• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A doni t’ju flas për një shqiptar të vërtetë?

by Ardit Rada
23/12/2020 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrea Danglli

A doni t’ju flas për një shqiptar të vërtetë? Ai është një ndër ata personazhet që jemi mësuar shpesh t’i hasim nëpër librat e historisë ku si pakuptuar, kemi fërkuar sytë nga skepticizmi nëse kanë ekzistuar vërtet ose jo në këtë vend çudirash që jo pak herë na mbush me zhgënjim.

Ndryshe nga ata, personazhi për të cilin dua t’ju flas është i gjallë mes nesh si një dëshmi brezash, duke na vërtetuar çdo ditë se Shqipërisë s’i kanë munguar kurrë burrat fisnikë të cilët sikurse kanë ditur të shtrëngojnë shpatën dhe pushkën kur ka qenë nevoja, ashtu edhe kanë përqafuar letrat për të shpërndarë dritën e dijes kur është lipsur.

Ai nuk është si gjithë heronjtë e tjerë që ty të duhen vite për t’i parë së afërmi apo me imazhin e të cilëve mund të jetosh pa pasur mundësinë t’i takosh kurrë. Është më e thjeshtë se kaq. Nëse do, këtë personazh mund ta hasësh shpesh dhe qysh në bisedën e parë mund të dallosh se si një njeri krejt i zakonshëm ka zgjedhur të bëjë diçka që për kohën e sotme është e jashtëzakonshme.

Pa zbardhur mirë drita e mëngjesit, diku rreth orës 05:00 atë mund ta gjesh duke ecur në këmbë buzë rrugës nacionale nga fshati Rrushbull i Durrësit drejt urës së Shkozetit. Si çdo superhero, edhe ai ka veshjen e tij dhe arrin ta dallosh nga kravata e shkurtër, kostumi i zi  që e vesh prej vitesh dhe çanta e madhe me libra e shënime që i peshon në dorë. Pak e çuditshme për pamjen e një superheroi sikurse jemi mësuar të fantazojmë, edhe pse janë veprat apo që përbëjnë diferencën!

Më pas, e sheh duke pritur në këmbë mbi trotuar një furgon të linjës së Korçës, i cili hera-herës nga tejmbushja e le të qëndrojë në këmbë deri në Librazhd, prej nga ku zbret për të ecur drejt autobusit të arsimtarëve. (Këtu kam mundur ta njoh edhe unë krejt rastësisht para 7 vitesh kur më duhej të përshkoja atë rrugë.)

Në orën 7:30 ai është rehatuar në njërën prej sedileve të atij mikrobusi të lodhur i cili për mbi 1 orë gjarpëron përmes rrugës mesjetare që lidh fshatin e largët Orenjë me qytetin.

Përgjatë këtij aksi, është e sigurt që mund ta takosh në pesë ditët e javës, si edhe në shkollën e fshatit ku ai jep mësimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe për vogëlushët e zonës.  Aty gjen motivin, forcën dhe kurajon për gjithë sakrificën që bën për më shumë se 3 dekada. Aty ligjëron mësimet e gjuhës shqipe, flet mbi rregullat leksikore, si dhe reciton aq bukur thuajse të gjithë kolosët e letrave shqipe të cilët i çmon aq shumë. E do Naimin, dashuron Agollin, vlerëson Kadarenë dhe natyrisht shkrihet i tëri me Migjenin i cili gjithashtu ka qenë një dritëshpërndarës që bënte shumë kilometra rrugë për të shkuar te nxënësit e tij. Por nëse kjo është ende Shqipëria e mjeruar e Migjenit të 100 viteve më parë, atëherë çfarë po bëjmë ne për të dalë nga kjo situatë?

Ndërkohë, po të njëjtin intenerar burri i urtë ndjek edhe në kthim pas mësimit duke shpenzuar rreth 8 orë udhëtimi çdo ditë vetëm për të mos braktisur punën e tij që i është shndërruar në një mision të përditshëm.

Brezat i lenë vendin njëri-tjetrit, ikin dhe vijnë, vijnë dhe ikin, por i vetmi që s’ka lëvizur është ai burrë fjalëpak si një nga asetet më të çmuara të atij fshati që ardhjen e mësuesit në fshat e ka po aq të rëndësishme sa ardhjen e ujit apo energjisë elektrike.

