pas djegies së mandateve nga ata që vetëquhen të djathtë) që është diktuar nga mungesa e opozitës në sallë.

Në Partinë Demokratike, e cila shihet akoma si “përfaqësuesja e vetme e së djathtës në Shqipëri”, ka papërgjegjshmëri totale,përballë parimeve të mëdha kushtetuese, si zbatimi i ligjit, vazhdimësia e jetës parlamentare apo dhe pavarësia e pushteteve, duke humbur krejtësisht drejtimin ideologjik ndaj asaj shtrese që ajo pretendon se “përfaqëson”. Historia e tranzicionit politik në Shqipëri, ka treguar se e djathta ka pësuar ndryshime rradikale, që e kanë shndërruar atë thjesht në grupim interesash të ngushta pushteti.Politika shqiptare duhet ta kuptojë njëherë e mirë, se në një sistem demokratik vendi realisht ka nevojë për një të djathtë reale, që të përfaqësojë ideologjikisht atë shtresë. Sot aktualisht është shumë e vështirë të bësh dallimin mes të djathtës reale dhe atyre që pretendojnë se “janë përfaqësuesit politikë” të saj. Mungesa e formimit të tyre profesional dhe konceptet e gabuara që përshfaqin, kanë qenë motivi që ka shoqëruar lidershipin e Partisë Demokratike në gjithë periudhën e fundit, e konstatuar kjo me qëndrimin ndaj shumicës së shqiptarëve, dhunën ndaj institucioneve ligjzbatuese etj. Në politikën shqiptare, akoma ekziston fenomeni i votimit pa sens, ku të djathtët (e konvertuar) votojnë të majtët dhe anasjalltas.

Në botën demokratike, e djathta, beson tek individi, tek vlerat dhe konceptet e tij, ndërkohë që në Shqipëri ajo merret me figurën morale të përfaqësuesve dhe kundërshtarëve politikë të shoqërisë, duke kërkuar “revolucion” për ndryshimin e pushteteve. Por gjëja më thelbësore ku ndahet e “majta dhe e djathta” tek ne, është qëndrimi për pronën, të cilën Partia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, e katandisi në objekt kaosi, dhune dhe mosbindje ndaj ligjit. Por, a ka më vallë ideologji dhe individë të djathtë Partia Demokratike ? Natyrisht që jo, edhe pse nuk është e vështirë për ti dalluar politikanët e saj, që bëjnë sikur nuk kuptojnë se, prej 30 vitesh ata e kanë tradhëtuar shtresën e atyre, që besuan tek premtimet e bujshme, duke u sulur mbi interesa thjesht personale pushteti. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, duke u munduar të luajnë sërish lojën e vjetër, dhe duke shpresuar tek vota e tyre, derisa të kapin majën e pushtetit.

Next Post
“Macron dëshiron të lajë hesapet me…”/ Erdogan reagon ashpër: E sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata

Karikaturat e Profetit Muhamed rrisin tensionet, Erdogan kërkon bllokimin e mallrave franceze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In