Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen Tahiri, paraardhësin e tij, ndërsa ai po hetohet nga prokuroria për përfshirje në trafik droge.
Hetimi nisi pas publikimit të disa përgjimeve të grupit krimianl ‘Habilaj’ që përmendin emrin e në bisedat. Xhafaj i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ tha se fakti që Tahiri nuk u arrestua, nuk do të thotë se prokuroria nuk mund të hetojë. Ai tha se hetimi nuk na takon ministrisë së Brendshme, por organeve kompetente.
Ju kanë habitur këto rastësi fatale në aktivitetin e ministrit Tahiri?
Nuk më takon mua të shprehem për këtë çështje për dy arsye: së pari nuk jam oficer i policisë gjyqësore që merrem me çështjen dhe as prokuror që merrem me çështjen. Për më tepër që bëhet fjalë për një person që ka qenë para meje në këtë detyrë të ministrit të Brendshëm. Ajo që duhet të bënim është se përtej një gjykimi politik moral, është i lirë të bëhet. Nuk ka pengesë, por përtej këtij gjykimi, hetimi penal nuk është çështje që na takon ne por organeve që e kanë marrë përsipër.
Sa e ka rrëzuar çështja Tahiri imazhin e qeverisë?
Ndërkohë që çështja është në hetim dhe i takon organeve që e kanë marrë përsipër të çojnë hetimin deri në fund. Është një çështje që nuk mund të them se nuk ka pasur ndikim, nuk mund të them të kundërtën. E para është një çështje nën hetim. Cilidoqoftë, mazhoranca është shumë më tepër se kaq, nuk është një individ. Përgjegjësia në finale është individuale. Ndërkohë që mazhoranca ndërmori veprimin e duhur për këtë çështje.
a.ç