• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e zgjidh inteligjenca artificiale çështjen e korrupsionit?

by Namir Lapardhaja
20/09/2025 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja  

Kryeministri Edi Rama ka vijuar t’i përgjigjet kritikave lidhur me krijimin e ‘Diellës’ – ministres së parë të Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike. Ai u shpreh se një praktikë e tillë do të kthehet shumë shpejt në normalitet dhe shtoi se vetëm ata që kanë vetë ndër mend të vjedhin “kanë hall’ se si do të vjedhë Diella”.

Diskutimi lidhur me parandalimin e korrupsionit apo vjedhjes së zgjedhjeve nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale zhvillohet rëndom sot në botë dhe përgjigjja e këtij diskutimi është kompleks, pa pasur një po apo jo përfundimtare.

Dihet se teknologjia dhe sistemet e automatizuara kanë fuqinë të reduktojnë hapësirat për abuzim, duke rritur transparencën e tenderave, duke kufizuar kontaktin direkt mes zyrtarëve dhe biznesit dhe mund të sinjalizojnë e parandalojnë raste të dyshimta në analizimin e të dhënave.
Ka praktika botërore që tregojnë se përdorimin i teknologjisë në këtë drejtim redukton kostot dhe rrit konkurrencën në prokurime.

Pavarësisht kësaj, inteligjenca artificiale është një mjet, jo një aktor i pavarur, sepse, në fund të ditës, edhe përdorimi i saj varet nga njerëzit që do ta programojnë, do ta monitorojnë dhe do të vendosin të dhënat.

Për të luftuar korrupsionin, pikë së pari, ka nevojë për vullnet të fuqishëm politik dhe, nëse një gjë e tillë mungon, i gjithë procesi i teknologjisë mund të kthehet thjesht në një fasadë propagandistike.
Dihet që korrupsioni është gangrenë për çdo pushtet dhe për çdo qeverisjeje dhe, sa më gjatë të qëndrosh në të, aq më shumë je i ekspozuar ndaj tij.

Si përfundim, teknologjia mund të ndihmojë në këtë drejtim, por kurrsesi ajo nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik dhe integritetin institucional.
Ndaj përtej retorikës dhe nevojës për të bërë lajm, përdorimi i teknologjisë dhe aftësia e saj për të luftuar korrupsionin, duhet parë me realizëm, sepse një algoritëm nuk mund të luftojë dot një gjë të paligjshme.

Vetëm një shtet dhe një qeverisje që ka vullnet për ta bërë një betejë të tillë, mund ta fitojë atë luftë. 

 

 

Next Post
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë..”/ Trump reagon për herë të parë: Ja ku jemi!

Presidenti Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë $ për punëtorët e huaj të kualifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In