• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e di Presidenti se çfarë ka qenë Aushvici?

by
06/12/2015 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një përvjetor historik është zakonisht momenti kur politika i jep të drejtë vetes, që të ketë më shumë vizibilitet dhe retorikë se zakonisht. Kur përgatitemi të festojmë 25 vjetorin e rënies së komunizmit, klasa politike shqiptare po dëshmon edhe një herë se ka pak shqetësim për ta lexuar drejtë dhe me ftohtësi atë ngjarje që përmbysi diktaturën më të egër në Europë, duke u kapur pas saj për interesa kryesisht të momentit.

Është dëshpëruese të shohësh se edhe kreu i shtetit vijon të bëhet pjesë e këtij koncerti politik. Aq më tepër, duke bërë edhe ndonjë gafë, me krahasimet e pavend që lëshon publikisht. Sot Bujar Nishani u shpreh se kampi i Spaçit ka qenë më i keq se kampi famëkeq i Aushvic-Birkenau në Poloninë e sotme. Një deklaratë që të bën thjesht të qeshësh hidhur, me mungesën e dijenive, në rastin më të mirë, apo me dëshirën për të spekuluar me faktet historike, në rastin më të keq.

Spaçi nuk ka nevojë të krahasohet me askënd, për të kuptuar dramën e rëndë që prodhoi mbi jetët e atyre që vuajtën ferrin në atë vend të humbur. Ai ka qenë simboli i shtypjes dhe egërsisë së një regjimi që burgosi e vrau qytetarët e tij për një fjalë goje. Por ne si shqiptarë në duhet shumë sot edhe integriteti, imazhi dhe statura e njerëzve që na drejtojnë. Na duhet që ata që kemi mbi krye të mos këpusin broçkulla, sepse pastaj bëhemi të gjithë ngapak qesharakë në sytë e botës.

Aushvic-Birkenau është simboli final i të keqes, ashtu siç quhej edhe strategjia e shfatrosjes së hebrenjve “Zgjidhja Finale”. Ky kamp makabër është varri i 1.1 milion hrebrenjve. Një ndër gjashtë hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore (vdiqën 6 milion të tillë), gjetën vdekjen në dhomat e gazit të atij kampi. Një vizitë në atë vend ku tragjedia njerëzore kap maja të pakrahasueshme, të bën të shohësh dhoma të mbushura me flokë, me dhëmbë të shkulur, me këpucë të mbledhura grumbull, me valixhe me mbishkrime njerëzish që ndaheshin me forcë nga njëri-tjetri për të mos u takuar më kurrë. Një vizitë në atë vend zie, të bën të shohësh dhomat e gazit Zyklon B që vrau mbi një milion njerëz të zhveshur nga rrobat e trupit dhe nga dinjiteti me elementar, për t’u djegur më pas në krematoriumet famëkeqe që nxirrnin tym ditë e natë nga oxhakët që ngriheshin nëpër cepat e kampit.

Tragjizmi i Aushvicit nuk e bën më të mirë Spaçin tonë, i cili gjithashtu përdhosi jetën dhe dinjitetin njerëzor në mënyrë brutale. Thjesht e bën të pakrahasueshëm njërin kamp me tjetrin. Ashtu siç e bën të diskutueshme pozitën dhe dituritë e kreut tonë të shtetit.

Të thuash se paskemi pasur në Shqipëri një strukturë edhe më vrastare se Aushvici, nuk bën gjë tjetër, veçse tregon mosnjohje dhe spekullim. Cilado qofshin interesat diametralisht të kundërta mes një klase politike në demokraci, me klasën politike që shërbeu nën regjimin komunist, vendi ynë nuk ka pse të marrë mbi vete, me atë të deklarave të drejtuesve më të lartë të tij, një nam të tillë të zi dhe të pamerituar. Shqipëria nuk ka pse të tregohet e zellshme për të marrë mbi vete një nam që thjesht nuk e ka.

Vendin diktaturës komuniste do t’ja tregojnë faktet, transparenca, hapja e dosjeve të regjimit dhe pastrimi i jetës tonë politike nga remineshencat e diktaturës. Nuk ka pse të artikulojmë gabime groteske si ky i zotit Nishani, thjesht për t’u dukur dhe për të kapur ndonjë titull gazete.

Next Post

FOTO/ Modelja Daisy tregon gjoksin e saj mahnitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In