• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta ulë çmimin e biletave heqja e ekskluzivitetit të Rinasit?

by Artan Fuga
05/04/2016 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Së shpejti çdo lagje do të ketë aeroportin e vet ?

Cfare thua Qenan K. ? – e pyeta i habitur

Boingje, airbuse, bombardjerë do të ulen në aeroportin e Momlit, Yzberishit, Domjes, si edhe në Maminas, Sukth dhe Currila – kembenguli ai.

Drejt e nga Panamaja!

Dhe priten te ulen cmimet e biletave te avioneve meqe Rinasin do ta konkurroje aeroporti i Baldushkut – ngriti zerin triumfator.

A thua se do ulet Turkish, Austria, Italia, Adria, Lufthansa, te pistat prej betoni te liqeni artificial i Prokopit…

Vuvuvu konkurrenca…

A thua se i kane avionet si drona qe do t’i ilin neper hatlla avllish.

Se agjencite e medha do t’i ndalojne avionet si mikrobuzat, buze rruges te cdo fshati…

Vjen shqiptari nga Vjena, me banim ne Sarande. Zbret ne Kukes dhe pastaj ben nja tete ore rruge me autobuz deri ne Sarande ku ka shtepine.

Nuk besoj se eshte nje mekanizem i mjaftueshem per te krijuar nje treg konkurrencial, sepse ka asimetri ne potenciale midis aeroporteve dhe shkaku i tregut te kripur te biletave nuk eshte te ekskluziviteti i Rinasit qe eshte e vetmja sipermarrje per publikun qe funksonon me dinjitet per klientin ne Shqiperi.

Ka monopol, por ka edhe duopole, kurse oligopolet te vdesin fare. Ne ne gjithcka jemi treg oligopol, prandaj nuk bejme hajer ne asgje.

Rinasi na beri njerez duke dhene shembullin e nje sipermarrjeje qe eshte e organizuar si duhet.

Po te ishte konkurrenca, atehere perse nuk ndikojne mbi cmimet e biletave per t’i ulur aeroporti i Shkupit, Prishtines. Janines, ja te dera jane !

Dyshoj se heqja e ekskluzivitetit do ta beje aeroportin e Rinasit te falimentoje, ose se paku te uli nivelin e sherbimeve deri ne ate pike qe edhe ai do te “shkoje perseri ne fis”, sepse konkurrenca dihet, con ne perparim kur ka kushte, perndryshe promovon mallin e keq, sherbimin e keq, kunder te mirit.

Nuk luhet me sigurine jetes.

Pa na thoni miq te dashur, a e dini se ne cfare gjendjeje financiare jane aeroporti i Malpenzias, Charles de Gaulle, etj? Pyesni, pyesni…Dhe jane gjigande te rrethuar me aeroporte klasi…

Heqja e ekskluzivitetit te aeroportit te Rinasit dyshoj se do te krijoje nje treg te ri fitimesh per aeroportet e tjera qe do te privatizohen pa transparence dhe barazi konkurrenciale te drejte ne nisje, do ta kioskizoje tregun e sherbimit aeroportual, duke sjelle ose faliment ose degradim me rreziqe ekzistenciale per sherbimin ndaj udhetareve, pra ndaj shqiptareve ne keto kohe te rrezikshme udhetimesh.

Tregu i vogel i udhetareve, do te coptohet aq shume, sa askush nuk do te jete ne gjendje prej tyre te vetefinancohet shendetshem, pra do te hyje ne borxhe pa fund dhe do te detyrohet re uli cilesine e sherbimit nen re dhe mbi re.

Do te behen si kioskat e lagjes, nje per shtate banore, pa treg te mjaftueshem, cka i ben te shesin ushqime te dyshimta jo rralle here.
Ulje cmimesh nga konkurrenca? Atehere perse nuk ulen cmimet e trageteve, aq te kripura, ndonese portet e Durresit, Vlores, Shengjinit, Sarandes, Korfuzit, etj. jane ngjitur me njeri tjetrin…

Presim e do te shohim…

Next Post

Kush ishte historiani Zef Mirdita, që u nda nga jeta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In