• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të strehohen afganët përgjithmonë në Shqipëri? Rama: Nëse duan, të qëndrojnë

by
25/08/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në intervistën që dha sot për “CNN” u shpreh se në Afganistan nuk ka shqiptarë që presin që të largohen, ndërsa shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të pritur afganët.

Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi një pjesë të vendeve të NATO-s, që nuk po shkojnë në këtë drejtim, pra pranimit të afganëve.

“Jo nuk ka shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne, si NATO, që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë, ndërkohë që rrezikojnë të vdesin, është çështje jeta a vdekje për ata dhe çështje morale për ne si aleancë e NATO-s.

Shqipëria nuk është nga vendet më të pasura, por ne kemi një kujtesë dhe besojmë se është në nderin e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe të gjitha vendeve të cilat kanë nxitur dhe mbrojtur vlerat për të cilat ne qëndrojmë në të kundërt rrezikon që NATO të zbehet në sytë e botës. Për fat të keq jo cdo kush po shkon në këtë drejtim” tha ai.

Gazetarja Bianna Golodryga e pyeti kryeministrin nëse është gati Shqipëria t’i pranojë në mënyrë të përhershme afganët? Edi Rama u shpreh se nëse afganët duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë në vendin tonë.

“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend, ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë” tha ai.

Por sa afganë do të pranojë Shqipëri? Ndryshe nga intervistat e tjera për mediat spanjolle dhe italiane, sot Edi Rama tha se numri i atyre që do të strehohen do të jetë rreth 4 mijë. “Për momentin po punojmë për listat që po na sjellin, mund të numërojmë 2 mijë të listuar dhe 2 mijë të tjerë që po punojmë për t’u përgatitur për t’i mirëpritur, do të ketë rreth 4 mijë” tha ai.

Shqipëria ka bërë gati kapacitetet për të pritur grupin e afganëve që i frikësohen ardhjes në pushtet të talebanëve. Refugjatët do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë tranzitore ndërsa më pas do të largohen drejt SHBA-së, si destinacion final.

/b.h

Next Post
Si është renditja e shenjave më me fat në horoskopin javor 7-13 qershor 2021

Fryma e romancës! Këto tre shenja të horoskopit do të përjetojnë dashuri magjike në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In