A e dini sa eshte fitimi qe Cristiano Ronaldo merr nga rrjetet sociale per çdo postim qe ben aty? Plot 250 mije euro. Kjo eshte te pakten shifra qe shtypi italian jep per postimet e Ronaldos ne Twitter, njofton Javanews.
S’ka rendesi se çfare poston, nje foto familjare, nje poze te bere ne pishine apo palester, nje aspekt nga jeta e perditshme apo nje aktivitet diku: futbollisti i famshem i Juventus fiton shuma te majme eurosh nga çdo postim ne rrjetin social. Dhe per ta menaxhuar sa me mire kete aktivitet, tashme me shume peshe ne financat e tij personale, Ronaldo ka punesuar dy dite me pare Marizën, vajzen e prokuratorit te tij sportiv Jorge Mendes, si drejtuese te rrjeteve te tij sociale, shkruan Javanews.