• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet fshirë Facebook? Flet eksperti që ka analizuar ‘lëvizjet’ e Zuckerberg prej më shumë se një dekade

by A R
08/01/2024 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa shumë dimë për Mark Zuckerberg?

Njeriu që krijoi Facebook-un. Një nga më të pasurit në botë. 39 vjeç, babai i tre fëmijëve. Po a është ai njeriu që solli diçka të mirë për njerëzimin?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur eksperti Michael Zimmer i cili ka ndjekur me përpikmëri çdo dalje publike të Zuckerberg apo çdo detaj lidhur me të, për më shumë se një dekadë. Nga 2004-a e deri më sot, ai thotë se ka mbi 1500 transkriptime që përmbajnë postime Facebook-u, intervista në media, qindra video të daljeve publike të Zuckerberg.

Sipas ekspertit, gjuha e Zuckerberg duhet parë me shumë vëmendje.

“Shqetësimet rreth privatësisë së të dhënave në Facebook janë shumë të rëndësishme”, tha ai për mediat e huaja. “Nuk them që njerëzit duhet të fshijnë llogaritë e tyre, sepse kjo platformë ka edhe benefite, por duhet kuptuar se sa ekspozohet çdo përmbajtje aty. Ekziston rreziku që një ditë çdo përmbajtje e ruajtur të dalë sheshit.”

Ai shton se së fundmi Zuckerbeg ka filluar të ndajë postime për familjen, por është interesant fakti se ai rrallë nxjerr fytyrat e fëmijëve të tij. “Ai nuk do që fëmijët e tij të jenë në mediat sociale për çështje privatësie, për sigurinë e tyre. Por sigurisht platforma që ai ka ndërtuar skanon fotot tona dhe fytyrat.”

20 vite pas krijimit, Facebook po pasohet me një zinxhir shqetësimesh. Por Zuckerberg nuk u ndal me kaq, Instagram, WhatsApp janë po ashtu prodhim i tij. Thuhet se ai është trajtuar gjithnjë si “princ i familjes”, ndërkohë që i famshëm u bë pas mbarimit të universitetit të Harvardit.

Ai krijohi asokohe FaceMash, një Website që merrej me fotot. Më pas ai u zhvendos në Kaliforni atje ku u mor me krijimin e Facebook, me kohë të plotë. Kjo platformë pësoi një rritje të frikshme me biliona përdorues. Ishte e qartë se ky rrjet social gjigant do e ndryshonte botën përgjithnjë, por për mirë apo për keq?!

Në 2010-ën u pa se vende si Siria, Tunizia apo Egjipti e zgjidhën problemin e mediave të kontrollluara, duke krijuar llogaritë personale, aty ku mund të shkruanin çdo gjë. Facebook-u u kthye në një mjet të fuqishëm politik dhe çdo lider i botës është i vetëdijshëm për këtë.

Megjithatë , “Perandoria e Zuckerberg” nuk është kaq pozitive sa duket, për demokracinë. Diçka që vlen të theksohet ka të bëjë me 10 prillin 2018, atë ditë kur Zuckerberg u shfaq në Kongresin Amerikan me një veshje krejt ndryshe nga ç’ishte parë zakonisht. Dukej sikur atë e kishin detyruar të ishte i pranishëm. Eksperti thotë se prej asaj dite, ai është transformuar dhe qëllimet e tij nuk kanë lidhje me ato të fillimit.

/a.r

Next Post
Eksportet/ Roskoveci nis çdo ditë nga 100 tonë prodhime sere jashtë vendit

“Janë tejkaluar 5.8 mln ton mallra në vit”, drejtori i Portit të Durrësit: 33% rritje te sektori i kontenierëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In