• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e shkakton kolesteroli i keq përhapjen e kancerit

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanceri fillon të përhapet në pjesët e tjera të trupit, shërimi i kancerit bëhet shumë më i vështirë dhe kërkues. Studimi i ri, i publikuar në revistën “Cell Reports”, zbulon se kolesteroli i keq (LDL) e luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e kancerit. Deri tek shfaqja e kancerit vjen kur qelizat normale të trupit fillojnë të sillen në mënyrë abnormale, rriten në mënyrë të pakontrolluar, shumohen dhe formojnë tumore. Nëse nuk trajtohet me kohë, qelizat e kancerit shumë shpejt mund të fillojnë të përhapen në pjesë të tjera të trupit, gjë që është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri. Nëse e kuptojmë më mirë përhapjen e kancerit apo metastazën, trajtimi i kancerit do të bëhet shumë më i suksesshëm. Shkencëtarët bëjnë përpjekje të mëdha që ta analizojnë sa më mirë metastazën. Shkencëtarët nga Australia kanë analizuar sjelljen e qelizave të trupit nën ndikimin e kolesterolit të mirë (HDL) dhe të keq (LDL). Rezultatet e analizave laboratorike kanë treguar se qelizat e kancerit përhapen më shpejt në qelizat e shëndetshme të trupit nën ndikimin e kolesterolit të keq (LDL). Ata nuk e dinë shkakun e saktë ende, por kanë zbuluar se kolesteroli i mirë (HDL) nuk shkakton përhapjen e qelizave të kancerit. “Ne besojmë se me një kontrollim më të mirë të niveleve të kolesterolit të keq do të mund të ngadalësohej ose parandalohej përhapja e qelizave të kancerit”, thotë udhëheqësi i studimit, prof. Thomas Greëal. Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë paraprake dhe se duhet kryer vlerësimi nga ekspertë e bashkëpunëtorë të jashtëm. Ata gjithashtu theksojnë se planifikojnë ta vazhdojnë kërkimin për të konstatuar se në ç’mënyrë kolesteroli i keq stimulon qelizat e kancerit që të përhapen.

Next Post

Vdes edhe i mbijetuari i fundit i kampit nazist të Treblinkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In