10.Makinat do të zëvendësojnë njerëzit
Në fillim të viteve 1800, punëtorët anglezë të njohur si Luditë, i shkatërruan makineritë që përpunonin pambukun dhe leshin, pasi ato ishin bërë shkaku i largimit të tyre nga puna. Që nga revolucioni industrial, automatizimi ka vazhduar në mënyrë të pandeprerë, duke zëvendësuar njerëzit.
Mbrojtësit e procesit, thonë se po krijohen vende të reja pune për të zëvendësuar të vjetrat. Dr. Karl Benedikt Frej, bashkëdrejtues i programit Oxford Martin mbi teknologjinë dhe punësimin në universitetin e Oksfordit, pranon se automatizimi zhduk vendet e punës që kanë ka pak aftësi.
Por ai gjithashtu argumenton, se teknologjia ka rritur gamën e detyrave që mund të kryejnë punëtorët e kualifikuar.
9.Robotët
Nëse teknologjia zëvendëson njerëzit, ka shumë të ngjarë që kjo të jetë në formën e robotëve. Fjala “robot” vjen nga fjala çeke “robota”, që do të thotë ‘skllavëri”. Ky term u krijua për dramën e shkrimtarit Karel Capek në vitin 1920 “Robotët Universalë Rosum”. Në atë dramë, një forcë punëtore e sofistikuar robotësh, rebelohet për të shkatërruar njerëzimin. Analistët parashikojnë se tregu global i robotëve, do të vlejë mbi 100 miliardë dollarë deri në vitin 2025.
Kjo do të thotë që makineritë autonome – në shtëpitë, dyqanet, në rrugët tona dhe në qiell – mund të jenë kudo.
Megjithatë, avokati Nik Roxhers thekson se teknologjia robotike, është zhvilluar përpara caktimit të çdo lloj rregulloreje. Aftësitë potenciale të robotëve, janë aktualisht të pafundme. Analisti i kërkimit të teknologjisë, Xhek Karsten dhe politologu Darell Uest, paralajmërojnë se “do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme që politikëbërësit të marrin një rol aktiv në sigurimin që robotët … të evoluojnë në një mënyrë që është vetëm e dobishme për njerëzimin”.
8.Terrorizmi kibernetik
Fjalori i Oksfordit, e përcakton terrorizmin kibernetik si “përdorimin e paligjshëm dhe shpesh të motivuar politikisht rë kompjuterave ose teknologjisë së informacionit për të shkaktuar përçarje, frikë ose humbje financiare”. Ros Rustiçi, drejtor në kompaninë e sigurisë kibernetike “Cybereason”, thotë se lufta kibernetike është një kërcënim real, pasi interneti dhe mbështetja në sistemet e lidhura me të, është bërë “thjesht realiteti i ri”.
Tashmë, hakerat rusë janë akuzuar për sulme ndaj shërbimeve publike në Ukrainë në vitin 2015 dhe SHBA më 2017-ën. Sulme të tilla, të koordinuara në infrastrukturën e një kombi, mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike, ose përmbytje duke ndryshuar funksionin e pompave të ujërave të zeza. Ekspertët parashikojnë se terrorizmi kibernetik, do të bëhet një mënyrë e re standarde e të zhvilluarit një luftë.
7.Mbikqyrja
Njerëzit kapen në kamerat CCTV deri në 100 herë në ditë. Është një masë sigurie që e tolerojnë të gjithë – ose të paktën duket se e tolerojnë, pasi është e vështirë të thuhet, që qytetarët e zakonshëm janë të vetëdijshëm për venndodhjen e miliona kamerave CCTV. Për më tepër, softueri i njohjes së fytyrës, është tani kaq shumë i sofistikuar, saqë mund të krahasojë fotot e kartës së identitetit me imazhet e kapura në kamerat CCTV.
Për më tepër, disa satelitë në hapësirë mund të ofrojnë imazhe të definicionit të lartë të shtëpisë, kopshtit tuaj … dhe fatmirësisht jo të brendisë së dhomës apo makinës tuaj. Në vend të kësaj, mikrofona dhe kamera të vendosura në një kompjuter, tableta dhe telefona celularë, mund të përdoren për të monitoruar aktivitetet intime të përditshme.
6.Armët e shkatërrimit në masë (WSD)
Njerëzimi ka jetuar nën hijen e WMD-ve, që kur ky term u krijua në vitin 1937. Asokohe, fraza përshkruante sulmet masive të avionëve bombardues. Dhe u përdor shumë shpejt, për të përshkruar fuqinë e jashtëzakonshme të bombës atomike, e cila në atë kohë dukej e patejkalueshme në potencialin e vet shkatërrues.
