• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A doni ta shkrijmë fare avokatinë se mbase bini rehat ju të Republikës së Prokurorëve?!

by Ylli Manjani
19/10/2025 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Prokurori dhe gjyqtarja e Elbasanit kaq kanë patur mundësinë të bëjnë kundër avokatit Uljan Barjami.

Nga audio që dëgjova, në sallën e gjyqit i kërcënuari i vetëm aty ka qenë avokati Barjami.
E kërcënoi gjykatësja me përjashtim nga salla e gjyqit. E kërcënoi dhe prokurori, i cili u kap në flagrancë me provën e vet që sprovonte asgjë, nga avokati.

U bëre ti të na kapësh ne gafil…. “Ti duhesh arrestuar”- shkumëzon prokurori në sallën e gjyqit, ku gjykatësja shkumëzon për vete!!!!

Avokati ka thënë vetëm këto fjalë “për prokurorin do bëj kallëzim për ndjekje penale”.
Kjo deklaratë e avokatit është konsideruar “kanosje e gjyqtarit dhe prokurorit”. Vetëm për këtë dhe, në një proçes totalisht të montuar keq dhe shumë keq nga Policia Gjyqsore e Elbasanit, arreston avokatin.  Kaq kanë patur mundësi të bëjnë, edhe atë në abuzim të hapur me detyrën.
Nuk duhet të kenë patur armë prokurori dhe gjykatësja se do e kishin qëlluar, me atë gjuhë mllefi që kanë patur.
****
Tani, a doni ta shkrijmë fare avokatinë se mbase bini rehat ju të Republikës së Prokurorëve?!
Shkrijeni më mirë avokatinë dhe këndoni vetë të pashqetësuar në sallat e gjyqeve ku montoni poshtërsira antinjeri!

Dua të them se prokurorë dhe gjykatës të tillë ka në sistem dhe e mira e do që sistemi ti pastrojë sa më parë. Ti pastrojë që të pastrojë veten nga arrogantë e të paaftë që marrin në qafë njerëz cdo ditë.

Avokatit ata ti hanë atë që s’thuhet, sepse janë ata që janë në abuzim me detyrën. Çdo sekond të lirisë së tij të rrëmbyer në mënnurë banditeske, do të duhet ta paguajnë ata që kanë firmën në këtë pisllëk! Po po, do të duhet ta paguani dhe shtrenjtë biles.
Ju duket kanosje kjo?!
Duhet ta paguani që tu duket prifti kapterr, jo kanosje.
Mjeranë!
Avokati ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer me shumë durim, vemendje dhe profesionalizëm.
E përsëris: klienti i tij nuk ishte askund në nideon-provë që kishte sjellë prokurori për të vërtetuar dyshimin e tij. Ndodh rëndom kjo gjë, për fat të keq.
Nuk ua ka fajin avokati se jeni byla në sallën e gjyqit, o prokurorë!!! Nuk e përjashtoni dot Avokatin nga salla e gjyqit në kryerje të detyrës së tij, o gjykatës!!!
Bahhh!
Dhoma e Avokatisë duhet të propozojë masa të menjëhershme, drastike reagimi. Duhet reagim deri sa kjo poshtërsi të ndalojë dhe të vendoset normaliteti në sallën e gjyqit, ku prokurori është vetëm pala tjetër.
Kështu nuk punohet! 

Next Post
“Mundohuni të ruani distancat nga personat negativ”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës..., parashikimi i horoskopit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In