• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të zgjasë bashkimi në diversitet i ‘’Rithemelimit’’?

by Ervis Iljazaj
28/03/2024 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Është e qartë se një forcë politike karakterizohet nga parime, vlera dhe qëndrime të njëjta për sa u përket çështjeve kryesore që shqetësojnë një shoqëri të caktuar. Partitë politike kanë lindur pikërisht për të grumbulluar brenda tyre njerëz me vizione të njëjta. Kështu është në fakt dhe përkufizimi i tyre në manualet e shkencave politike. Sigurisht, brenda një force politike ka nuanca të ndryshme dhe kjo gjë i bën mirë demokracisë së brendshme. Por kur bëhet fjalë për qëndrime thelbësore këtu ndryshon puna.

Rithemelimi u bashkua me disa deputetë duke e quajtur bashkim në diversitet. Diversitet për sa i përket qëndrimeve ndaj SPAK, apo ndaj aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, sidomos ShBA-ve. Ku një pjesë brenda rithemelimit e konsiderojnë SPAK si ‘organizatë kriminale’ e një pjesë tjetër ka besim te ky organ. Një pjesë sulmon çdo ditë institucionet e ShBA dhe një pjesë e konsideron aleancën me të si të padiskutueshme.

E këto janë qëndrime që formësojnë identitetin e një force politike për kontekstin aktual shqiptar.  Ndërsa ky diversitet i çuditshëm që bashkëjeton brenda rithemelimit është ndoshta unikal në historinë e partive politike. Ka vetëm një shpjegim. Interesat politikë që kanë për momentin palët, që janë aty brenda. Nga bashkimi gjithkush bëri interesat e veta. Si të thuash, është një bashkim nga halli që herët apo vonë do të fillojë të kriset, sepse nuk ka logjikë politike që i mban gjatë interesat e ndryshme.

Madje që tani ky diversitet ka filluar të jetë problematik për këtë bashkëjetesë të çuditshme. Një palë mendon se me komisionet hetimore ka fituar opozita. Në fakt, me ligjin e ri për komisionet hetimore nuk ka më hetim, por thjesht debate politike. Por ky është një diskutim tjetër.

Ndërsa pala tjetër shikon e çuditur që edhe pse ka një marrëveshje që konsiderohet fitore, lideri i tyre është ende në arrest shtëpie dhe mban fjalime nga ballkoni. Me të drejtë janë të çuditur, pasi për ta, për ndjekësit e Berishës, është e pamendueshme që të thërrasësh fitore kur lideri i opozitës qëndron ende në arrest me urdhër të Edi Ramës, sipas tyre.

Zërat e parë që po kritikojnë ‘’normalitetin’’ e rithemelimit kanë filluar. Ka disa zëra të rëndësishëm pranë Berishës që kërkojnë që kushti i vetëm i aksionit opozitar të jetë lirimi i liderit të opozitës.  Ndërsa të gjitha fitoret e tjerat të Gazment Bardhit nuk kanë kuptim. Në fakt ndjekësit e Berishës ende se kuptojnë që është vetë Berisha ai që e ka pranuar këtë marrëveshje edhe pse vazhdon të qëndrojë në arrest, sepse pozita ku ai gjendet nuk e lejon të ketë shumë hapësira veprimi. Por në të njëjtën kohë lejon dhe kritikat e kësaj marrëveshje. Sepse këto kritika i duhen për të quajtur tradhtar autorët e marrëveshjes kur të jetë momenti. Por jo tani!

Tani, të gjithë kanë fituar nga pak. Gazment Bardhi ka fituar protagonizmin e tij, afrimin e tij me ndërkombëtarët në Shqipëri. Sali Berisha ka fituar uljen në tryezat e politikës së brendshme nëpërmjet Bardhit, ndërsa Edi Rama qetësinë politike në sytë e ndërkombëtarëve. Çështja është se çfarë kanë fituar opozitarët në kuadër së pritshmërisë së tyre për të ardhur në pushtet?!

E megjithatë ky bashkim në diveristet brenda rithemelimit herët apo vonë do të shpërthejë. Diversiteti mund të qëndrojë për një kohë të caktuar dhe jo përgjithmonë sepse është i panatyrshëm në politikë. Ose do të jenë të gjithë njësoj dhe do të homogjenizohen duke shkuar të gjithë poshtë ballkonit të Berishës duke mallkuar SPAKUN dhe sulmuar ShBA-n, ose anasjelltas, do të braktisin të gjithë ballkonin dhe do të lavdërojnë ShBA dhe ndërkombëtarët në Shqipëri. Se cila nga rrymat do të fitojë brenda rithemelimit mbetet për tu parë, por e sigurtë është që nuk mund të bashkëjetojnë gjatë brenda të njëjtës forcë politike, çfarëdo të jetë marrëveshja momentale midis tyre.

Next Post
Doganat greke paralajmërojnë një grevë 48-orëshe: Do paralizohet lëvizja e mjeteve në të gjitha pikat kufitare

Doganat greke paralajmërojnë një grevë 48-orëshe: Do paralizohet lëvizja e mjeteve në të gjitha pikat kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In