• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

A e dini Hitlerin për t’u ngritur në pushtet e ndihmoi gjyshi i Xhorxh Bushit

by Java News
13/09/2019 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zërat për një lidhje midis dinastisë së njohur politike amerikane, dhe makinerisë naziste së luftës naziste, kanë qarkulluar për dekada. Gjyshi i Xhorxh W.Bush, senatori i ndjerë amerikan Preskot Bush, ishte një drejtor dhe aksioner i kompanive, që përfituan nga përfshirja e tyre në biznese me mbështetësit financiarë të Gjermanisë naziste.

Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivat Kombëtare të SHBA-së, marrëveshjet e tij të biznesit, vazhduan derisa asetet e kompanisë së tij u sekuestruan në vitin 1942, bazuar në Aktin e Tregtisë me Armikun. Ndërsa nuk ka asnjë sugjerim që Preskot Bush të kishte ndonjë simpati ndaj kauzës naziste, dokumentet zbulojnë se kompania për të cilën ai punoi “Brown Brothers Harriman” (BBH), veproi si një bazë amerikane për industrialistin gjerman, Fric Thizen, që financoi fuqimisht Hitlerin në vitet 1930.

Preskot Bush ishte drejtor i bankës UBC me qendër në Nju Jork, që përfaqësonte interesat e Thizen në SHBA. Dhe ai vazhdoi të punonte për këtë bankë, edhe pasi SHBA-ja hyri në Luftën e Dytë Botërore. Thizen zotëronte kompaninë më të madhe të çelikut dhe qymyrit në Gjermani, dhe u pasurua nga përpjekjet e Adolf Hitlerit për të ri-armatosur vendin midis dy luftërave botërore.

Banka amerikane UBC, punoi ekskluzivisht për të, dhe ishte në pronësi edhe të një banke të kontrolluar nga Thizen në Holandë. Më tërheqëse janë lidhjet e gjyshit të ish-presidenti Xhorxh W.Bush me Kompanisë së Konsoliduar të Çelikut (CSSC), me seli në rajonin e Silezisë së pasur me minerale në kufirin gjermano-polak.

Gjatë luftës, kompania shfrytëzoi punën e skllevërve nga kampet e përqendrimit, përfshirë atë të Aushvicit. Pronësia e CSSC ndryshoi disa herë në vitet 1930, por dokumentet nga Arkivi Kombëtar i SHBA-së të deklasifikuara në vitin 2003, e lidhin Preskot Bushin me CSSC. Edhe pse nuk është e qartë, nëse ai dhe UBC ishin ende pjesë e kompanisë kur u sekuestruan në asetet amerikane të Thizen në vitin 1942.

Preskot Bush, ishte themeluesi i dinastisë politike Bush. Ai konsiderohej dikur një kandidat i mundshëm për president. Ashtu si djali i tij, Xhorxh, dhe i nipi Xhorxh Ë Bush, ai studoi në Universitetin e Jeilit. Dhe sërish si pasardhësit e tij, ishte anëtar i shoqërisë studentore të fshehtë dhe me ndikim “Skull & Bones”.

Ai ishte një kapiten artilerie gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe u martua në vitin 1921 me Doroti Uoker, vajzën e Xhorxh Uokerit. Në vitin 1924, vjehrri i tij, një bankier i njohur në Sent Ljuis, e ndihmoi të hapte një biznes në Nju Jork, bashkë me Averil Herriman, djalin e pasur të manjatit të hekurudhave E.H.Harriman.

Një nga punët e para që Uokeri i caktoi Bushit, ishte të menaxhonte bankën UBC. Bush ishte një nga anëtarët themelues të bankës. Ajo u ngrit nga vjehrri i Harriman dhe Bush, për të siguruar paratë e familjes Thizen, familja më e fuqishme industriale në Gjermani. August Thizen, themeluesi i dinastisë kishte qenë një kontributor i madh për vendin gjatë Luftës së Parë Botërore.

