• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të qëndrojë në hotel i karantinuar turisti i infektuar?

by Java News
27/07/2021 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës që kanë një hotel karantine për turistët që ndodh të infektohen me Covid-19 në një shtet të huaj, Shqipëria jo vetëm që nuk e ka një të tillë por hotelet nuk kanë as edhe një protokoll shqiptar se si duhet të veprojnë në këtë rast.

Gazeta “SI” kontaktoi me “Shoqatën e Hotelerisë dhe të Turizmit” e cila u shpreh se në mungesë të një protokolli shqiptar për hotelet se si duhet të veprojnë në një rast të tillë, atyre u mbetet vetëm të ndjekin protokollin zyrtar global që është për të gjithë rrjetin e hotelerive.

Të njëjtën gjë pohoi për Gazetën “SI” edhe Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve ku menaxhimi i situatës mbetej në dorë të stafit të hotelit për sa kohë që nuk ka udhëzime të qarta vetëm për Shqipërinë.

“Deri tani në dijeninë time nuk kemi patur ndonjë rast specifik të një turisti i cili është infektuar dhe është karantinuar në hotel por me aq sa jemi të informuar mbetet në dorën e gjithë secilit hotel të vendosë se si duhet të veprojë me rastin e një turisti të infektuar.

Nuk ka një protokoll të përbashkët shqiptar për të gjithë hotelet për një situatë të tillë.”-citoi për gazetën “SI”, Besnik Vathaj, tur-operator.

Nga ana tjetër, Albana Fico drejtoresha e  ISHP tha se nëse një turist infektohet me Covid-19, duhet të karantinohet menjëherë në hotel dhe sipas saj monitorohet nga mjekët  në hotelin ku qëndron. Ai trajtohet njëlloj si një shtetas shqiptar dhe nëse ka nevojë për trajtim spitalor shpenzimet i mbulon shteti.

Por në “Menaxhimin e Covid-19 në sektorin e akomodimit”, protokolli zyrtar i OBSH-së, theksohet se nuk rekomandohet qëndrimi i turistit të infektuar në hotelin se ku është akomoduar.

Gjithashtu, Gazeta “SI” konfirmoi në komunikim me disa nga hotelet shqiptare që asnjë prej tyre nuk ka një mjek specifik posaçërisht për hotelin dhe se në raste edhe sëmundjesh të zakonshme, turistët apo klientët i drejtohen qendrës shëndetësore përkatëse për secilën zonë.

Ata thonë se nuk kanë asnjë informacion nga autoritetet lokale shëndetësore se si duhet të veprojnë në një rast të tillë dhe disa prej tyre nuk ishin as të informuar që ekzistonte një protokoll botëror.

“Hoteli ynë është i ri dhe ne jemi përpjekur që përgjithësisht të kemi turistë të huaj por nuk kemi asnjë protokoll shqiptar dhe as të huaj se si duhet të veprojmë. Mendoja që është në dorën e turistëve për sa kohë që askush nuk na informoi nëse duhet të marrim masa ne apo autoritet shëdetësore”, tha për Gazetën “SI” përfaqësuesi i “Wait and Sea Hotel”.

Protokolli i OBSH thekson se në mungesë të një hoteli karantine, turisti i infektuar duhet të izolohet i vetëm në një dhomë që mundësisht është larg dhomave të tjera të zakonshme si dhe duhet të ketë edhe një tualet tërësisht personal.

Në shërbim të tij duhet të jetë vetëm një mjek i cili duhet të ndalojë të gjitha vizitat e tjera të familjarëve apo të stafit të hotelit dhe se duhet të jetë i pajisur me veshjen speciale në momentin që ai do të futet në dhomën e tij.

Ndryshe nga Albana Fico, protokolli zyrtar i OBSH thekson që stafi i hotelit nuk ka tagrin e duhur që të detyrojë turistët e infektuar të karantinohen në dhomë ose të mos lejojnë vizitat e të afërmve për ta. Kjo gjë mbetet tërësisht në zgjedhjen personale të turistit dhe të autoriteteve shëndetësore lokale ose kombëtare. Ata gjithashtu duhet të marrin përgjegjësinë për t’i karantinuar në një hotel ose në një tjetër hapësirë të ngjashme të dedikuar personalisht për ta sepse kjo gjë rrezikon të infektojë zinxhir të gjithë stafin e hotelit, duke nisur nga recepsioni deri tek pushuesit e tjerë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë  që nga fillimi pandemisë ka raportuar se rastet e dyshuara me COVID-19 duhet të izolohen dhe monitorohen në këto kushte të veçanta.

Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se rastet e ardhura të konfirmuara me variantin Delta ishin përkatësisht: dy raste nga Britania e Madhe, dy nga Gjermania dhe nga një nga Spanja, Çekia, Maqedonia e Veriut dhe Pakistani, ky i fundit pa shenja klinike.

Qeveria thotë që shpenzimet i mbulon shteti, Shoqata e Hotelerive pohon se nuk ka një protokoll shqiptar ndërsa hotelet tregojnë se nuk janë të informuar se si të veprojnë në një situatë të tillë, e përveç  mungesës së informacionit, dukshëm kanë edhe mungesën e mjekëve për të cilët OBSH-ja thekson në protokoll se duhet të jenë absolutisht të pranishëm në secilin prej tyre. /m.j

Next Post
Me vapën shoferëve “u bie dielli në kokë”, shtohen aksidentet

Shpejtësi deri në 177 km në orë/ Policia arreston 7 shoferë dhe gjobit 2051 drejtues mjetesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’, Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

January 26, 2026
VIDEO/Dhuna e opozitës dhe mosbindja civile, Koçi: PD ka në thelb fytyrën anarkiste të Sali Berishës

“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

January 26, 2026
Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

January 26, 2026

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In