• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e pa SHBA? A e pa gjyqtarja? A e pa Basha?

by Mero Baze
08/07/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Këto janë tre pyetjet që shoqërojnë përfundimin e protestës së parë, të Berishës së tretë, në krye të PD. Pyetja e parë retorike është: A e pa SHBA? Sidomos a e pa kjo ambasadorja në Tiranë, se me këtë nuk u del e keqja. Natyrisht që e kanë parë dhe janë të kënaqur që protesta nuk përfundoi në dhunë, si kërcënonte Berisha.

Por pyetja në fakt zbulon arsyen dhe motivin kryesor përse u bë protesta. Ajo u bë t’i tregojë SHBA se Sali Berisha ka mbështetës me vete ndaj duhet amnistuar.

Kur SHBA mori vendimin që Sali Berisha është minues i demokracisë dhe bashkë me tre pjesëtarë të familjes është i përfshirë në korrupsion madhor, natyrisht e dinte që Sali Berisha kishte mbështetës. Dhe nuk e ndëshkoi t’i heqë mbështetësit, por që të ndëshkohet. Mbështetësit janë të lirë të shkojnë pas tij deri në varr, ose pas derës së burgut.

Kjo nuk e shqetëson SHBA. Kjo duhet të shqetësojë shoqërinë shqiptare, e cila nuk duhet të përfaqësohet nga një grusht njerëzish të rrjedhur që kanë marrë përsipër t’i japin vendit imazhin e një vendi primitiv, ku një grusht talibanësh duan të shkëmbejnë SHBA, me Sali Berishën.

Pyetja e Berishëve: “A e pa SHBA sheshin?”, tregon arsyen e parë përse u thirr protesta.

Pyetja e dytë më e dendur, e shfaqur dhe në editoriale të portalit të familjes Berisha, është: A e pa gjyqtarja protestën? Dhe më poshtë vazhdojnë të sharat me libër familje për të.

Kur SHBA ndëshkoi Berishën për shantazh ndaj sistemit gjyqësor, kishte parasysh pikërisht këtë gjuhë dhe këto sjellje. Pra meqë një grusht talibanësh shkojnë pas liderit, gjyqtarja duhet të trembet të japë drejtësi, pasi ata mund të dalin prapë në rrugë, ose mund të masakrojnë gjyqtaren. Kjo është një arsye e mjaftueshme për këdo që thotë na sillni dhe një provë për Sali Berishën që shantazhon drejtësinë, për të mbyllur gojën dhe për t’u turpëruar.

Sipas logjikës së Berishëve, drejtësinë nuk e vendos ligji, por rruga. Pra këtu mund të varësesh, siç ka vrarë Sali Berisha, mund të vjedhësh, siç ka vjedhur Sali Berisha, mund t’i vësh zjarrin vendit, siç ja ka vënë Sali Berisha, por po pate njerëz në rrugë nuk të dënon dot njeri.

Pikërisht për këtë arsye Sali Berisha duhet dënuar dhe duhet të vihet para drejtësisë, për të ndarë Shqipërinë nga imazhi i fiseve ku ligjin e bëjnë njerëzit me shtiza bronzi në duar.

Pyetja e tretë pak më e zbehtë është: “A e pa Luli?”. Kjo është thjesht pyetje triumfuese, për të thënë mos të guxojë më t’i afrohet partisë. Edhe kjo është në logjikën e forcës së demonstruar.

Pra e gjithë filozofia e protestës së Berishës shpjegohet nga vetë Berishët pas protestës, të cilët vetë provojnë se qe miting kundër SHBA, kundër drejtësisë dhe kundër Bashës. Ah po. Shpallën dhe armik të tyre Edi Ramën, meqë ai ka deklaruar se nuk do ta takojë kurrë Sali Berishën. Dhe ky i fundit për ta vënë burrninë në vend, e ka shpallur armik, që ta justifikojë mospërfilljen e tij.

Por gjithë mesazhi i protestës është se Sali Berisha vendos me forcën e rrugës dhe ashtu siç deklaroi, s’do njohë më zgjedhje të humbura dhe do ta zbojë Edi Ramën me dhunë.

Natyrisht nuk pret njeri të njohë humbjet e tij, dhe as që i trembet njeri dhunës së tij. Madje dje  zhgënjeu që nuk e provoi sa i vlen lëkura.

E vetmja gjë për të cilën vlejnë deklaratat e tij, është se dëshmojnë vetë pse Sali Berisha është një person “non grata”, familjarisht. Ja për këto që deklaron vetë, që nuk pranon drejtësinë dhe që sillet si bandë që kërkon të rrëzojë demokracinë me dhunë dhe të sfidojë SHBA me një repart taliban.

Mos e lodhni SHBA duke i thënë na sillni dosjen e tij. Zbardhni çfarë ka thënë sot, se i ka provuar të gjitha.

Next Post
“Dubai Porta Potty”/ Dëshmia e re: Sheikët detyrojnë vajzat e mitura të hanë jashtëqitje deveje për 50 mijë dollarë

“Dubai Porta Potty”/ Dëshmia e re: Sheikët detyrojnë vajzat e mitura të hanë jashtëqitje deveje për 50 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In