Dhe në vitet 1920, ai së bashku me djemtë e tij Fric dhe Hajnrih themeluan një rrjet bankash dhe ndërmarrjesh jashtë shtetit. Kur Fric Thizen trashëgoi perandorinë financiare të të atit në vitin 1926, rimëkëmbja ekonomike e Gjermanisë ishte e dobët. Ai dëgjoi një ditë fjalimin e Adolf Hitlerit, dhe u mahnit. Fric Thizen iu bashkua Partisë Naziste në dhjetorin e vitit 1931, dhe pranoi të mbështesë ngjitjen e Hitlerit në pushtet.

Nga fundi i viteve 1930, “Brown Brothers Harriman”, që pretendonte të ishte banka më e madhe e investimeve private në botë dhe banka tjetër UBC, blenë miliona dollarë në ar, karburant, çelik, qymyr dhe bono thesari nga Gjermania, duke siguruar ngjitjen e Hitlerit në pushtet dhe luftën që ai nisi më pas.

Midis viteve 1931-1933, UBC bleu më shumë se 8 milionë dollarë në ar, nga të cilat 3 milionë dollarë u dërguan jashtë vendit. Në vitin 1941, Thizen u largua nga Gjermania, pasi u konfliktua me Hitlerin, por u kap në Francë, dhe qëndroi në arrest për pjesën e mbetur të luftës.

Në parim nuk kishte asgjë të paligjshme të bëje biznes me Thizen gjatë viteve 1930. Madje shumë nga emrat më të njohur të biznesit amerikan, investuan shumë në rimëkëmbjen ekonomike gjermane. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi kur Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939.

Më 30 korrik 1942, “New York Herald Tribune”, botoi një artikull me titullin “Engjëlli i Hitlerit, ka 3 milion dollarë në Bankën Amerikane”. Blerjet e mëdha të arit nga UBC-ja e drejtuar nga Preskot Bush, kishin ngritur dyshime se banka ishte në të vërtetë një “fole sekrete” për paratë e Thizen dhe simpatizantët e tjerë të nazistëve.

Komisioni i Pasurive të Huaja (APC) nisi një hetim. Brenda disa javësh, shefi i departamentit të hetimit në APC, Homer Xhons i rekomandoi qeverisë sekuestrimin e aseteve të bankës. Në fakt asetet e UBC u sekustruan pjesërisht, por iu rrikthyen pas luftës aksionerëve amerikanë.

Disa pretendojnë se Bush e shiti pjesën e tij të aksioneve për 1.5 milionë dollarë – një shumë tepër e madhe në atë kohë – por nuk ka asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim.

Autoritetet nuk ndërmorën asnjë veprim të mëtejshëm, dhe hetimi u ndëpre.

Dy të mbijetuarit nga Holokausti, Kurt Goldstein dhe Peter Gingold, paditën në vitin 2001 qeverinë amerikane dhe familjen Bush, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 40 miliardë dollarësh, sa pretendohet se ishte fitimi nga puna e skllevërve të Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Padia u rrëzua nga gjyqtarja Rozmari Kolier, me arsyetimin se qeveria amerikane nuk mund të mbahet përgjegjëse nën parimin e “sovranitetit të shtetit”. Goldstein dhe Gingold, pretendonin se amerikanët ishin në dijeni për atë që po ndodhte në Aushvic, dhe duhej ta kishin bombarduar kampin.

Dhe në fakt, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt nënshkroi më 22 janar 1944 një dekret, ku i bëhej thirrje qeverisë të merrte të gjitha masat për të shpëtuar hebrenjtë evropianë. Juristët pretendojnë se urdhri u injorua, për shkak të presionit të bërë nga një grup kompanish të mëdha amerikane, përfshirë bankën BBH, ku drejtor ishte pikërisht Preskot Bush. (TTnews) /l.m

Next Post
Zgjedhje në veri, Haradinaj thirrje qytetarëve që të dalin dhe votojnë masivisht

Kërcënoi Ramush Haradinajn në emër të ISIS-it, dënohet me 20 muaj burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

January 22, 2026
Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

January 22, 2026
“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

The Guardian: Merr fund kriza për Groenlandën! Trump “e shiti” si fitore marrëveshjen e kufizuar…

January 22, 2026
Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In