• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e shkeli vijën e kuqe Lu dhe kush i mungoi apelit të ambasadorëve

by Java News
11/05/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes demokratëve kishte më shumë zëra të ngjashëm me atë të Blushit, por në takim munguan vetëm dy. Njeri prej tyre është Genc Ruli, pavarësisht se deklaroi votën pro reformës.

“Partitë shqiptare kanë shumë mënyra për të shprehur vullnetin për reformën në drejtësi dhe nuk ka nevojë për takime butaforike me ambasadorët”, deklaroi Ruli.

Deputeti tjetër që mungoi në takimin me ambasadorët ishte Sali Berisha. Ish-kryeministri, i cili orienton vendimet e demokratëve për çështje të rëndësishme, zgjodhi të mos ishte dëshmitar, por të ruajë pozicionin e një prej lojtarëve në mungesë.

“Mungesa e zotit Berisha në mbledhje është normale, pasi ai ka takime konstante me ambasadorët për reformën në drejtësi, ndërsa mbledhja është për të njohur deputetët e tjerë të PD-së”, thanë burime të afërta me Berishën.

Në mungesë po luan edhe Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington dhe as ai nuk u bë dëshmitar i betimit amerikan të deputetëve të LSI-së për votimin e reformës.

Ndërsa Jozefina Topalli zgjodhi që të mos e prishë protokollin e takimit, por edhe as imazhin e besnikërisë ndaj Berishës dhe u largua nga takimi me ambasadorët ende pa u mbyllur mbledhja. “Unë kam takime me ambasadorë të tjerë”, tha ajo për mediat.

Por Topalli nuk u largua pa dëgjuar shpjegimin e ambasadorit amerikan për kritikën e saj dhe të kolegëve për vijën e famshme.

“Nuk do të ketë kapërcim të vijës së kuqe. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës. Ne nuk ju japim urdhra. Jemi përgatitur për të qenë konstruktivë”, u shpreh ambasadori Lu.

Konstruktivitetin ambasadorët e përkthejnë, në çdo rast, në një votë pro për reformën në drejtësi. Por a i kanë ambasadorët 94 votat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, nëse partitë nuk gjejnë konsensus?

Nga ajo çfarë u ka thënë me dyer të mbyllura socialistëve dhe demokratëve Donald Lu lë të kuptohet se po. “Të hënën u dha një shenjë e mirë që Partia Demokratike votoi në parim pro reformës. Është shumë e rëndësihme që reforma të mos kalojë vetëm me votat e mazhorancës, por edhe të Partise Demokratike”, tha Lu.

Dhe mes të pathënave dhe të pabërave në publik, tashmë mbetet akoma enigma, jo kur por nëse reforma do të kalojë. Por së paku, tani apeli për mungesat është bërë. tch/ a.k

Next Post

Gjerogjia stërvitje ushtarake me SHBA-në dhe Britaninë, reagon ashpër Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In