• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ndryshojë orari policor? Flet Edi Rama: Nuk duhet të nxitohemi, por…

by A R
02/04/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me fermerët në Moravë. Kreu i qeverisë u pyet nga një prej tyre për zgjatjen e fashës orare që kufizon lëvizjen e qytetarëve.

Rama u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk pyet për kreun e qeverisë dhe as për askënd tjetër në vendimet që merr. Ai theksoi se ka pasur një kërkesë për rritjen e fashës së orare, por nuk duhet nxituar në vendimmarrje sipas tij.

Fermeri: Ndryshimi i orareve fermerët i zë në arë. Ishte mirë ai komisioni të na dëgjojë dhe ta ngrejë pak fashën e darkës?

Edi Rama: Çështja është që ai komiteti nuk pyet për mua dhe për askënd. Fasha orare nuk pengon punën dhe nëse aplikohet dhe ju pengon është aplikim i gabuar dhe duhet ta zgjidhim. Fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rritjen e fashës orare. Nuk duhet të nxitohemi them unë për një arsye. Franca pardje u mbyll pardje nga e para. Unë nuk e di ça do mbyllin më ata. Unë isha në Paris atje nuk kishte asgjë, zero, dyqane të mbyllura. Vetëm ushqimore kishte hapur. Se çfarë do mbyllin më shumë nuk e dinë. Është kjo vala e tretë, është versioni britanik që ishte arsyeja pse na u rritën dhe ne shifrat sepse ka infektueshmëri 30% më shumë. Nuk është vdekjeprurës, por është njësoj si më parës por ka infektueshmëri më të madhe. Atyre po iu bllokohen prapë spitalet. Duhet të jemi më të kujdesshëm që ta rrisim vaksinimin. Në duam të shkojmë në gjysmë milioni të vaksinuar brenda Majti dhe pastaj do ndiejmë një frymëmarrje. Është diçka që e dëgjojmë dhe nga të tjerë. Do e shohim si mund ta aplikojmë në zonën e fshatit. Ca thonë ‘pse ikën virusi ditën, vjen natën’. Problemi i natës lidhet me jetën e natës. Jeta e natës sjell shumë njerëz që bëhen mizë lisi në klubet e natës dhe jeta e natës ka prirjen për t’u relaksuar dhe për të qenë më pak të vëmendshëm. Megjithatë do e shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën. 

/a.r

Next Post
Meta flet pas takimit me Yuri Kim: Bashkë mund t’i përballojmë sfidat! Zoti na bekoftë

Meta i kujton Mujo Ulqinakun ndërkombëtarëve: Ejani na pushtoni, do jemi si Mujo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In