Nga Spartak Ngjela
Koha e tanishme është krijim i profanise politike të Edi Ramës. Por, ja që vjen një çast kur, koha politike do ta sillte për të zgjedhur kryeministrin aktual: ose me Amerikën dhe Bashkimin Europian, ose me Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Deri tani ai, me apo pa dashje, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe Reformës në Drejtësi, ka qënë rob i atyre të dyve, deri aty sa dukej sikur bënte lojë. Kurse tani, i duhet të vendosë për Rerformën në Drejtësi: do të dalë dot Rama dhe Partia Socialiste kundër politikës amerikanë në vendosjen e moralitetit në politikën shqiptare, dhe drejtësinë shoqërore në Shqipëri?
E kanë krejt të pamundur. Prandaj duket se, i vënë midis dy zjarresh, procesit zgjedhor në parti, të cilin e ka frikë se ka pamaturi politike, dhe politikës amerikanë, sigurisht që nuk ka rrugë tjetër: ose nënshtrimin e Metës për të votuar, ose zgjedhje të parakohëshme. Dhe shënjat janë se Rama po bën presion më këtë të dytën.
Kështu, se cilën rrugë do të zgjedhë Rama, kjo varet nga “qëndresa” e Metës. Kurse Sali Berisha vuan për Metën, se nuk ka asnjë shpresë tjetër. Por është naiv, edhe ai, edhe Meta: është e pamundur që të mos ndëshkohen nga politika e moralitetit. Politika amerikane nuk i pranon, jo sepse nuk kanë vota, por sepse nuk lejojnë vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Dhe janë të humbur: Berisha e ka provuar nje hërë; kurse Meta është i detyruar ta kuptojë: të dy bashkë, nuk bëjne dot asgjë. Por këtu ka dhe një element tjetër që duhet të merret në Kosideratë: si do të veprojnë forcat perëndimorë në Partinë Demokratike dhe në Parlament? Unë mendoj se edhe këta do të bashkohen me votimin, nëse do të radhiten me poltikën amerikane dhe jo me politikën e krimit, ku kërkon që t’i detyrojë Berisha. Dhe mendoj se, do të jenë pikërisht këta, që do ta sjellin Reformën në parametrat normalë për historinë morale të Shqipërisë. Madje, brenda tyre, ata që janë kundër Bashës, fitojnë kredon për rrëzimin e tij, sepse do të kenë përkrahjen e politikës amerikane.
Historia e Shqipërisë kështu ka shkuar:
të korruptuarit, pasi kanë vjedhur, janë ndëshkuar; dhe, diktatura, pasi bëri gjëmën në Shqipëri, u rrëzua. Zogun e rrëzoi ai që i kishte dhënë paratë: Musolini; kursë diktaturën Hoxha e rrëzoi Regani dhe Gorbacovi. Por rrëzimi i sotëm i abuzimit shtetëror në Shqipëri, është më i favorshmi dhë më i moralshmi në historinë tonë: vendosja e derejtësisë perëndimore, dhe hapja e rrugës drejt Bashkimit Europian, janë historia jonë e re. Ky është ristartimi historik europian i popullit shqiptar
Duket se po merr fund për shqiptarët një përiudhë 500 vjeçare abuzimi dhe tërrori kundër tyre. Dhe do të vijë. Por, a është në gjendje kryeministri aktual që ta drejtojë këtë beteje?
Zgjedhjet e reja janë i vetmi interes për vendin dhe për Ramën, nësë në Parlament nuk do të sigurohen votat nga të gjithë properëndimorët deputetë. Nëse nuk di ta bëjë; të hapet politikisht, se, në të kundër, Rama do të shkojë “pajë” me Berishën dhe me Metën në humnerën e tyre. Po shenjat janë se Rama është i vendosur për Reformën në Drejtësi, më çdo çmim. Le të presim… është çeshtje ditësh