I pyetur nëse akti i përjashtimit të Berishës ishte vrasje e babait politik, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se ish-kryeministri nuk mbajti fjalën për të mos përfshirë Partinë Demokratike në çështjet e tij me Amerikën.
Basha:
Forcat politike në Amerikë kanë të njejtin qëndrim sa i takon shpalljes non grata të Berishës.
Edhe një herë, vendimin e SHBA nuk e komentoj, ndërsa qëndrimi e zyrtarëve të lartë është dhënia fund e pandëshkueshmërisë, nuk e di se cilit qëndrim i referohet Berisha kur flet per Soros, sepse qëndrimet zyrtare kanë qenë në unison.
Akti juaj a nuk është një vrasje e babait tuaj politik?
Nëse ka një njeri në pozitat e drejtuesit të një partie që respekton pasardhësit kudo në planet ky jam unë, e kam treguar duke shpalosur vlerat konservatore.
Sigurisht duke tejkaluar dhe pjesët negative për të cilat kemi paguar kostot tona, edhe kur bëheshin thirrje publike lincimi për largimin e tij, i kam mbajtur anën dhe kur SHBA bënte presion për largimin e tij nga parlamenti.
Kjo besoj se e shpjegon qartë qendrimin tim, qëndrimet e tij ndryshojnë si e bardha me të zezën, ai më citoi si lideri më i mirë për PD, kandidati më i mirë për kryeministër. Cfarë ndryshoi pas 1 shtatorit?
I kam kërkuar që atë vendim ta merrte vetë, ai nuk i qëndroi premtimit publik për të mos përfshirë PD në marrëdhënien e tij me SHBA,ai madje nisi betejë.
Në momentin që nuk i qëndroi premtimit publik që nuk do përfshinte PD-në dhe grupin parlamentar me SHBA-të, përkundrazi nisi një betejë ku përfshiu plotësisht PD-në.
Sa i përket besprerjes që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë në këto dy muaj nga Sali Berisha. Nuk ka patur kurrë një besë mes meje dhe Sali Berishës për ti rënë me shkelm sakrificave të demokratëve nëse cenohej interesi i njërit apo tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo tjetrit.
Na ka lidhur një tjetër besë, ajo e vlerave euro-atlantike që e coi Shqipërinë në NATO, e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës, besa për interesat e shqiptarëve./m.j