Që nga ajo kohë, është ndërtuar një bombë me pothuajse 4 mijë herë fuqinë e bombave të para atomike. Tani ka mijëra armë bërthamore në mbarë botën, të mjaftueshme për të shkatërruar të gjitha qytetet kryesore të planetit. Një dimër bërthamor do të zhyste Tokën në errësirë, dhe do të shkaktonte një uri masive, teksa të mbjelllat do të shkatërroheshin, Shkencëtarët parashikojnë se edhe një luftë bërthamore në shkallë të vogël, do të vriste të paktën 1 miliardë njerëz. Në shkallë të plotë, një luftë bërthamore do të zhdukte gjithë racën njerëzore.
5.Fundi i dijes
Smartfonët, programet automatike të korrigjimit, navigimi me GPS…A janë njerëzit duke u mbështetur tek teknologjia? Studimet tregojnë se kujtesa afatgjatë e gjeneratave të reja, po bëhet më e vogël, falë varësisë së tyre nga motorët e internetit, telefonat elektronikë dhe lajmërimet kalendarike etj. Një ditë, të gjitha të dhënat mund të bëhen dixhitale.
Asnjë regjistër i shkruar, asnjë libër, vetëm informacion i ruajtur në kodin binar. Ky lloj magazinimi elektronik, është i rrezikuar të hakerohet apo fshihet aksidentalisht. Nëse ndodh një katastrofë – qoftë përmes terrorizmit kibernetik, parashikohet që ne do të hyjmë në një Epokë të re të Errët të kaosit, injorancës dhe nëse shoqëria do të përkeqësohej, ndoshta edhe një epokë të dëshpëruar të mbijetesës.
4.Inxhinieria gjenetike
Në vitin 2016, Autoriteti i Fertilizimit të Njeriut dhe Embriologjisë në Mbretërinë e Bashkuar (HFEA), aprovoi përdorimin eksperimental të procesit të redaktimit të ADN-së, për të aktivizuar dhe ç’aktivizuar gjenet në një vezë të sapo-fekonduar. Me anët të saj, ne mund të korrigjojmë defektet gjenetike, apo ç’aktivizojmë gjenet që shkaktojnë sëmundje si anemia, HIV apo tumore të caktuara.
Megjithatë, askush nuk e ka zgjidhur dilemën etike të nëse duhet apo jo ta bëjmë këtë. Në Kinë po mbahen sot gjyqe për këtë çështje, ndërsa edhe në vendet e tjera ka shumë polemika. Kjo është për shkak se manipulimi i gjenomit njerëzor, mund të ketë implikime të tmerrshme për çdo person apo qeveri, që dëshiron të krijojë super-ushtarë apo të angazhohet në një program eugjenik.
3.Efektet e padëshiruara anësore
Në vitin 1979, Robert Uilliams, një ndërtues i makinave Ford në Miçigan, u rregjistrua si personi i pare, që u vra nga një robot industrial. Këtë vit, Elen Herzberg u bë personi i parë i regjistruar që u vra nga një veturë që vete-drejtohet, “Vivek”. Shpesh paralajmërohet se “çdo teknologji, e ka një anë të errët”. Nëse do të arrihet që nanobotët të vetë-riprodhohen, ato do të shtohen aq shumë, duke gllabëruar lëndët e para, dhe përfundimisht do të gllabërojnë gjithë botën brenda një dite apo më shumë.
2.Inteligjenca Artificiale
Fizikanti Stefën Houking, paralajmëroi se inteligjenca artificiale “mund të parathotë fundin e racës njerëzore”. Dhe ai nuk ishte i vetmi që e mendon këtë. Bill Gejts, Tim Berners-Li, Stiv Vozniak dhe Elon Mask, i frikësohen gjithashtu inteligjencës artificiale. Edhe pse zhvillimi i plotë i Inteligjencës Artificiale, ka qenë shumë më i ngadaltë sesa pritej, ekspertët tanimë
bien dakord se ajo do të arijë atë njerëzore në vitin 2047.
1.Abuzuesit e të dhënave
Në epokën dixhitale, shkeljet me të dhënat private ndodhin çdo ditë, tek individët ose komunitetet. Korporatat e mëdha mbajnë informacione për kaq shumë njerëz, saqë hakerat mund dhe kanë kryer shkeljet realisht të mëdha me të dhënat. Në vitin 2013, ata vodhën të dhënat e 3 miliardë klientëve të Yahoo. Në mbarë botën, qeveritë vlerësojnë se individët privatë humbasin miliarda dollarë çdo vit, si pasojë e abuzimit me të dhënat e tyre private.
Burimi: AllTimeCons-Bota.al
a.ç