• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të kandidojë Lulzim Basha për kryetar PD-je?!

by Namir Lapardhaja
08/06/2023 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Namir Lapardhaja

Ka një debat të madh sot në radhët e Grupit Parlamentar në duhet apo nuk duhet të kandidojë Lulzim Basha për të marrë drejtimin e PD-së. Nga pjesa që e kundërshton nuk kam dëgjuar të artikolojnë ndonjë argument të qenësishëm përveçse asaj të nevojës për bashkim. Bashkim, por me kë?! Që të ketë bashkim duhet të ketë vullnet të dyanshëm! Që të ketë bashkim duhet të ketë reflektim të dyanshëm! Që të ketë bashkim duhet të ketë tërheqje pas të dyanshme!

Prej një vit e gjysmë, nga ana e vet, Basha e ofroi një gjë të tillë. Cila ishte përgjigjja?! A pati reflektim?! A kishte deputetë (apo ka edhe sot pas humbjes së 14 majit, ku situata është e qartë si drita e diellit) që t’ia thoshin në sy dhe t’ia kërkonin hapur zotit Berisha një gjë të tillë?!

Pyetja është retorike, sepse përgjigjja është e qartë. As kishte, as ka, as do të ketë! Sepse askush në radhët e tyre nuk përfaqëson një alternativë apo qasje vetjake politike, që të bëjë dallimin, të rezonojë dhe të krijojë një rrugë, përtej Berishës dhe Bashës. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie.

Por le t’i kthehemi çështjes së deputetëve të PD-së, të cilët kërkojnë me çdo çmim moslejimin e ish-shefit të tyre për t’u kthyer në krye të partisë. Që të merremi vesh, është e drejtë e çdokujt të ketë një mendim ndryshe, të mos jetë dakort me rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike apo të ketë rezerva për kandidaturën e Bashës. Një prej atyre që ka dyshimet e veta është edhe autori i këtyre radhëve. Por nuk mund të fshihemi si struci dhe, në vend të hënës, të tregojmë gishtin.

Sepse janë pikërisht këta deputetë dhe të tjerë brenda Grupit Parlamentar të PD-së investitorët dhe kontribuesit më të mëdhenj të rikthimit të Lulzim Bashës.

Me veprimet apo mosveprimet e tyre përgjatë një viti e gjysmë ata praktikisht ia kanë lënë dhe po vijojnë t’ia lënë rrugën e lirë Lulzim Bashës.

Janë këta deputetë, që, përkundrejt vëshitrësive të mëdha dhe sulmeve të paprecedent nga ana e “Foltores” dhe zotit Berisha, që për një kohë të gjatë nuk kanë treguar asnjë lidership, nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë, nuk kanë paraqitur asnjë platformë, ide politike, mendim apo nevojë për diskutim, se si mund të ringrihet PD-ja përtej Bashës. Edhe ideja apo ftesa e tyre e hapur për të pasur kandidatë të përbashkët me “Foltoren” në zgjedhjet e 14 majit, u hodhë në koshin e plehrave, duke iu treguar forca e votës dhe dhëmbët e arrogancës.

Jo vetëm kaq, por, pas kësaj, një pjesë e tyre nuk patën as guximin që të mbështesnin kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, duke u rreshtuar në anën e kandidatëve të Berishës dhe Metës, nën logon e këtij të fundit, meqenëse “partia” e zotit Berisha i ngjan një ngrehine pa çati. Bënë mirë apo bënë keq, është çështja e tyre, por ky është fakt dhe sigurisht edhe përgjegjësi. Por, mbi të gjitha, argument i fortë se “bashkimi” nuk mjaftonka për të qenë fitues.

Bashën nuk po e kthejnë mbështetësit e tij, por paaftësia e një pjese të konsiderueshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike  (përfshi edhe dështimin e paralajmëruar të zotit Berisha dhe njerëzve rrotull tij), të cilët, në vend që të luftonin, vegjetuan; në vend që të ndërtonin alternativë, zgjodhën të fshihen; në vend që të bëheshin bashkë për një platformë të qartë se si mund të ngrihej PD-ja, zgjodhën rrugën më të lehtë, atë të bërjes një sy qorr dhe një vesh shurdhë, duke e pasur një vesh gjatë ditës tek Ambasada Amerikane dhe një sy gjatë natës tek oborri i ofertave mikluese të zotit Berisha.

Ndaj Basha nuk mund të ndalohet të kandidojë. Me të duhet përballur. Idetë e tij duhen diskutuar dhe duhen hedhur poshtë. Oferta e tij duhet tejkaluar me një ofertë tjetër edhe më të mirë, edhe më të besueshme, dhe qasja e tij për të mosbashkëpunuar me “Non Gratën” ose duhet mbështetur dhe thelluar, ose të kundërshtohet dhe të thuhet se ne e duam drejtimin e PD-së për të bashkëpunuar me zotin Berisha, pavarësisht dizenjimit të tij nga SHBA-të.

Mos u merrni me diskutimet se si të bllokoni kandidimin e Lulzim Bashës, por përballuni me të. Pse jo, edhe fitoni!

Next Post
SPAK lëshoi urdhër arrestin, Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 3 gra zyrtare ‘arrest shtëpie’!

Më shumë se 5 orë seancë, GJKKO merr vendimin: Vangjush Dako lihet në burg. Masat për zyrtarët e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In