Personazh për të cilin po flas quhet Elez Skënderi. Ai është një profesor i nderuar që më shumë se sa gjuhën e letërsinë, na mëson në veçanti se çfarë është integriteti profesional, sakrifica njerëzore dhe morali shoqëror.

Elez Skënderi

Atij nuk i pëlqen ta thërrasin hero, as ta mëshirojnë, as t’i vendosin ndonjë epitet vlerësues dhe as t’i thurin lavde emocionale pas penës apo kamerës për punën e tij. Deri diku, mirë bën me këtë refuzim pasi narratori më i mirë për heronjtë është vetë djersa e punës së tyre, megjithëse kjo s’do të thotë kurrsesi që ne duhet të zhdukim prozhektorët, fikim mikrofonët dhe ngrijmë lapsin para tyre.

Solla shembullin e tij pasi jam i bindur se Elezi ka edhe plot kolegë të tjerë sakrificash në gjithë territorin e republikës, të cilët kontribuojnë në heshtje për të nesërmen e vendit me besimin se me hir apo pahir ajo duhet të jetë shumë herë më e mirë.

Madje edhe ata që nuk duken si ai e kanë një hero të fshehur brenda vetes, i cili mund të zgjohet përmes politikave motivuese që duhet të ndërmerren sa më shpejt e me doemos, pasi investimi për dijen nuk është një grumbull pllakash betoni, por pasqyra e gjeneratës së re që do të drejtojë këtë vend.

E pikërisht mungesa e këtij investimi është problemi: qasja ndaj tyre vijon të jetë e dobët, pavarësisht ndonjë makijazhi të lehtë hera herës për të mbuluar dhe fshehur dramën e tyre.

Si të mos mjaftonin hallet që kishin, situata e pandemisë na dëshmoi edhe njëherë se çfarë janë të aftë të bëjnë dritëpërcjellësit tanë të vërtetë në emër të fëmijëve.

Pikërisht këta që shpeshmi harrojmë t’u japim hakun apo t’i trajtojmë si katalizatorët e diturisë shoqërore janë ata që kanë luftuar profesionalisht në këto kohë të vështira, duke qenë edhe ata në një ndër vijat e para të rrezikut.

Paçka se pakkush e përmend shërbimin e tyre në këto kohë të vështira, edhe ata janë personazhe të këtij viti megjithëse mund të shihni politikanë, biznesmenë, hajdutë e maskarenj që lakohen e vendosen në panteone televizive si kontributorë që as vetë se dinë se ç’kanë bërë për shoqërinë.

Gjithsesi, këtyre heronjve të padukshëm të përditshmërisë nuk u intereson të lakohen apo faktorizohen, por u mjafton thjesht që puna e tyre të respektohet e ata të mos konsiderohen si të ishin disa armë luftarake që i keqpërdorim deri në limitet e fundit dhe pastaj i hedhim në rrugë sikur të mos kenë ekzistuar kurrë.

Mbase nëse do të isha një ministër Arsimi do t’i lutesha deri në përgjërim Elezit apo heronjve si ai që të vinin të punonin bashkë me mua për ta parë në sytë e tyre atë që e kam të vështirë ta shoh nga dritarja e institucionit.

Nëse nuk do pranonin ta ndërronin misionin e tyre të përditshëm, atëherë do të këmbëngulja që së paku t’i huazoja këpucët e tyre të rrjepura rrugëve për t’i vendosur mbi tryezën time të punës në mënyrë që t’i shihja çdo ditë para çdo vendimmarrjeje e firme të hedhur.

Besoj se kjo do të ma bënte shumë më të lehtë të ndieja peshën e tyre të lodhjes, sakrificës, durimit dhe shpesh kokëçarjes që bërrylat e politikës nuk ia kursejnë as dijes.

Ky mund t’ju duket një hiperbolizim i tepruar, por jam shpresëplotë se ato këpucë mbartin një lloj magjie në vetvete për të zgjuar më lehtë “Elezin” brenda vetes, i cili do të na ndihmojë për të mos harruar kurrë se sa vlerë ka në fund të ditës që të zgjedhësh të jesh një shqiptar i mirë.

Next Post
Formimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasadori gjerman dhe Sorenca: U përmbush një kusht qendror për integrimin

Formimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasadori gjerman dhe Sorenca: U përmbush një kusht qendror për integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In