• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ndryshojë në minutën e fundit vendimi opozitës për komisionerët? Schütz: Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet

by Java News
14/04/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në  nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxorri dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, më 30 qershor. Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta anti qeveritare. Në protestën e mbrëmshme, (13.04.2019), të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesvedhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD, Basha tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22.00 se “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Por përtej deklaratave të tilla opozita ka ndërmarrë veprime që lenë të kuptohet, se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë. Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërҫesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve, ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit. A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonale, pas thirrjes publike të KQZ.

Albanien Susanne Schütz Deutsche Botschafterin in Tirana (S. Schütz/P. Cenciarelli)Susanne Schütz

Gjermania mbështet trajnimin e vëzhguesve zgjedhorë

Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike”mospjesëmarjen e opozitës në zgjedhjet  lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në Parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike, (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim,(LSI) që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit.

Skenari i deritanishëm i bojkotit  të zgjedhjeve nga dy partitë opozitare, PD dhe LSI është kundërshtuar nga SHBA dhe BE. Pas thirrjes së Zv. Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, „sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, të premten, (12.04.2019) , gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: „U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”.

Ambasadorja Schütz theksoi se “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/ zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor.” Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces proce vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ambasadorja Schütz thekoi se mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me „me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare”./DW

g.kosovari

Next Post
Gjendet i vdekur një person në rrugën e spitalit në Fier

Gjendet i vdekur një person në rrugën e spitalit në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In